Universitetet kurse falas për gjithë të rinjtë

Postuar: 11/01/2018 - 12:12

Të gjithë universitetet publike të vendit do të hapin dyert për të rinjtë, duke iu ofruar kurse falas të gjuhës angleze.

Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.

“Ky 6-mujor do të jetë 6-mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, tha Nikolla.

Ajo shtoi se tregu i punës po ndryshon shumë shpejt dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut të Kukësit një tarifë preferenciale për qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe për këtë zyrtarish

Alfred Gjeta është një i ri, i cili prej 15 vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ndërsa familja e tij është shpërngulur në lagjen 17 në zon

Një 54-vjeçar nga Kavaja ka denoncuar në emisionin "Me zemër të hapur" në "News24", tradhtinë e gruas, të pretenduar nga ana e tij.

Një 54-vjeçar nga Kavaja i ka dhënë fund martesës së tij të gjatë për shkak të tradhtisë bashkëshortore.

   Genta, një vajzë me një zemër të madhe, ishte protagonistja e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Kisha Konkatedrale “Shën Luçia” në Durrës, me rastin e 150-vjetorit të ndërtimit të saj, është rikonstruktuar plotësisht, ndërkohë që bes

Paraja është padyshim mjeti i cili do të kalojë në duart e mijëra njerëzve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Mekja 15-vjeçare u bë nënë me djalë. Dhimbjet e lindjes e kapën në lulishten pranë pallatit të kulturës në Durrës.

Banorë të Fermë Xhafzotaj, kanë protestuar për një orë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën nacionale Durrës-Shijak, pas thir

Të gjithë qytetarët e Shqipërisë e mbajnë mend, para një muaji kur zjarrfikësit e Durrësit evakuuan 600 fëmijë të shkollës "Met Hasa" në