Universiteti i Tiranës drejt zgjedhjeve. Zbulohen emrat, ja kandidatët për dekanë e shefa departamentesh

07/07/2020 - 13:54

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re zgjedhore, por me emra të vjetër.

Pas zbardhjes së kandidaturave për titullarin e Universitetit, gazeta ka siguruar emrat që synojnë të drejtojnë fakultetet. Përveç dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, që tenton të ngjitet një shkallë më lart, të gjithë homologët e tij thuajse e kanë siguruar një mandat të dytë. Kjo për faktin e thjeshtë se kandidojnë të vetëm, njësoj si në zgjedhjet vendore të vitit që shkoi.

Në universitete po ndodh pikërisht ajo që shumë i druhen: në vend që politika të marrë shembull nga universiteti, janë këta të fundit që po ndjekin modelin politik. Ashtu si i gjithë procesi i kontestuar që në krye të herës, edhe 30 korriku, data përfundimtare për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, vijon të shoqërohet me polemika. Mungesa e 2/3 së studentëve në auditorë, periudha e pushimeve për pedagogët shoqëruar me situatën pandemike pritet të sjellin numër të ulët votuesish, që vetëm sa do t’u japë “bekimin” drejtuesve aktualë.

KANDIDATËT

Tre nga gjashtë dekanët aktualë, Sabri Laçi nga Histori-Filologjiku, Edmond Rapti i Shkencave Sociale dhe Dhori Kule nga Ekonomiku, do të kryesojnë edhe për një 4-vjeçar fakultet që drejtojnë tashmë. Përjashtim bën vetëm Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku dekani aktual Artur Sula do të ketë përballë një kandidate, Eldina Nausfin. Dy njësi të tjera kryesore në UT janë në ngërç.

Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që e drejton Spiro Drushku (pasues i rektorit aktual Mynyr Koni) është i ngrirë, ndërsa në Institutin e Fizikës anëtarët janë dorëhequr. Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Drejtësisë mbyll sot aplikimet. Burime zyrtare pranë kësaj KZF-je bëjnë me dije se deri dje kanë depozituar kandidaturën Kestrin Katro dhe Sokol Mëngjesi.

Zgjedhësit kanë vetëm një alternativë jo vetëm për njësitë kryesore të fakulteteve, por dhe për njësitë bazë, departamentet. Siç e shikoni në tabelën përbri, të gjithë shefat aktualë te Histori-Filologjisë rikandidojnë në një garë përballë askujt. E njëjta gjë vihet re lehtësisht në gjithë dokumentin përbri shkrimit, ku rrallë gjen listë dyemërorëshe që garon për të njëjtin vend.

NJË JAVË FUSHATË

Në një rast normal procesi i kandidimit për të gjitha njësitë drejtuese duhet të ishte mbyllur që pa nisur fushata një mujore në universitete. Siç edhe dihet, një gjë e tillë s’ka ndodhur. Praktikisht, ka kaluar një javë “fushatë zgjedhore”, por vetëm fushatë që s’është bërë.

Titullari i Universitetit të Tiranës, që nuk njeh Komisionin Zgjedhor aktual, nuk po ngre dot komisionin e ri pasi asnjë nuk pranon të kandidojë. Te Politekniku, që me identifikimin e rastit të parë të studentes me COVID-19, provimet janë urdhëruar të bëhen online, ndërsa nga ana tjetër autoritetet vijojnë përgatitjet për zgjedhje. Universiteti i Shkodrës nuk ka krijuar ende Komisionin Zgjedhor. Të vetmet universitete ku situata nuk është kaq e zezë janë ai i Elbasanit dhe i Durrësit, të cilat kanë mbyllur të gjitha procedurat dhe presin 30 korrikun për të votuar për kandidatët e vetëm./ Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencione direkte për çdo fëmijë të lin

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombë

Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka marrë vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrta

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre si

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se Covid 19 është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmër

Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.