13/06/2018 - 14:25
Studenti i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë Msc.Dorian Leka, i cili ka qenë një ndër studentët më të mirë të gjeneratës së tij, tregon për sukseset e tij pas diplomimit në këtë universitet ku ai ka kryer studimet deridiplomike dhe postdiplomike, kurse aktulisht është duke kryer studimet e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.
Msc.Dorian Leka ka punuar një periudhë kohe në Bashkinë nr.1 në Tiranë, pastaj si i punësuar dhe drejtues i Kulturës dhe Arsimit në Bashkinë e Pogradecit, pedagog në disa universitete të ndryshme në Tiranë, kurse aktualisht punon si pedagog në Universitetin Nehemiah Gateëay në Pogradec, si edhe part time pedagog pikërisht në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Ndërkohë që është edhe aktiv edhe në shoqërinë civile, si drejtues/koordinator projektesh dhe trajnues. Dorian Leka gjithashtu është edhe autor i disa botimeve shkencore si botimi “ZGJIDHJA PAQËSORE E KONFLIKTEVE”, Libër shkencor (Publikim i UNS), Bashkautor me: Shpëtim Cami etj. dhe botimi “NEGOCIATAT DHE GLOBALIZIMI”, Libër mësimor universitar (Publikim i UNS), bashkautor me Lektor Dr. Shpëtim Cami, Strugë, Maqedoni.
Për Universitetin Ndërkombëtar në Strugë dhe për eksperiencën e tij gjatë kohës së studimeve, ai shprehet:
“Është universitet me dyer të hapura për këdo që aspiron të vendosë gurthemelin e tij nëpërmjet një investimi me prespektivë për të ardhmen. Stafi pedagogjik, kurrikula, kushtet bashkëkohore të mësimdhënies, pozicioni gjeografik (i kampusit dhe përfaqësisë së studentëve) diktojnë aspektin ndërkombëtar të këtij institucioni të dijes, që për fat të Republikës së Maqedonisë, dhe jo vetëm, ndodhet në qytetin piktoresk të Strugës.”
/portali DurresLajm/