Vajzat nuk shkojnë në gjimnaz; 3 mijë të mitura ndërpresim studimet çdo vit

04/12/2018 - 16:11

Përqendrimi i shkollave të mesme në zona urbane ose që një shkollë mbulon disa fshatra ka bërë që shpesh të rinjtë të braktisin arsimin e mesëm dhe të mjaftohen me vetëm 9 klasë në këto zona. Më të diskriminuara në këtë pikë duket se janë vajzat pasi çdo vit 3000 prej tyre braktisin arsimin e mesëm.

Shumë shkolla në vendin tonë kanë tualete të përbashkëta si djemtë dhe vajzat. Dhe kjo është një ndër arsyet se perse prindi nuk lejon vajzat të frekuentojnë Shkollën e Mesme, ndërkohë që Altin Azizaj rendit edhe arsye të tjera.

“Shkollat janë larg, bashkitë nuk marrin masa për të ofruar mjedise dhe transport të sigurt për vajzat që të shkojnë në shkollë”, u shpreh ai.

Ndryshe nga djemtë të cilët kërkojnë të arsimohen me shpresën për të gjetur një punë edhe pse arsimi në Shqipëri nuk përputhet me tregun e punës, vajzat në zona rurale pasi arrijnë një moshë të caktuar, kanë prioritet martesën dhe jo arsimin.

Të arsimuar ose jo, pamundësia për të gjetur punë i ka detyruar të rinjtë të emigrojnë drejt BE-së qoftë duke u martuar herët me shqiptarë që jetojnë jashtë apo për të gjetur një punë për të jetuar në rastin e djemve. Sipas statistikave të INSTAT, afro 80 % e të rinjve kanë emigruar në dy vitet e fundit. /Top Channel/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar p

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”.

Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi

Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave.

Një nga problemet më të mëdha që evidentohet së fundmi në shoqërinë tonë, është rritja e përdoruesve të drogave, ku më të ekspozuarit jan

Historia e 2 vëllezërve nga Fushë-Kruja, të cilët vuajnë sot dënimin për masakrën e Mamurrasit, ku një person u vra dhe dy të tjerë u pla

Hapet LILIUM, e para qendër në Shqipëri për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

A e keni menduar ndonjëherë çfarë i lidh Shqipërinë me Kubën? Nuk është e shkuara komuniste.