Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës njofton se vazhdojnë regjistrimet në programet Bachelor. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e institucionit, por nuk kanë arritur të aplikojnë në tre raundet e para (përfshirë këtu edhe ata që nuk kanë plotësuar formularin A1/A1Z), mund të paraqiten për aplikim në datat 29 tetor – 2 nëntor, dhe për regjistrim në datat 5-7 nëntor (ora 08:00-16:30).

Dokumentacioni që duhet të paraqisni:

Aplikantët dorëzojnë (personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre), dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokumentin e identifikimit (në dosje mbahet vetëm fotokopja)

b) Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar.

c) Deklaratën (plotësohet pranë sekretarive gjatë regjistrimit).