Nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar, mesditën e sotme.

Kavaja tha se fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension, ndërsa sipas tij s’mund të thuhet asgjë deri në fund të hetimeve.

"Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Iu dha ndihma nga mjekët kardiologë. U lajmërua urgjenca, por fëmija humbi jetën rrugës. Është ngritur grup pune për të verifikuar shkakun. S’mund të themi asgjë deri në fund të hetimeve."

Fëmija 3-vjeçar, ka shfaqur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të Durrësit. Ai është dërguar në Poliklinikën e Specialiteteve dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.