Veliaj: Piramida, "çerdhe" për fuqizimin e të rinjve në teknologji

17/07/2019 - 13:35

Një grup të rinjsh shqiptarë, të moshës 14-18 vjeç, u vlerësuan me çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë. Ata u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i përgëzoi për suksesin e arritur dhe shprehu mbështetjen që bashkia do t’u japë të gjithë të rinjve dhe të rejave që duan të çojnë përpara idetë e tyre në fushën e teknologjisë.

“Jam shumë krenar për çunat e gocat tanë, si grupi që do të vazhdojë të konkurrojë në Olimpiadën Botërore të Robotikës. Do të thotë që vendi nuk ka nevojë të jetë super i zhvilluar, kur ka djem e vajza me talent, me kreativitet, që kanë një mentor, por edhe sponsor që mund t’i ndihmojnë në hapat e tyre të para, mund të zënë vendet e para, të dyta, të treta; pra, mund të jenë liderë në grupmoshën e tyre, kur vjen puna për teknologji, robotikë, mekatronikë apo gjithë ajo industri që ne e quajmë ‘maker-space’, pra të bësh diçka me dijen dhe duart e tua”, tha Veliaj.

Këta të rinj janë arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka vendosur që ta kthejë Piramidën në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan.

“Mezi pres që së bashku të punojmë si partnerë në Piramidën e Tiranës dhe në gjithë hapësirat fantastike që duam të krijojmë për mijëra djem e vajza, ku të kenë mundësi të marrin kurse, të kenë një mentor që mund t’i aftësojë për dijet teknologjike dhe mbi të gjitha, për të pasur edhe vizitorë specialë si roboti Peper, i cili jo vetëm të vizitojë Tiranën, por të kemi mundësi të prodhojmë prototipe të Peperit edhe në Tiranë, në mënyrë që të sigurohemi se qyteti ynë të jetë qyteti më i përparuar në Ballkan për teknologjinë e informacionit”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se Piramida do të shndërrohet në një "çerdhe" e cila do të fuqizojë talentet e fushës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Voskopojës, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të programit k

Nga Gëzim Kabashi

Fatos Baxhaku shkoi. Qetësisht, si çdo gjë që bëri në jetën e tij.

Shumë shpejt, Europa Perëndimore do të përballet me një kërkesë të lartë për fuqi punëtore, për shkak se, në shumicën e vendeve të zhvill

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht nj

Maturantët mbetës në një nga provimet e maturës shtetërore kanë një shans të dytë për të ridhënë provimin dhe për të garuar në universite

Hapet për herë të parë një institucion i ri i përkujdesit social për të moshuarit, qendra komunitare për moshën e tretë në Palasë të Hima

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është rikthyer sërish e fortë në pjesën e parë të këtij viti, teksa mes krizës së tejzgjatur politike,

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani.

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.