Një tjetër zonë e qytetit është veshur me ngjyrat e pranverës. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në një tjetër pallat ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh duke e nxjerrë nga rrënimi.

Pas një ndërprerjeje 4-vjeçare gjatë mandatit të mëparshëm, Bashkia e Tiranës po zbaton sërish projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar bashkia ishte Edi Rama në vitet 2003-2004.

“Diçka po ndodh tek Tirana e Re. Një tjetër pallat i rrënuar po del në dritë, por kësaj here me shumë shije nga një super artist…sekret dhe për pak”, shkruan Veliaj.