Vendimi/ Ku do ta merrni tani raportin mjekësor që ju kërkojnë në punë

06/09/2019 - 08:48

Një vendim i fundit i qeverisë i kalon atributin e lëshimit të raportit mjekësor që paraqitet nga punonjësit pranë punëdhënësit mjekut të familjes. Konkretisht ndryshimi në vendimin “Për përcaktimin e rregullave, të procedurave të llojeve  të testeve ekzaminuese mjekësore që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë” kanë ndryshuar dy pika.

Kështu në pikën 1 më herët thuhej se për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi: punëson punëmarrësit e tij bazuar në raportin e lëshuar nga komisioni mjekoligjor pranë çdo qendre shëndetësore, i cili dorëzohet vetëm në momentin e fillimit të punës”. Me ndryshimin e fundit në vendim përcaktohet se nuk ka nevojë që raporti të lëshohet nga komisioni mjekoligjor, atë mund ta lëshojë edhe mjeku i familjes sipas kushteve të përcaktuara në vendim.

“Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi punëson punëmarrësin e tij, bazuar në raportin e lëshuar nga mjeku i familjes pranë çdo qendre shëndetësore, sipas shtojcës V, që i bashkëlidhet këtij vendimi, i cili dorëzohet në momentin e fillimit të punës” saktësohet në vendimin e ri.

Nga ana tjetër shkronja “b” e pikës 1 të vendimit ndryshon gjithashtu duke shtuar kërkesat për mjekun e punës. Ky i fundit është detyrim për kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish.

“Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi: b) kërkon kontroll paraprak shëndetësor në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale” thuhet  në vendimin fillestar.

Në vendimin e ndryshuar shtohet se mjeku i punës duhet të kartelizojë çdo punonjës në fillim të punës e duhet të dokumentojë në kartelën shëndetësore të punëmarrësit dhe të vlerësimit të riskut të gjitha vizitat dhe ekzaminimet që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim, sipas shtojcës VI, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritje

Qendra “Smart Center” në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

Del pergjigja e autopsisë së Rezarta Dhe Olsi Hajdarit të cilët u heluman 5 ditë pas dasmës në fshatin Xhyrë të Librazhdit, e për pasojë

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike organizuan të dielën në qytetin e Durrësit, sipas nismës së Atit të Shenjtë, Papa Fra

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V