"Qeni është kafsha më besnike e njeriut, por ky e mban të lidhur"!

Kështu thoshte filozofi gjerman, Artur Schopenhauer, shumë kohë më parë, por duket se nga shqiptarët nuk është lexuar ende.

Në redaksinë e JOQ, ka mbërritur një video (shiko këtu)  ku dy të rinj nga Durrësi, torturojnë një qen duke e hedhur nga shkallët si të ishte një top.

Në video dëgjohen edhe ulërimat e qenit i cili mundohet t’ia mbathë por dy të rinjtë nuk e lënë.

Shumë vende në botë e kategorizojnë abuzimin dhe keqtrajtimin e kafshëve si krim serioz dhe të rëndë, ashtu si dhe vrasja apo rrëmbimi, pikërisht sepse është kuptuar potenciali kriminal i njerëzve që abuzojnë me kafshët.

Në Shqipëri, nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.