Vijon vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: Mbulim për të gjitha grupet e rrezikuara

17/11/2020 - 14:46

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë, ka deklaruar se 1.2 milardë lekë janë vendosur për rimbursimin e trajtimit ambulator në banesë, që janë një mbështetje direkte për qytetarët, që do të përfitojnë paketën bazë të trajtimit për simptomat e Covid-19, sipas udhëzimit të rifreskuar të mjekëve të familjes, të miratuar nga komiteti teknik i ekspertëve.

“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që është edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka nënvizuar rëndësinë e kontaktit me mjekun e familjes për trajtimin e COVID19 në banesë dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve të lidhen me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për të shmangur keqinformimet apo trajtimet e gabuara.

“Një thirrje për të gjithë qytetarët, komunikoni direkt me mjekun e familjes. Nëse ende nuk jeni njohur me mjekun tuaj të familjes, një telefonatë tek 0800 40 40. Lutem shumë qytetarëve, po dhe ju si mjek familjeje duhet të bëni një punë shumë të madhe. Nuk vlejnë recetat e ëhatssup-it, lidhuni me mjekun tuaj”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekë në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, Ministrja Manastirliu tha se buxheti 2021 ka një financim historik për Shëndetësinë, me rritje 23 % më shumë se vitin 2020.

“Siç jeni në dijeni, dje, Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2021. Me miratimin e buxhetit për vitin tjetër, sektori shëndetësor do të ketë një financim historik, 23 % më shumë se viti 2020. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë financojmë me këtë? E para, financojmë 40% rritjen e pagave për të gjithë mjekët, infermierët, personelin tonë shëndetësor kudo në Shqipëri, në çdo sistem, parësor apo spitalor. Dhe kjo është me të vërtetë një mbështetje reale për punën e madhe që bëjnë mjekët dhe personeli shëndetësor dhe mbi të gjitha, financojmë mbështetjen për qytetarët qoftë për trajtimin e COVID19 por edhe patologjitë e tjera si dhe investimet për rritjen e kapaciteteve”, tha Manastirliu.

Në kuadër të planit për përballimin e situatës vjeshtë-dimrin, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon vaksinimi ndaj gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimi të Institutit të Shëndetit Publik.

“Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP prof. Silva Bino e ka cilësuar procesin e vaksinimit ndaj gripit si një proces me ritme të mira dhe mbulim shumë të mire për grupet e rrezikuara.

“Po vijojmë me vaksinimin e grupeve të riskuara. Siç e kemi thënë janë të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imunitetit, pavarësisht moshës që ata kanë. Vaksina po ecën shumë mirë, ka kërkesa, mbulimi ka qenë goxha i mirë, me gjithë fillimin e dozave të para që ne aplikuam dhe vaksinimi vazhdon. Pas administrimit të 100 mijë dozave të para, 37 mijë doza janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces dhe vijnë brenda Nëntorit pjesa tjetër prej 230 mijë dozash vaksina”, tha Bino.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke nisur nga e hëna në Tiranë do të nisë aplikimi i testit të shpejtë i antigenit për të gjithë ata qytetarë që kanë shenja të COVID-19

Në një dalje për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga e hëna në vend do të nisë testimi i shpejtë për

Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga C

Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit

Covid-19 i ka marrë jetën drejtorit të Pallatit të kulturës në Librazhd, Arianit Alliu në moshën 46-vjeçare.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Co

Studiuesi i historisë Kristo Xhimitiku përmes një statusi në rrjete sociale shkon rreth 100 vite prapa në kohë, në periudhën kur projektu