VOA: Në dy javë në Shqipëri vdesin aq pacientë sa në dy muajt e pikut të pandemisë

08/07/2020 - 16:57

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit. Edhe dy zonja 58 dhe 59 vjeç nga Tirana ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Spitalin Infektiv, duke e rritur në 83 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Nga 26 qershori deri sot, pra, për 13 ditë pa ndalim, kanë vdekur 28 persona, ose nga 2 – 3 persona përditë. Në këto dy javë kanë vdekur në Shqipëri po aq pacientë sa në dy muajt e pikut të epidemisë, mars dhe prill. Më 29 prill u shënua vdekja e 31 e një zotërie 71 vjeçar nga Shkodra dhe gjatë muajit maj nuk pati më vdekje, gjë që solli zonat e gjelbëra dhe mbylljen e karantinës.

Shtrimet e pacientëve në Spitalin Infektiv janë po ashtu në shifra maksimale. Aty po mjekohen aktualisht 83 pacientë, 3 më shumë se më 2 prill, kur ishte maksimumi i valës së parë të epidemisë. Në këtë Spital 14 pacientë janë aktualisht në terapi intensive, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik zbuloi edhe 68 persona të infektuar rishtas. Këto janë sa dyfishi i 34 rasteve maksimale të zbuluara më 25 prill. Gjatë prillit u zbuluan mesatarisht 8-34 persona të infektuar,

Sot, megjithë kthimin e vdekjeve të vazhdueshme në fund të qershorit, zyrtarët pohuan se nuk po planifikohet një karantinë e dytë, por vetëm zbatimi i masave shëndetësore. Puna, lokalet dhe transporti publik janë hapur masivisht, por masat mbrojtëse të qytetarëve janë të pakta./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përvjetori i 108-të i Ditës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë, teksa përballet me pandeminë Covid-19.

Në një postim në “Facebook”, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bën të ditur se është konsituuar Këshilli i Arsimit të La

Gazetarja Anila Hoxha ndodhej në Porto Romano, pranë familjes Përgega e cila është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe edhe sot e kësaj

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, familjarët kanë zhvilluar homazhe në vendin ku ngrihej objekti katër katësh i familjes

Në ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave, shoqata Gender Paqe e Siguri ka hapur sot fushatën e  "16 ditëve të Aktivizimi

Covid-19 i ka marrë jetën brenda pak orësh një çifti bashkëshortësh në Korçë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video sqaruese në Facebook për të gjithë qytetarët e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vje

Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bas

“Plot 210 praktikantë janë punësuar para 3 javësh me kontratë 1-vjeçare nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në kuad