Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi ka vjedhur me thyerje Kishën Françeskane, si dhe ka dëmtuar disa objekte kulti fetar.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”.