13-vjeçarja Diana mund të quhet një mrekulli. Lutja e shokëve të klasës u dëgjua nga shqiptarët. Me pas jehoi në mbarë vendin, bëri bashkë 40 shkolla të Tiranës. Madje kapërceu kufijtë, preku zemrat e komunitetit shqiptar e mjekët e Zagrebit në Kroaci. Në lidhjen telefonike mjeku Gëzim Rexhepi solli gëzim në studion e “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 ku tha live se Diana me skoliozë do të operohej gjatë kësaj jave që lamë pas.

Gjatë kësaj jave Diana u shoqërua nga drejtoresha e shkollës “Besëlidhja” Valbona Gjoni. Bashkarisht kanë udhëtuar drejt Zagrebit. Biletat janë dhuruar nga agjencia e udhëtimeve Kozmos. Me kamera e kemi ndjekur e kemi shkuar atje, për të kapur çdo moment magjik, që mund t’ja ndryshoje kryëkeput jetën e saj.

“Ne do shkojmë të të shërojmë Diana, pastaj ti do kthehesh tek babi yt” i thotë drejtoresha 13-vjeçares në Aeroportin e Rinasit. Në qiell shihet avioni që ngrihet në fluturim. Brenda është Diana jonë në fluturimin e saj të parë drejt shpresës dhe shërimit.

“Mirë se keni ardhur në klinikën tonë, keni bërë zgjedhjen e duhur, mjeku ynë Vladimir Kovac që është më i miri në rajon për këto ndërhyrje. Falenderojmë edhe iniciativën tuaj” me këto fjalë të u prit Diana dhe drejtoresha e shkollës në klinikën e specializuar në Zagreb. Emocionuese janë fjalët e drejtoreshës Valbonës drejtuar Dianës para se vajza të futej në sallën e operacionit.

“Kemi udhëtuar shumë bashkë për të ardhur deri këtu. Ma jep fjalën se do jesh e fortë aty brenda? Me lotëve drejtoresha e shkollës Valbona e cila i ka dhënë vajzës gjithë dashurinë dhe ngrohtësine e një nëne të vertetë para operacionit e ulur në gjunjë para saj i thotë embëlsisht dhe i puth duar e vogla “Diana të dua shumë, do të pres këtu pas dere…do lutem per ty. Të uroj shumë fat Diana, të dua shumë” thotë Valbona dhe shton ndërkohë që sytë e vajzës lotojnë “Do bëhëmi të dyja të forta ne Diana” këto ishin fjalët. Dera u mbyll…