Zbulohen qytetet më “pijanece” të Shqipërisë

10/10/2018 - 07:36

A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?

Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%,  të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre.  Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati  me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korçarët shpenzuan për alkool gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më  i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit.  Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%.

Burimi: Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pensionisët e Durrësit kanë nxituar që në ditën e parë në zyrat postare për të tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja të akordua

"Mbroni fëmijët nga virozat e stinës", është ky apeli i pediatërve të Durrësit në këtë stinë me temperatura të luhatshme.

Një grua 36-vjeçare vuri në lojë gjithë familjen e saj duke u thënë se ishte prekur nga kanceri në kokë, në mënyrë që të përfitonte para

Kanë kaluar 5 vite që nga aksidenti fatal që i mori jetën deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi, dhe sot tezja e tij, Yllka Mamaqi

Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Europë me arsimin dhe janë njerëzit më të ardhura të ulëta të cilët e vuajnë më shumë.

Duke filluar nga dita e sotme, do të nisë shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët në masën 5 mijë lekë, miratu

Nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët.

Të shtunën më 15 dhjetor, u zhvillua me shumë sukses në Durrës, madje duke kaluar parashikimet e organizatorëve, gara miqësore e matemati

Rruga "Doktor Paskal Prodani" është pjesë e lagjes numër 18 të qytetit.

“Ti je një luledielli” mban emrin fushata sensibilizuese, e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë.