Zgjidhet problemi i trajtimit të limfomave, Manastirliu: Mbulim 100% për sëmundjet malinje të gjakut

31/10/2019 - 13:44

Një prej problemeve më të mëdha për trajtimin me terapi të targetuar për sëmundjet malinje të gjakut ka marrë zgjidhje përfundimtare, me rimbursimin e barit Mabthera 100% nga shteti, i cili trajton limfomat malinje.

“Jam e kënaqur që arritëm të sigurojmë për të gjithë limfomat malinje trajtimin me terapi të targetuar 100% falas, edhe nëpërmjet formëdozave siç është formëdoza e re që kemi futur që është ajo subcutane ose nën lëkurë, duke garantuar plotësimin e nevojave dhe rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve”, tha Manastirliu gjatë vizitës në shërbimin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjekët e shërbimit të Hematologjisë theksuan se tashmë plotësojmë terapitë e mjekimit si në çdo vend të Botës. “Muajin e fundit sapo ka filluar përdorimi subcutan i Mabtherës, i cili i  kombinuar me një tjetër medikament që e disponojmë  për trajtimin e limfomave dhe të një lloj leuçemie, bën të mundur trajtimin e të sëmurëve me limfoma malinje, mjekimi të cilave për shërbimin e hematologjisë bëhet njëlloj si në çdo vend të Botës”, u shprehën mjekët e shërbimit të Hematologjisë.

Nga 42 pacientë që trajtoheshin më parë, sot trajtohen 70 pacientë në këtë shërbim, pra plotësohen nevojat për këtë medikament tepër të kushtueshëm që trajton sëmundjet malinje të gjakut. Manastirliu deklaroi se, duke futur në listën e rimbursimit barin Mabthera subcutane kemi zgjidhur përfundimisht trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje që kanë nevojë për këtë bar të kushtueshëm, njëlloj siç bëmë me herceptinën për kancerin e gjirit.

Shërbimi i hematologjisë në QSUT, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë po përgatit infrastrukturën e nevojshme për të filluar nga viti i ardhshëm realizimin për herë të parë të transplantit të palcës së kuqe për pacientët me sëmundje malinje të gjakut.

Sherbimi i hematologjisë në QSUT është unikal në Shqipëri, ku trajtohen sëmundjet malinje të gjakut, leuçemite, limfomat, mieloma, etj. Hapja prej gati dy vitesh e shërbimit ambulator në Hematologji ka lehtësuar dukshëm shërbimin ndaj të sëmurëve, pasi aty aplikojnë kemioterapinë dhe disa analiza për të cilat i sëmuri më parë duhej të shtrohej në spital, si, biopsinë e palcës së kockave, etj. Aktualisht në këtë shërbim është mundësuar sigurimi për të sëmurët me sëmundje malinje gjaku mjekimi i targetuar, që ka bërë të mundur ndryshimin e jetës së të sëmureve dhe jetëgjatësinë e tyre me 2-3 herë.

Gjatë vitit të fundit është përmirësuar trajtimi për sëmundjet tumorale. Janë 20 milion euro në vit që Ministria e Shëndetësisë financon për sëmundjet tumorale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë duke mohuar që familja Josifi të ketë lidhje me ato që pred

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook një mesazh të mjekes Silvana Çeliku për situatën e përkeqësuar pre

Instituti i Shëndettit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me makina gjatë stinës së nxehtë të verës.

Shkolla jopublike 9 dhe 12-vjeçare “Pavarësia” në Durrës, është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2020-2021, nën kushtet

Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ngjarja e rëndë në Kombinat të Tiranës, ku nëna d

Ministrtja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e korona

Ujësjellës Kanalizime Durrës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për nevojat e spitalit.

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania.

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr.