Velipoja ka mbetur e gjitha në errësirë mbrëmjen e sotme për shkak të mungesës së rrymës elektrike.  

Mbingarkesa e zonës nga turistë dhe shtimi i fluksit për shkak të fundjavës dyshohet të jetë një nga shkaqet e mbingarkimit të rrjetit.

Mësohet se rryma elektrike ka ardhur pas rreth 20 minutash.