Sot shpallen fituesit zyrtarë të lotarisë së kuponit

29/01/2016 - 09:28

Sot do të shpallet lista përfundimtare me fituesit e lotarisë së kuponit tatimor, ndërkohë që Komisioni i Lojës do të sqarojë edhe procedurën se si do të bëhet dorëzimi i lekëve.

Për lojën e kuponit tatimor, pati një interes të madh, në total morën pjesë 28 mijë lojtarë. Megjithatë, pas hedhjes së shortit dhe publikimit të tabelës paraprake, pati kontestime dhe pakënaqësi nga ana e opinionit publik, pasi disa fitues nuk i plotësonin kriteret për të qenë të tillë. Komisioni i lojës la 10 ditë kohë për të mbledhur të gjitha ankesat dhe tashmë përpos listës, e cila mund të ketë 511 ose më pak fitues, do të bëjë edhe sqarimet përkatëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: