Politika dhe shteti shqiptar duhet te bejne kujdes te vecante sepse vepra te tilla te medha si Porti i Durresit ndertohen vetem nje here ne historine e kombeve te vegjel. /Ing.Luigi Luiggi projektues i Portit te Durresit

Nga Kristaq Xhimitiku

Kryeministri i Shqiperise dhe Kryetari i Partise Socialiste, ne nje dreke me peshkataret, pavaresisht ambientit jo shume solemn u hodhi durrsakeve dorashken e sfides. Edi Rama me miqte e tij qe kerkon te beje e te kujtohet ne histori, ne Durres ne qytetin e vjeter te shqiptareve, premton se do te bejne portin e ri turistik te jahteve me te madh ne Mesdhe.

Dorashken e sfides nuk mund ta mbledhin institucionet qe mungojne ne qytet, opozita qe eshte jashte kuvendit dhe e shtrenguar te interesohet me shume per zgjedhjet, listat dhe kandidatet dhe as shoqeria civile. Indiferentizmi, arma e preferuar e sfidave te qytetareve te Durresit, duket se do te mbetet e vetmja deri kur ata te kene mundesi te zgjedhin…

Projekti i Portit te Durresit ishte vepra e pare ne historine e Shqiperise qe u realizua me zgjedhje apo me tender. Thuajse 100 vjet me pare, procesi i studimit projektimit dhe realizimit te nje vepre apo investimi te ri, per nevoja publike dhe shteterore behej ne baze te parimit te zhvillimit te konkursit  te hapur ose sic quhej sipas konceptit te adjudikates.

U ndoq kjo rruge per realizimin e ketij projekti,  ashtu si dhe me vone do te veprohej edhe per te gjithe projektet e veprave te tjera, dhe investimeve ne ekonomine shteterore per realizimin e te cileve administrata shqiptare ende e brishte nuk kishte personelin e nevojshem inxhiniero-teknik .

Ne marreveshjen baze per realizimin e huase, midis Bankes Kombetare Shqiptare dhe Qeverise se Shqiperise ishte parashikuar si veper kryesore ndertimi i Portit dhe Tharja e kenetes se Durresit. Me vone do te ndertoheshin porti  i Shengjinit, porti i Vlores dhe Sarandes vec investimeve dhe veprave ne fusha te tjera. Ishin parashikuar permiresime te ndryshme ne hapsirat e radave detare, ndertimi i fareve dhe i shenjave marinare si dhe permiresimi i zjarreve te bregdetit.

Ne janar te vitit 1926 Ministria e Jashtme e Shqiperise me ane te nje note njoftonte Legacionin Italian ne Durres se Ministria e Puneve Botore kishte vendosur te perdorte konkusin publik te hapur (Adjudikaten) edhe ne procesin e studimit dhe te projektimit te te gjitha veprave publike  te cilat do te ndertoheshin me parate e huase prej 50-milion fr.ar, qe shoqerija SVEA i ofronte Shtetit Shqiptar. Sipas marreveshjes keto fonde ishin depozituar dhe duhet te levroheshin nga BKSH. Te njejtin njoftim Ministrija e Jashtme Shqiptare e jepte per te gjitha perfaqesite e tjera tek ne te akredituara .

Me formimin e Shoqerise Svea, Ministria e Puneve Botore i ishte drejtuar asaj per ndihme per te siguruar personelin e kualifikuar inxhiniero teknik per realizimin e studimeve dhe projekteve te parashikuara te ndertoheshin me huane prej 50-milion te kesaj shoqerie

Ne menyre te vecante i kerkohej shoqerise SVEA nje projekt per ndertimit ne fillim te dy pontileve provizore per shkarkimin e lokomotivave per dekovil ne portin e Durresit.

Shoqerija SVEA nga ana e saj, kishte njoftuar Legazionin Italian ne Durres, se lidhur me kerkesen e paraqitur prej pales shqiptare per ndihme, kjo shoqeri ishte e mendimit  se do te ndiqte procesin e realizimit te veprave por do te interesohej vetem per anen finanziare, te projekteve qe do te realizoheshin.

Nga ana tjeter SVEA ne noten e saj drejtuar Qeverise Shqiptare, shprehej se per sjelljen ne Shqiperi te personelit te kualifikuar te nevojshem, ajo  kundrejt nje shperblimi te caktuar ne perqindje per cdo veper ne favor te saj, mund te kontaktonte drejtperdrejt studio projektimi ne shtetin fqinje apo do ti drejtohej per ndihme misionit italian ne Shqiperi. Ndertimi i veprave publike sipas huase se SVEA-s do te mbetej keshtu ne dore te perfaqesise italiane ne Durres.

 Ne keto kushte Qeverija Shqiptare vendosi perdorimin e konkursit publik thjesht dhe jo vetem gjate procesit te ndertimit te kesaj vepre por edhe per realizimin edhe te cdo studimi apo projekti, te parashikuar te ndertohej me parate prej 50-milion fr.ar te kesaj huaje.

Qeverija apo Ministria perkatese celte adjudikaten e botonte ne Gazeten Zyrtare dhe  njoftonte per kete projekt te gjitha perfaqesite e huaja ne Shqiperi dhe jo vetem ate italiane ne Durres.

Ne baze te ketij principi, Ministrija e Puneve Botore e kushtezoi dukshem veprimtarine e SVEA-s (apo te nje investitori cfaredo )ne realizimin sipas preferencave te saj, te zgjedhjes nga kjo shoqeri si ndermjetese kundrejt nje shperblimi ne perqindje te  sipermarrjes qe do te realizonte studimin, projektimin, apo zbatimin e nje vepre publike.

Ky fakt nuk i shkoi per shtat Shoqerise Svea dhe interesave italiane ne Shqiperi

Ne tele-espresin derguar Ministrise se Jashtme, Regjia e Legazionit Italian te Durresit me 26-janar 1926 parashtroi nevojen e nje akordi shtese ndaj konvencionit te arritur nga Qeverija Shqiptare dhe BKSH per realizimin e huase.

Ne kete akord propozonte zyra lokale e Svea-s, qe ne rast se Qeverija Shqiptare do te vendoste ndryshe nga cfare kishte parashikuar ne lidhje me nje veper publike Shoqerija Svea, interesat e shlyerjes se huase duhej te ndryshonin.

Vetem keshtu sipas italianeve mund te shmangeshin realizimi i projekteve “te shtrenjta” dhe te pa nevojshme per momentin. Pala italiane kishte per qellim realizimin e vetem te atyre veprave qe perkonin  me programin e tyre te penetrimit ne ballkan. Pala shqiptare vuri kusht dhe ky kusht u pranua se do te mbaronin deri ne fund vetem ato vepra qe te dy palet kishin vendosur se ishin te vlefshme dhe qe do te nisnin te ndertoheshin.

Legacioni italian ne koder per shembull ishte i pa interesuar per projektin e tharjes se kenetes se Durresit, veper qe kerkonte shpenzime te medha dhe qe ne ate kohe ishte larg qendres se banuar, qyteti i atehershem kishte vetem 5 mije banore, dhe tharja e kenetes per Legazionin ne koder nuk ndikonte ne permiresimin e jetes se qytetit.

Ne keto kushte Qeverija shqiptare nuk u terhoq, por kishte menduar te zgjidhte me adjudikate te hapur nje shoqeri tjeter te nje shteti tjeter qe do ti pergjigjej interesimit te shpallur. Qeverija ishte e vendosur per realizimin e nje projekti qe parashikonte ne te njejten kohe ndertimit te limanit te Durresit, dhe te tharjes se kenetes.

Ne nje leter te Ministrit te Puneve botore Musa Juka te 26 marsit 1926, drejtuar Bankes Kombetare Shqiptare i behet e ditur, se nje shoqeri e interesuar gjermane-austriake kishte ofruar studimin e zones kenetes dhe projektin e ndertimit te Limanit te Durresit . Shoqeria i kishte kerkuar qeverise Shqiptare vleren prej 18.5 mije fr.ar si dhe 15% shtese pra gjithsej 21 mije fr.ar nqs studim-projekti do te dorezohej brenda dy muajve e gjysem, nga koha e marreveshjes. Me rruge te tjera Legacioni italian ne Durres u njoftua se ishte nje ndermarrje e madhe germano-austriake qe ofronte studimin e plote per zonen e kenetes dhe projektin per ndertimin e Portit te Durresit

Eshte e qarte se Austriaket i kishin bere keto projekte qe ne kohen e Luftes se Pare Boterore kur Durresi ishte nen administrimin apo pushtimin e trupave te Boshtit dhe ndoshta kishte ardhur koha qe kete projekt ta vinin ne shfrytezim.

Por Porti i Durresit perbente per italianet vepren me te rendesishme qe ishte realizuar ndonjehere ne Shqiperi nga do te niste edhe nderhyrja e tyre ne trevat tona e me gjere ne Ballkan. Ceshtja ishte politike keshtu qe ata vendosen te terhiqen vetem perkohesisht dhe u vune menjehere ne levizje per te gjetur personin e duhur per realizimin e Projektit te Portit te Durresit.

Shoqerija Svea me 12 prill 1926 i shkruante Ministrit te Puneve Botore se kjo, si ndermarrje financuese, vertet nuk mund te konkurronte ne adjudikaten per projektin e Portit te Durresit, por kishte njoftuar ministrin italian ne Durres Pompeo Aloisi qe ky te verifikonte gadishmerine e sipermarrjeve italiane.

Ministri i Puneve te jashtme te Mbreterise se Italise Dino Grandi perpara se te zevendesohej nga Benito Mussolini, me date 17 prill 1926 njoftonte Legazionin e Durresit se kishte siguruar per projektin e Portit te Durresit, gadishmerine e senatorit Luigi Luiggi inxhinierit me te shquar italian ne fushen e hidroteknikes dhe te ndertim porteve te njohur ne ate kohe ne te gjithe boten.

Ministrija e Jashtme Italiane thirri ne takim te menjehershem Sen.Luigi Luiggi dhe kerkoi qe ai ne pamundesi per te vajtur vete, te pakten te dergonte ne Durres urgjentisht asistentin e tij Prof.Giovani Ugolini per zgjedhjen e vendit dhe per te bere matjet e para te terrenit . Ministria e jashtme siguroi gjithe materialin hartografik,  gjeotopologjik fotografik qe ajo dispononte ne arkivin e saj, ushtrija italiane dhe legazioni italian ne koder, per territorin e Durresit. Projektuesit iu vune ne dispozicion harta topografike marografike detare italiane,  engleze dhe  austriake te realizuara ne kohe te ndryshme, planimetrine 1:200 e qytetit te Durresit te vitit 1926 te porositur nga Svea dhe te realizuar nga sipermarrja Tamburini e Monai per nevoja te shoqerise elektrike Siemens Schunder te Vjenes qe do te realizonte ndricimin e qytetit, foto ajrore dhe panoramike te viteve te ndryshme te qytetit te Durresit te IGM-Firenze apo te Komandes se Pergjithshme Ushtarake te Mbreterise Italiane per fillimin e menjehershem te matjes se thellesive dhe te punimeve te projektimit.

Prof.Giovani Ugolini do te arrinte ne Shqiperi e urgjentisht ne 20 prill 1926 “incognito” ne bordin e nje anije lufte, e cila per te mos rene ne sy e shkarkoi ate zyrtarisht ne raden e portit te Shengjinit. Ne te vertete Ugolini zbriti ne pontilin e vogel te shoqerise Bonani dhe Grillo qe gjendej ne bregdetin e ciflikut te Rrushkullit  marre  me qera prej Milto Shallvarit, afer grykderdhjes se Erzenit ne Gjirin e Lalzit, nga ku prof.Giovani Ugolini  do te vazhdonte ne nje rruge te veshtire per ne Durres me nje makine te Legazionit Italian. Pasi do te njihej me terrenin Prof.Giovani Ugolini do te skartonte mundesine e vendosjes se portit ne Porto Romano, dhe ngritjen e qytetit te ri ne ate zone.  Zgjedhja do ti takonte gjirit te Durresit, pikerisht ne vendin e portit dhe rades se vjeter per epersite qe krijoheshin nga kepi dhe zallishtja e qytetit te vjeter . Qyteti i Durresit nuk do te braktisej dhe nuk do tu lihej arkeologeve. Arkeologu Luigi Maria Ugolini do te largonte kampin e tij nga Durresi per ne Butrint ku me vone do te kryente zbulimin e bujshem.

Sipas marreveshjes me Legazionin ne Koder, Senatori Luigi Luiggi do te duhej ti  prezantonte drejtperdrejt Presidentit Ahmet Zogu nje permbledhje  te pergjithshme te raport –projektit te tij per Portin e Durresit. Raport projekti teknik do te paraqitej me pare prane Qeverise Shqiptare brenda dates 28.4.1926 per te shmangur konkurrencen e mundshme  te ndermarrjes germano-austriake, te perfaqesuar nga nje funksionar i Legates Franceze ne Durres.

Legazioni Italian ne Durres do te perdorte zyrtarisht note-kerkesen e hershme, me te cilen  qeverija e jone i kishte drejtuar per ndihme shoqerise SVEA, per realizimin e studimeve dhe projektit te dy pontileve provizore ne Portin e Durresit, te nevojshem per shkarkimin e lokomotivave per dekovil dhe per te parakaluar nga pikpamja e protokollit ndermarrjen gjermane-austriake.

Sen. Luigi Luiggi nga ana e tij nuk mund te paraqitej ne Shqiperi ne daten 28 prill 1926. Keshtu ne Durres u dergua se paku zevendesi i tij me qellim qe te realizonte punimet pergatitore thellesi matjet dhe krehjen e territorit deri ne mbritjen e ing.Luigi Luiggi.

Ing.Luiggi dhe studio e tij ishin te  ngarkuar me detyra te tjera projektimi ne Genova ne Itali, Tripoli ne Libi po mbi te gjitha ne ate moment ai ishte caktuar Kryetar ne Komisionin e Jashtezakonshem Nderkombetar per zgjidhjen e problemeve te rrjedhjes se poshtme te lumit te Danubit. Komisioni ishte formuar nga Lidhja e Kombeve per zgjidhjen e problemeve te krijuara me lundrimin  ne kete lum per arsye te ngushtimit te grykederdhjes se Danubit ne rajonin e Sylines ne Rumani. Per pasoje lundimi ne Danub ishte pezulluar per me shume se nje muaj duke shkaktuar deme jo te zakonshme, te gjitha vendeve qe perdornin lundrimin ne kete lum.

Me date 27/4/1926 shefi i Zyres per Shqiperine ministro Vincenzo Lojacono dhe presidenti i shoqerise Svea njoftonte Ministrin e Puneve te Jashtme Dino Grandi se udhetimi i senator Luigi Luiggi per ne Shqiperi nuk mund te shtyhej me, per arsye sepse si pasoje e mungeses se tij, projekti do ti besohej nje ndermarrje tjeter konkurrente, te huaj gjithsesi jo italiane.

Sipas tij situata megjithese shume e veshtire ne grykderdhjen e Danubit, kur per me shume se nje muaj ishte nderprere lundrimi i gjithe anijeve, mund te perballohej nga inxhiniere te tjere te zote, por shume me pak te njohur se sen.Luigi Luiggi.

Te njejten kerkese ministri Lojacono i drejtoi edhe ministrit italian Carlo Rosseti pergjegjes dhe minister i pergjithshem i Ministrise se puneve te jashteme italiane ne Lidhjen e Kombeve per lundrimin ne Danub.

Ministri Carlo Rosseti kundeshtoi kategorikisht ndryshimin e agendes se ing. Luigi Luiggi. I te njejtit mendim ishte edhe vete ing.Luigi i Luiggi i cili i shkruante ministrit Rosseti se Porti i Durresit qe eshte nje veper qe duhet ndertuar nga e para edhe mund te priste por zgjidhja e problemit te lundrimit ne Danub jo, atje gjendja mund te veshtiresohej me tej.

Shefi i Zyres per Shqiperine ministri plenipotenciario gr.uff. Vincenzo Loiacono ushtroi me kot gjithe forcen e ministrise se puneve te jashtme italiane qe ing.Luigi Luiggi te nisej per Durres, dhe jo per ne grykderdhjen e Danubit. Ing.Luigi Luiggi vendosi te nisej per ne Rumani, dhe prenotoi nje bilete te kushtueshme per nje kabine ne trenin Orient- Ekspres. Per kete vendim te ing Luigi Luiggi u njoftua Keshilli i Ministrave i Mbreterise Italiane.

Me urdher te drejtperdrejte te kreut fashist Benito Mussolinit, ing. Luigi Luiggi u detyrua te linte urgjentisht te gjitha impenjimet e tij zyrtare, ne Sylina ne Rumani, Genova ne Itali,  Tripoli ne Libi dhe Egjipt ne kanalin e Suezit apo personale ne Itali dhe ne cdo vend tjeter te botes. Luiggi do te njoftonte me nje telegram Ministrine e Jashtme italiane se do te nisej urgjentisht per Durres me date 30.4.1926 nga Brindisi me anijen Narenta e shoqerise Pulja dhe jo per ne Rumani. Ai ishte ngushtuar te ndryshonte agenden e tij dhe kerkonte nga agjensia e udhetimeve  West.Est nje bilete te re per nje kabine per trenin per Galats (Austri),nga ku me date 10.5.1926 do te merrte trenin Orient-Ekspres, per te arritur kuptohet me dy jave vonese ne grykederdhjen e Danubit ne Sylina ne Rumani me date 15.5.1926.

Ministri italian ne Durres Aloisi njoftonte Ministrine e jashtme italiane se me 1 maj 1926 sen Luigi Luiggi kishte mberritur ne Durres ku kishte takuar asistentin e tij Prof. Giovani Ugolinin, dhe kishte pranuar vendin e zjedhur prej tij per te ndertuar portin e ri

Pas njohjes me situaten ne gjirin e Durresit Sen.Luigi njoftoi legacionin italian ne Durres per nje histori te mundshme ryshfeti mes Ahmet Zogut dhe te derguarit te legates franceze  Alessandro  Lessona dhe bisnesmenit italian Ermengildo Pugni qe perfaqesonin projektuesin gjermano-austriak dott.Majerba. Pugni ne tentative per te larguar ing. Luigi Luiggi nga gara, e kishte njoftuar  se gjoja presidenti shqiptar Ahmet Zogu kishte pranuar dhe do ti besonte kontraten per projektin e Portit te Durresit ndermarrjes qe do ti ofronte atij nje rryshfet prej 1 milion lireta,  dhe 1 milion te tjera ne fillim te punimeve. Proj. Luigi kishte kerkuar menjehere prane Legazionit Italian ne Durres udhezime, se nese duhej te vazhdohej puna per projektin e Portit te Durresit, apo te largohej se bashku me ndihmesin e tij.

Legacioni Italian ne Durres i beri me dije ing.Luigit se ai nuk mundej as ta mendonte qe te terhiqej nga projekti i Portit te Durresit, pasi ky projekt ishte i nje rendesie te pa imagjinueshme politike dhe strategjike per palen italiane. Realizimi i projektit dhe pastaj edhe ndertimi i portit do te kishte per politiken italiane ne Shqiperi pak lidhje me llogjiken teknike te realizimit te kesaj vepre.

Nga ana tjeter ,Legazioni Italian i bente me dije ing.Luigi Luiggit ,se projekti per ndertimin e Portit te Durresit  dhe tharjen e kenetes se tij do te jepej nga qeverija shqiptare me konkurs te hapur dhe publik, nga nje komision tenderues dhe per qeverine shqiptare do te fitonte oferta me e mire.

Ky komision do te perbehej nga perfaqesuesit prane Qeverise Shqiptare qe ishin me se shumti inxhiniere dhe teknike italiane. Ing.Forges D’avanzanti qe ishte italian por edhe drejtori i pergjithshem i veprave qe do te realizoheshin me huane e SVEA,  do ti shkruante ing.Luiggit se me adjudikaten e parashikuar nga ligji shqiptar dhe te organizuar nga vete italianet do te fitonte ai projekt qe do te ishte “me i miri”, dhe jo grupi qe mund te arrinte nje marreveshje me Presidentin e Republikes.

Per kete italianet nga ana e tyre do te inskenonin nje gare mes dy sipermarrjeve. Ajo italiane do te fitonte sepse do te ofronte nje projekt me pak te kushtueshem, kurse ajo gjermano-austriake do te terhiqej ne menyre qe projekti per ndertimin e portit te ishte gjithsesi ne duart e italianeve.

Me date 3.5.1926 ing. Luigi Luiggi duke shfrytezuar kerkesen e protokolluar qe Ministria Botore i kishte drejtuar Sveas, qe kjo te ndermjetsonte per gjetjen e nje zyre projektimi per portin e Durresit, u prit ne nje  takim nga presidenti i Shqiperise Ahmet Zogu i cili shoqerohej nga Ministri i Puneve Botore Musa Juka.

Presidenti Shqiptar degjoi me shume vemendje relacionin dhe keshillat e Sen.Luigi Luiggi per ndertimin e Portit dhe tharjen e kenetes se Durresit.  Ahmet Zogu ishte per programin maksimal per portin e Durresit, qe parashikonte hidrotekniku i madh. Ai kishte ne mendje nje port te madh te perbere nga pjesa e portit afer bregut me thellesi 7.5-8m, portit ,e thellesi 9.5 m, Avan-portit me thellesi 11, ku mund te bregezoheshin anije me tonazh te madh, dhe shume te madh qe do te vendosej ne dy rrahjet (cekinat) e rades se qytetit, si dhe ne fund nje port te brendshem ne lagunen e Durresit aty ku porti kishte qene qe ne lashtesi. Kjo pjese e vepres marinare do te lidhej me portin dhe avan-portin me nje kanal te thelle ne fillim 4m, por qe ne te ardhmen do te shkonte deri ne -11m thellesi, ne drejtimin veri-jug, nga Gjiri i Palles ne brendesi te basenit te Portit te Durresit.

Kanali do te kthente kodrat e Durresit ne nje ishull dhe do te bonifikonte ujrat e ndenjura te Kenetes se Durresit. Keto ujra nepermjet kanalit do te lidheshin drejtperdrejt me detin. Ujrat e lagunes se Durresit do ti ngjanin atyre te lagunes se Venecias. Bazuar ne fenomenin e batices dhe te zbatices, do te kishim levizje te ujrave te ndenjura drejt detit dhe ujrave te kripura me te pastra nga  deti  ne brendesi te Lagunes se Durresit dhe anasjelltas. Ky fenomen do te pastronte ujrat e ndenjura dhe do te realizonte ndryshimin e mikro-faunes se zones me objektiv zhdukjen e shtratit natyror ku riprodhohej mickonja anofel, qe do te thoshte ndryshe zhdukjen e malaries dhe bonifikimin se zones mocalore te Durresit

Duke folur per Avan-Portin dhe avantazhet e tij ekonomike dhe politike Ahmet Zogu u shpreh se ky ne te ardhmen do ti sherbente anijeve te medha transoqeanike qe do te sillnin ne Shqiperi “Turiste Amerikane”, duke lene te kuptohet ne menyre piktoreske qe ne te ardhmen Porti i Durresit do te mund tu jepte azil anijeve te luftes amerikane dhe engleze, apo anijeve tregtare me tonazh te madh qe do te niseshin nga portet e medha engleze te atlantikut dhe qe mund te bregezoheshin ne Durres.

Presidenti shqiptar la te kuptohet se anijet e luftes anglo-amerikane do te ishin edhe si mjet presioni e kontrolli ndaj anijeve te luftes te marines italiane te cilat ne kuadrin e marreveshjes ushtarake mes dy vendeve patrullonin gjere e gjate brigjet shqiptare.

Nga ana tjeter nje port tregtar me thellesi te madhe nenkuptonte mundesine e tregtise se Durresit me portet e medha te Atlantikut qofshin keta porte te Anglise apo te Amerikes. Do te ishte me leverdi qe anije te medha te sillnin ne Durres mallra nga keto vende, keshtu Shqiperia do te thyente monopolin e mallrave italiane ne tregtine e saj te jashtme, si dhe ne tregtine e te vendeve te tjera te rajonit. Ndertimi i Avan-portit do te sabotohej nga pala italiane, dhe nuk do te realizohej.  Porti do te kishte nje basen te madh por relativisht te ceket. Baseni i madh do te ishte i parakohshem dhe do ti nevojitej trasporteve te vendit tone vetem pas 100 vjetesh por ai do te ishte projektuar  te mundesonte shkarkimin e nje brigade ushtarake italiane me te gjitha mjetet per luftim per 24 ore.  

Ne lidhje me madhesine e portit te Durresit dhe ngjashmerine e tij me porte te tjere si me ate te Livornos dhe ate te Barit ne Itali, ministri i Puneve Botore Musa Juka  kerkoi mendimin e projektuesit  ing.Luigi Luiggi.

Ne vetedijen e inxhinierit te famshem te hidroteknikes Porti i Durresit do te mund te ishte jo vetem i madh por edhe shume i vecante. Porti do te kishte kosto te larte dhe ne kushte shqiptare fondet mungonin. Punimet do te quheshin te perfunduara me ndertimin e Avan portit. Durresi do kishte vertete nje port te madh por te veshtire per tu realizuar duke u nisur nga karakteristikat e relievit ku ky port po ndertohej. Avan-porti ishte parashikuar te mbeshtetej ne cektinen majtas fenerit te kuq te kanalit natyror hyres ne vendin ku ishte mbytur anija austriake Lika dhe arrinte ne thellesi natyrore nga 8 deri ne 10m. Molot e Portit te Durresit te mbyllura nga ererat dominuese do te shkonin drejt thellesise ne formen e nje konkilje qe hapet ose te nje ventaglio. Ndertimi i Avan-portit do te krijonte mundesine e bregezimit ne Durres e te gjitha llojeve te mjeteve lundruese.

Ing. Luigi  parashikoi qe ne ate kohe pamundesine e shtetit te vogel dhe te varfer shqiptar, si dhe parave te pamjaftueshme te vena ne dispozicion nga shteti italian nepermjet huase se ngushte te Sveas qe te realizonte nje veper te tille me rendesi te jashtezakonshme rajonale e me gjere.

Ing.Luiggi ishte i mendimit; se politika dhe shteti shqiptar duhet te benin kujdes te vecante ne te ardhmen sepse vepra te tilla te medha ndertohen vetem nje here ne historine e kombeve te vegjel Vepra te tilla te medha duhen cuar deri ne fund, ashtu si jane projektuar, ato mund te modernizohen  por pa ndryshuar asgje ne aspektin tregtar, teknik, marinaresk dhe publik te vepres.

Ne pjesen e Lagunes ne lidhje me Kanalin e Madh, dhe me kanalet  dytesore, apo ne lidhje me portin e brendshem vepra hidroteknike do ti ngjante me shume Lagunes se Venecias,  kurse persa i perket portit dhe avan-portit ky do te ishte nje ansambel me vete i pa realizuar ne bregdetin italian, por i ngjashem me portin e qytetit te Dernes ne Libi. Porti do te kishte vec vepres se kalatave dhe dallgethyesve per secilin lloj te vecante te portit apo te “konkilies se Durresit” te mbeshtetur ne cektinen majtas kanalit natyror hyres, si karakteristike  thellimin e perhershem te kanalit natyror hyres, si dhe te vete basenit artificial te Portit qe do te krijohej nepermjet dragave apo mjeteve efozore, deri ne ndertimin e nje paratie mbyllese ne cektinen djathtas kanalit natyror hyres ne vendin ku ishte mbytur anija austriake Bregens. Ndertimi i kesaj paratie do te reduktonte veprimtarine efozore, nga punime praktikisht ne det te hapur, ne punime mirembajtje.

Porti do te realizohej ndryshe nga porti i Dernes, pra i ngjitur me qytetin e Durresit si pjese e pandashme e tij. Avan-porti i lidhur pastaj me hekurudhe ku dhe do te zhvillohej ngarkim shkarkimi i mallrave rifuxho, ne silos te tonazhit te madh ose sot me kontenier, do te ishte gjithsesi me larg qytetit, duke shmangur keshtu zhurmat dhe ndotjet, dhe duke i dhene hov atje ne mes te dy rrahjeve te qytetit te lashte  industrive marinare.

Molot afer qytetit me thellesi zhytjeje me te vogel do te krijonin mundesi per zhvillimin e tregtise, zones se lire, peshkimit, kantiereve te industrise marinare dhe turizmit apo edhe zanateve te lidhura thjesht me tregtine dhe trasportin e mallrave. Ne pjesen e fundit te basenit te brendshem do te krijohej nje hapesire ujore ku valzimi i detit do te ishte thuajse i pa perfillshem, qe do te krijonte edhe mundesine e zbritjes se hidroplaneve, qe do te lidhnin ne vitet 30 qytetin me Triesten dhe te gjitha qytetet e tjera marinare te Adriatikut. Durresi do te kishte hidroskalon e vetme civile ne historine tone.

Bulevardi kryesor i Durresit i projektuar ne forme spirance, nga ark.Brazini do te ishte konceptuar si zgjatim i bankinave dhe te ndertesave te Drejtorise se portit. Gjithe tokat e perftuara nga bonifikimet, permiresimet, ngritjet ne nivel do ti sherbenin industrise marinare, zones se tregtise se lire, hekurudhes dhe turizmit. Ngjitur me portin jashte tij, do te ndertoheshin lagjet e familjeve me te kamura ne palacinat e bardha  ne stil neo-liberty, te projektuara nga ark. Vittorio Morphurgo. Porti tregtar do te ishte zemra e qytetit rreth te cilit do te vertitej fati i banoreve te tij.

Per qeverine Shqiptare dhe per presidentin Ahmet Zogu punimet per ndertimin e Portit tregtar dhe te tharjes se Kenetes se Durresit duhet te nisnin dhe te vazhdonin se bashku ne te njejten kohe.

Ahmet Zogu theksoi notat e kembyera mes tij dhe Cianos si dhe Cavallaros ne lidhje me mundesine e pranimit te huase se shoqerise SVEA per Qeverine Shqiptare.

Ahmet Zogu kishte ratifikuar dekretin per huane e Sveas prej 50 milion fr.ar. vetem kur pala italiane e kishte  bindur se me keto para mund te realizoheshin keto dy vepra te medha (Porti dhe tharja e kenetes )per Durresin dhe Shqiperine, vepra te parashikuara te ndertoheshin me pare nga Austriaket  gjate Luftes e Pare Boterore. Per palen Italiane ishte e natyreshme qe me anen e Huase se SVEA-s, kerkohej te ndertohej nje port, per te cilin parashikohej te shpenzoheshin 8 milion fr.ar gati 1/5 e gjithe huase, i madh vertet por  aq sa te plotesonte nevojat e programit te tyre.

Ne te vertete sipas llogaritjeve te projektuesit Luigi Luiggi ndertimi i plote i vepres Portit te Durresit dhe Tharjes se Kenetes do te kerkonte atehere me shume se 20 milion fr.ar. ose gjysmen e huase se Sveas. Shuma u mbajt e fshehte nga pala italiane dhe nuk iu e be e ditur pales shqiptare.

Duke i shtuar kesaj shume ate qe  nevojitej per Ndertimet Publike ne Shqiperi  qe permblidhnin, Ministrite, Kazermat , Burgjet, Residencat e Presidentit (Mbretit Zog), Shkollat dhe Spitalet te parashikuara ne 10.8.milion fr.ar., duke i shtuar gjithashtu shumen prej 12 milion fr.ar qe nevoitej  per ndertimin e urave ne te gjithe Shqiperine qe ishin filluar me pare nga nje sipermarrje franceze e cila u zevendesua nga ndermarrje italiane, do te mbeteshin me pak se 10 milion fr.ar per rruget dhe per aeroportet shqiptare, te nevojshme per italianet per te realizuar programin e tyre te penetrimit ne Ballkan. Eshte e qarte se rruget i duheshin Shqiperise, pasi ato ishin ndoshta me keq se me kohen e Luftes se Pare Boterore. Rindertimi i tyre do te kishte kerkuar nje hua tjeter me vete, qe per qeverine franceze ne filllim dhe  palen italiane menjehere pas saj do te ishte e pamundur, pasi me te ardhurat e shtetit te varfer shqiptar nuk mund te perballoheshin kestet e huase.

Keshtu edhe nje here tjeter si ka ndodhur shpesh ne historine tone, Durresi dhe territori perreth do te paguanin per gjithe Shqiperine, si pasoje e politikes se gabuar dhe espansioniste italiane ne Ballkan  prapambetjes se trasheguar te vendit, dhe paaftesise se liderve shqiptare per te kuptuar zhvillimin e vertete dhe per te mos kompromentuar te ardhmen.( U desh Lufta Boterore dhe Traktati i Paqes qe porti ti mbetej shqiptareve).

Vepra do te mbetej ne mes. Keneta Durresit nuk do te thahej, Kanali i Bonifikimit nuk do te hapej, Avanporti nuk do te ndertohej ky projekt do te mbetej ne leter.

Ne nje takim te dyte me Presidentin e Republikes Ahmet Zogu, pala italiane dhe perfaqesuesit e Legacionit ne Durres ngulen kembe ne zbatimin pjese-pjese “in serie”te projektit te sen.Luigi Luiggi, duke patur parasysh shpenzimet e medha qe projekti parashikonte, te cilat ishin jashte mundesive qe ne ate kohe Shteti Shqiptar, qofte me ane te Huase se Sveas mund te perballonte.

Projekti do te organizohej ne menyre te tille qe kerkesat e Qeverise Shqiptare per nje port te madh, apo nje port te brendshem do te realizoheshin kur trafiku ne Portin e Durresit do te rritej.

Per palen italiane planet per pjesen e portit qe mund te ndertohej me ane te huase se Svea-s ishin:

Ndertimi i portit te Durresit ne thellesi prej 7.5 m ne zona te caktuara dhe te kanalit hyres ne thellesine 8.5-9 m duke parashikuar zgjerimin te hapesirave te nevojshme portuale brenda basenit kur te paraqiteshin nevojat. Porti  do te ndertohej i tille ne mbrojtje te kanalit te ardhshem qe do te pershkonte keneten e Durresit per arsye te bonifikimit te kesaj kenete.

Ne projekt do te parashikohej per tu ndertuar ne te ardhmen nje port i brenshem ne zonen e Lagunes

Ne bisedimet e metejshme mes sen.Luigi Luiggi dhe Ministrit te Puneve Botore Musa Juka, u vendos qe projekti per Portin e Durresit do te dorezohej ne fund te majit 1926 ne menyre qe te mund te fillonin punimet pergatitore. Ne keto bisedime u mbajt parasysh qe projekti i ing.Luigi Luiggi qofte projekti qe do te permblidhte te gjithe vepren, qofte ai fillestar per nje pjese te saj, do te kishin te perbashket nevojen e nisjes se bashku te punimeve, qe parashikonin si ndertimin e Portit ashtu dhe tharjen e Kenetes se Durresit. Qeverija Shqiptare do te jepte me adjudikate se bashku ndertimin e Portit te Durresit dhe tharrjen e kenetes me te njejtin emer. Keneta e Durresit megjithese do te projektohej se bashku me Portin dhe palet do te binin dakort ne fillim per nisjen e vepres, ajo do te thahej me vone me nje teknologji tjeter  me pak te kushtueshme. Relievi i saj do te mbetej pergjithnje i brishte me nevojen h24 te pompave hidrovore si dhe per punime te perhershme mirembajtjeje dhe bonifikuese, ndryshe qyteti permbytet. Palet nuk do te binin dakort per ndertimin e Avanportit. Italianet nuk kishin interes qe ne Durres ne te kishim nje port konkurrues me thellesi zhytjeje11m. Porti tregtar i Durresit me i madhi i shqiptareve, thesari i durrsakeve ka mundesi reale per tu zgjeruar, pavaresisht politikave te zgjedhura.

Koha ka ardhur, qeveria shqiptare duhet te kuptoje dhe te ndertoje vepren e munguar, Avanportin dhe basenin e tij ose Portin e Konteniereve ne dy rrahjet (cektinat) e bregut te Durresit.