Për dekada me radhë të gjithë pasionin e tij e gdhendi në dru. E nisi pasionin e tij që kur ishte fëmi, në zonën e Kolonjës, dhe vit pas viti u perfeksionua duke bërë që sot të konsiderohet një prej mjeshtërve të mirëfilltë të tabllove të gdhendura në dru. Është Xhaferr Laho, i cili jeton në qytetin e Durrësit, por është me origjinë nga Starja e Ersekës.

Pyjet e vendlindjes me shumëllojshmërinë e drurëve i dhanë frymëzimin e duhur, që nëpërmjet tyre të nxirrte në pah vetveten, duke latuar e gdhendur.

Në vitet e rinisë nisi pasioni që nuk u shua kurrë për të nxjerrë prej duarve vepra artistike të mirëfillta e të shumëkërkuara nga njerëzit.. Kur erdhi në Durrës, ai verejti se qyteti i standarteve kishte kërkesa për vepra serioze artistike dhe në këtë hulli ai vijoi punen e tij të suksesshme.

Tashmë Laho është i preferuari i shumë personave dhe ka zënë vend në shumë banesa e vila të vendeve europiane, të cilët duan di­çka të bukur nga arti ynë dhe kryesisht nga Durrësi.

Veprat më të shitura janë ato që ai ka realizuar me Nënë Terezën, Shqiponjat, Durrësin etj. Mjeshtri i gdhendjes së drurit, Laho flet me pasion dhe për drurët, të cilët marrin jetë në duart e tij e që ka ditur t’i transformojë në art.

K.H.