Durrsaku që me aparatin e tij ka fiksuar momente të veçanta të shumë brezave (VIDEO)

Postuar: 15/01/2018 - 21:01

   Të gjitha brezat pas vitit 1990, e njohin si Ladi fotografi. Ai u jep në dorë një foto çasti, duke memorizuar përgjithmonë një shëtitje të veçantë, apo një ngjarje të veçantë për secilin prej nesh në Durrës.

Ladi fotografi, për brezat para vitit 1990, njihet si ‘presori i muzikës’ dhe drejtori i kulturës në Manzë, i cili ngriti një grup të shkëlqyer instrumentistësh me të cilët kreu disa koncerte shumë të suksesshme në Itali, para viteve 90.

Tani, në moshën 70-vjeçare punon për hobi. Ai del rrugëve me disa prej aparateve të tij, ndërsa varur në qafë mban një Nikon të vjetër, të vitit 1950, i cili punon me shiritin e filmit. Pavarësisht se studiot e fotografive janë modernizuar dhe larja e fotografive ka dalë nga qarkullimi me erën dixhitale, pasionet ndonjëherë mbeten aty si në rastin e Ladit. Tani pothuajse të gjithë kanë një aparat në dorë, kanë kamerën e celularit e në çdo moment bëjnë foto duke memorizuar çastin.

I apasionuar pas fotografisë që në moshën 12-vjeçare, ai u step pasi i plotfuqishmi i lagjes nr.1, i kishte futur një shpullë fytyrës. Aso kohe, në moshën 12-vjeçare kishte siguruar një aparat dhe fotografonte vendet e bukura në Durrës, por duke fotografuar Torrën Veneciane ishte ndaluar nga i plotfuqishmi i lagjes. Ladi e la fotografinë për t’ju kthyer vite më vonë, pasi kishte eksperimentuar në art e në muzikë.

Prind i tre fëmijëve, dy prej të cilëve ndoqën rrugën e të atit, Ladi është një artist i dashur për të gjithë.

Në çdo stinë e gjen rrugëve të Durrësit, aty ku fikson çastin në jetën e përditshme. Ndjekim intervistën e tij dhënë për DurrësLajm: 

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot shënohet 2-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe që në Shqipëri është festë zyrtare.

   Memorie qytetare

Anastas Mima pranë nesh, në parajsën e kujtesës

   Në këtë libër kam kërkuar të tregoj historinë e një dinastie të madhe financiare nga dita e arritjes të parit të fisit (themeluesit të

Siguria është e tillë kur është e garantuar 100% në çdo pjesë përbërëse të saj: nëse po kërkoni cilësi, siguri dhe klas në një të vetme,

Mjeku Ashim Zogu, njihet si një prej atyre pak mjekëve të ndershëm në Urgjencën e spitalit të Durrësit I cili ka marrë të gjithë vlerësim

*Përpjekje për t'u kthyer në një institucion pushimi bashkëkohor

Nga Shefqet Kërcelli