Siguria është e tillë kur është e garantuar 100% në çdo pjesë përbërëse të saj: nëse po kërkoni cilësi, siguri dhe klas në një të vetme, zgjedhja juaj duhet të jetë “Marisa shpk”.

Fabrika e prodhimit të dyerve të blinduara, “Marisa shpk – BMV Porte Blindate” iu ofron të gjithëve mundësinë për të pasur një derë cilësore, të sigurt, estetikisht të bukur dhe me një teknologji të lartë, si dhe GARANCI 10-VJEÇARE!

Tashmë me një përvojë të gjatë në tregun vendas dhe të huaj, “Marisa” ofron dyer të blinduara nga më cilësoret, me materiale dhe aksesorë të sigurisë së lartë, të gjitha të importuara nga Italia.

Me shumëllojshmëri dizenjosh dhe ngjyrash, forma elegante dhe modele nga më të bukurat, këto dyer rrisin performancën e sigurisë suaj.

Për të maksimizuar ndjenjën e mbrojtjes dhe qetësisë së jetës së përditshme, porosisni tani te “Marisa”!

*“Marisa shpk – BMV” ka filluar aktivitetin në fillim të viteve ’90, duke operuar në tregun vendas dhe të huaj. Prodhimet janë të certifikuara sipas standardit ISO 9001 – 2000 të Komunitetit Europian. Me specialistët dhe stafin e saj teknik, “Marisa” i ka dhënë hapësirë krijimtarisë, shumëllojshmërisë dhe sigurisë së portës.

INFO RRETH KARAKTERISTIKAVE DHE VESHJES SË DYERVE

Portat kanë konstruksion të qëndrueshëm. Prodhohen me llamarinë të zinguar me spesor 0.8 – 1.5 mm. Kasa e portës dhe kontrakasa prodhohet me llamarinë të zinguar me spesor 1.5 – 2 mm.

Bravat janë të standardeve europiane dhe të sigurisë së lartë.

Montimi i kasës së portës bëhet me 8 përforcuese në mur, përveç 20 pikave të mbylljes në të dy krahët. Fisheku i bravës është i standardit europian i mbrojtur me cilindër, hapës i kufizuar, sy magjik me shikueshmëri 180 °. Portat kanë mbyllje fundore me gominë mbrojtëse nga pluhurat.

Shumëllojshmëri dizenjosh dhe ngjyrash. Materiali i përdorur MDF, material special i rimesuar, plastifikuar dhe rezistent ndaj agjentëve atmosferikë.

(Adresa: Maminas, 100 m nga autostrada

Tel: 069 20 57 025)

Shfletoni galerinë më poshtë për të parë një pjesë të koleksionit të dyerve, të prodhuara me mjeshtëri nga “Marisa”.

S.L.