Nga muaji dhjetor kur mori përgjigjen pozitive nga universiteti i Harvardit për të ndjekur studimet e larta atje, kanë kaluar rreth 6 muaj. Për Gred Brahon, ëndrra për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze do të jetë shumë shpejt e prekshme.

Ekselenti nga Durrësi tregon se nëse nuk do të ketë shtyrje apo vendime të tjera për shkak të pandemisë Covid-19, në muajin gusht ai do të udhëtojë drejt Bostonit, SHBA.

Tashmë kur edhe provimet e Maturës Shtetërore mbetën pas, Harvardi është më i prekshëm se kurrë më parë. Në një intervistë për DurrësLajm, 18-vjeçari Braho rrëfen se nuk e tremb aventura amerikane, përkundrazi ai mezi po pret të shkojë dhe të nisë studimet atje. Do të jetë larg familjes, por me shaka shprehet se tashmë prindërit do të mund ta fokusojnë gjithë vëmendjen e tyre tek vëllai më i vogël.

Ekselent përgjatë gjithë viteve të shkollës, Braho ka rrëmbyer shumë çmime të para në olimpiadat kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare në lëndën e matematikës. Në Harvard, Gredi do të studiojë për Matematikë të aplikuar dhe Shkenca kompjuterike.

Por a i është dashur këtij nxënësi të 10-ës absolute të lërë pas dore aktivitetet ku angazhohen bashkëmoshatarët e tij për t’ju përkushtuar mësimeve, a dha përgjigjen e duhur në pyetjen për Turin që u bë i famshëm nga provimi i letërsisë dhe cila është këshilla që ai jep për të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët siç thotë dhe vetë janë brezi që protestojnë sa herë e shohin të arsyeshme dhe flasin hapur për problematikat që i shqetësojnë?

Të gjitha këtyre pyetjeve, por dhe shumë të tjerave, Gredi u jep përgjigje në intervistën e mëposhtme.  

M.B.