Nga BUJAR QESJA

Mjeksia është fusha më e ndjeshme, ku në një formë a në një tjetër do t’i drejtohesh për derman. Pavarësisht nga mosha, në rolin e pacientit ke nevojë të diagnostikohesh dhe të sqarohesh për problematikat që krijohen. Kështu më ndodhi edhe mua, teksa prek Klinikën e parë Diagnostike të Radilologjisë në Durrës, krijuar nga miku ynë i paharruar doktor Eqerem Enesi. Të mos lodhet kërkushi të më ndryshoj mëndjen, për një tjetër vënd ku të kërkoj ndihmën e imazherisë, për ato halle që më dalin. Kjo për dy arsye të pa kundërshtueshme:

E para: është klinika e shokut tim, e mikut tim, i atij njeriu që takoheshim shpesh dhe flitnim pa pushim për Durrësin dhe durrsakët.

E dyta: është konkuruese, është cilësore dhe ndiqet nga një princ i ri i mjeksisë durrsake. Ai është djali i këtij miku që po shpjegoj, i Eqeremit tim, i Eqeremit tonë, Eugeni.

E kam thënë edhe në raste të tjera, sentimenti dhe malli i moshës tonë, veçanërisht për shokët dhe miqtë që na janë larguar dhe i shikojmë me sytë e mos-harresës, është shumë, shumë i dukshëm. Sapo kalova pragun e klinikës, m’u çfaq një foto kornizë i një formati normal dhe aty ishte fiksuar një portret, një bust. Trupi m’u drithërua. Harrova qëllimin që kisha ardhë dhe i qendroj përballë këtij portreti. Arsyeja e plotë pse më tronditi? I kërkova leje, në mos gaboj Gjenevefës, laborantes së klinikës, për t’a prekur këtë kornizë dhe mundësisht edhe ta fotografoja.

Ishte pamja e gjallë, i radiologut të njohur të spitalit të Durrësit, nga shefat e parë të radilogjisë durrsake, atij që mbaroi mjeksinë në vitin 1964 dhe që kish vendosur ti shërbente më tërë fuqinë e mëndjes dhe fizikut qytetarëve të vendlindjes së tij. Në atë portret pashë Eqerem Enesin, mikun tim të hershëm, atë durrsak që mezi pritja ta takoja kur isha i lirë, apo dhe kur sëmundja më diktonte ta merrja këshillën e tij. Fillova të flas me Eqeremin dhe ta pyesja se si ndjehej, kur shikonte të birin Eugenin e mirë, të urtë dhe që është njëqind për qind në hapat e babait. Me lotët e sapo dala nga sytë e një 69 vjeçari, njëri prej këtij lëngu hidhërues, ra në ballin e xhamtë të portretit. Dhe kaq u desh, që në imagjinatën time të flisja si dikur me Eqeremin tim dhe të bisedonim për Durrësin. Malli më kishte marrë shumë, aq sa zemra më dukej sikur kërkonte të dilte nga ai kraharor, që ishte çarë me 9 nëntor të vitit 2004 dhe të më diktonte mua një bisedë imagjinare me mikun tim të hershëm Eqerem Enesin.

Nuk mund ta besoja, se biseda e jonë me Eqeremin të mos ishte reale. Ai më pyeti se si jam me shëndet. Si e kam stomakun, që aq shkëlqyeshëm e zbuloi dhe i pari dha alarmin që të filloja mjekimin, diku nga mesi i viteve 90-të. Më pyeti për shumë gjëra dhe ndër to edhe për djalin:

-Si duket Geni Bujar! E kam merak, pasi dua që të eci në jetë, aq më shumë që trashëgon zanatin tim. Dua që durrsakët ta duan, pasi e kanë djalin e tyre. Unë i kam dashur shumë dhe bëhesha copa. Prandaj më thuaj Bujar, si shkon Geni?

Harrova përse kam ardhur. Laborantja priste ti tregoja, përse ndodhesha aty. Dhe i kërkova të falur për disa minuta. Të mos ma ndërpriste bisedën me Eqerem Enesin, këtë zotni të Durrësit tonë, këtë njeri që bëhej copash për ato që thërriteshin durrsakë, ishte një ndjenjë e përbashkët që e kishim që të dy në ADN-në tonë.

-Rri pa merak i shtrenjti im. Flas vazhdimisht me të dhe e ndjek në distancë, paçka se jetën dhe punët i kemi të ndryshme. Ajo që më gëzon është se sillet mirë, ka ecur shumë përpara. Punon në Klinikën Universitare, është neuroradiolog dhe përdor mjeshtërisht aparatin e rezonancës 3 Tesla. Është i vetmi aparat unik i këtyre parametrave në Shqipëri. Kjo bën të mundur rritjen e cilësisë së ekzaminimeve, metodat e reja diagnostike, që rrisin saktësinë e përcaktimit të tumoreve të sferës neurokirurgjikale. Pas specializimit në Paris, merret me ndërhyrjet neorologjike me sondë. Metodë shumë e avancuar. Këtë e bën Eugeni yt dhe Eugeni jonë.

Sapo e vendos portretin në vendin e vet dhe sapo lexoj një çertifikatë vlerësimi dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, Eqeremi e ndërpret bisedën dhe më vendoset fuqishëm në memorie, duke nxitur në fantazinë time një monolog dedikuar mikut tim të paharruar, atij zotnie të radiologjisë durrsake, që punoi mbi 40 vite në shërbim të njerëzve të çdo lloji. E kam ndjerë dhe vazhdoj ta ndjej, atë 6 qershor të vitit 2006, ku në një nga klinikat e Parisit, teksa tenton të vendosë një protezë kockore, ndalon krejt papritur në moshën 64 vjeçare, zemra bujare, zemra fisnike, zemra aq e ndjeshme dhe aq e prekshme për durrsakët, zemra e shokut tim, e mikut tim, i babait të Eugenit dhe Indritit, i bashkëshortit të Bales së dhëmbshur Eqerem Enesi. Lajmi më dërrmoi dhe largimi i paritur nga jeta më ligështoi, aq sa nuk jam mësuar dhe ta besoj se Eqerem Enesi, i ëmbli dhe i shtrenjti jonë nuk është në mesin tonë.

Dhe pse nuk e besova dhe vazhdoj të mos e besoj, se nuk jeton më Eqerem Enesi, bëra atë bisedë me portretin e tij të martën e 23 qershorit të vitit 2020.

Eqeremi, i biri i Osmanit, lindi në këtë tokë ku jemi lindur edhe ne, me 8 korrik 1942. Vetëm për pak ditë, do të ishte në 78 vjetorin e lindjes. Një moshë lehtësisht e kapërcyeshme. Radiologjia durrsake ka patur mbretër të vërtetë të zanatit dhe ndër to është e denjë të shkëlqej puna e jashtëzakonshme, pasionante, profesioniste, gjithnjë e përshtatur në shtigje të reja të zhvillimit të mjeksisë, i këtij njeriu të rrallë, i këtij mjeshtri të zbulimit të diagnozës, por edhe të kominikimit me emrin e palëkundur për të bërë historinë që i takon Eqerem Enesi. Kolegë të mikut tim gjithnë i ndezur në kujtesë, janë emra magjikë si Zef Kaçulini, Mustafa Cara, Agim Drita, Venianim Deçolli etj.

Eqerem Enesi punoi shumë, studioi dhe i qendronte punës në kokë, kërkonte dhe rrëmonte në të rejat e shkencës mjeksore dhe mbetet tejet i saktë, në përcaktimin e asaj që shikonte me sy të mprehtë të një profesionsti të jashtëzakonshëm dhe nuk gabonte në diagnozë.

Eh Eqerem Enesi! Durrësi dhe durrsakët të përcollën për në banesën e fundit, me shkëlqimin e një fitimtari. Dhe ti je sistemuar në banesën e përtejme, për të mbetur në banesën e këtejme të memories tonë, që gjithnjë mbetet e gjallë dhe e freskët kur është fjala për ty Eqerem Enesi.

14 vite pa ty doktor Eqeremi, por gjithë jetën tonë me ty i paharruari dhe mbreti i memories tonë. Ti ishe dhe mbetesh zotnia i radiologjisë! Dhe kjo përmbledh gjithçka të asaj që quhet jeta 64 vjeçare, i këtij kalorësi të mjeksisë së Durrësit me emrin aq drithërues dhe nderues Eqerem Enesi.