Gjuetia pa kriter rrezikon shumë specie

28/10/2012 - 00:00

Një foto e rrallë që po e botojmë në faqet e gazetës “Dyrrah” na shpie thellë në mesin e viteve të shekullit të kaluar. Ishin vitet e para të pasçlirimit të vendit dhe Shqipëria është përfaqësuar në Olimpiadën  Ballkanike të Sofies me dy ekipe “ushtarake” si vend pjesëmarrës në koalicionin fitues në Luftën e II Botërore. Në foton eksluzive janë ekipet e gjuetarëve durrsakë që morën pjesë në qitjen me piatel si dhe ekipi i volejbollistëve të “Partizanit”. Pjesëmarrja e qitësve të ekipit të gjuetisë nga Durrë
<p>&nbsp;</p> <h6>Një foto e rrallë që po e botojmë në faqet e gazetës &ldquo;Dyrrah&rdquo; na shpie thellë në mesin e viteve të shekullit të kaluar. Ishin vitet e para të pasçlirimit të vendit dhe Shqipëria është përfaqësuar në Olimpiadën&nbsp; Ballkanike të Sofies me dy ekipe &ldquo;ushtarake&rdquo; si vend pjesëmarrës në koalicionin fitues në Luftën e II Botërore. Në foton eksluzive janë ekipet e gjuetarëve durrsakë që morën pjesë në qitjen me piatel si dhe ekipi i volejbollistëve të &ldquo;Partizanit&rdquo;. Pjesëmarrja e qitësve të ekipit të gjuetisë nga Durrësi është një nga pjesëmarrjet e para të vendit tonë në këtë lloj veprimtarie ndërkombëtare.</h6> <h6>Fotografia që na sjell ekipin durrsak të qitësve pas kaq shumë vitesh është bërë në kryeqytetin bullgar të Sofies në vitin 1948. Ajo është bërë në stadiumin e kryeqytetit të Bullgarisë Sofie ku dhe është zhvilluar Olimpiada Ballkanike. Në foto janë fiksuar pjesëtarët e ekipit të gjuetarëve të cilët sipas dëshmisë së të birit të Dudës, Vasil Aleksit janë: Koço Beligradi, Shaqir Deliallisi, Ymer Muhaxhiri dhe Dudë Aleksi.&nbsp;</h6>

 

Gjuetia është një sport i hershëm në qytetin e Durrësit. Fotot e mësipërme që i përkasin viteve të pasluftës e dëshmojnë më së miri këtë gjë dhe nuk kanë nevojë për koment. Madje gjuetarët durrsakë përveç faktit se e ushtronin këtë sport për pasion, ishin të pranishëm në shumë veprimtari sportive ndërkombëtare si p.sh. rasti i Olimpiadës së Sofjes.

Që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite, por pasioni për gjuetinë nuk është zbehur, madje në vitet e tranzicionit është shtuar ndjeshëm numri i atyre që e ushtrojnë këtë sport në mënyrë të paligjshme. Ky është shqetësimi kryesor që ngrejnë shoqatat e gjuetarëve kudo në Shqipëri. Në Durrës, raste të abuzimeve të tilla nuk kanë munguar, madje janë kryer edhe nga shtetas të huaj, disa prej të cilëve janë ndjekur penalisht.

Sezoni i gjuetisë ka pak javë që ka nisur dhe gjuetarët profesionistë në Durrës e Kavajë janë vënë në kërkim të gjahut. Krahas shqetësimit që ngrejnë për pakësimin e kafshëve dhe shpendëve të egra, ata lëshojnë apelin për kontrolle më të rrepta kundrejt kundravajtësve, që me veprimtarinë e tyre të paligjshme po e dëmtojnë mjaft faunën e pasur të këtyre zonave.

Problemet e gjuetarëve durrsakë

Lagunat e bregdetit të Durrësit të njohura në mbarë vendin kanë qenë mjaft të pasura në lloje shpendësh dhe kafshësh të egra. Shoqata e gjuetarëve të Durrësit “Pali Rroco” ka lëshuar alarmin për shumë lloje që tashmë janë zhdukur ose janë në zhdukje e sipër. Në bashkëpunim me policinë ata kanë ndërmarrë kontroll në zonat e gjuetisë në zonën e Bisht Kamzës e deri në Rodon. Në lagunat e Shën Pjetrit ekipi i policisë pyjore dhe asaj të rendit ka sekuestruar edhe armë gjahu pa leje.

Asti Hanxhari thotë se shoqata ka shumë probleme shqetësuese siç është fakti se janë të pajisur me armë zjarri rreth 3500 gjuetarë, ndërsa kuotacionin e kësaj shoqate e kanë paguar rreth 410 vetë. Ai thotë se kontrollet për gjuetinë e paligjshme duhet të jenë më të shpeshta dhe më efikase nga pyjorët. Kjo sepse gjuhet edhe jashtë ditëve të miratuara për gjueti gjatë javës. Hanxhari shpjegon se gjuetia lejohet vetëm në fundjavë në ditët e premte, të shtunë dhe të dielë, ndërsa gjuetarët e zonave rurale kryesisht këtë aktivitet e ushtrojnë gjatë gjithë javës.

Një problem është edhe gjuetia me armë pa leje, pasi gjuetarët dyshojnë se ka armë të tilla në komunitet duke u nisur edhe nga fakti se policia e Durrësit në shumë raste ka arritur që të sekuestrojë në banesa armë pa leje.

Franko Tufa, një gjuetar i vjetër profesionist në Durrës ka shumë vite që gjuan në brigjet e lagunave dhe thotë se tashmë gjuetia ka degraduar. Nëse para disa viteve lagunat ishin mjaft të pasura, tashmë duket lehtë varfëria e zonës edhe për një person të zakonshëm që banon në zonat e njohura dhe jo më për një gjuetar. Shumë lloje shpendësh dhe kafshësh janë zhdukur dhe e gjithë kjo nga gjuetia pa kriter që bëhet nga gjuetarë jo profesionistë, të cilët gjuajnë edhe me mjete të ndaluara imituese që shkatërrojnë faunën.

Nëse para disa viteve lagunat ishin mjaft të pasura, tashmë duket lehtë varfëria e zonës. Shumë lloje shpendësh dhe kafshësh janë zhdukur dhe e gjithë kjo nga gjuetia pa kriter që bëhet nga gjuetarë jo profesionistë, të cilët gjuajnë edhe me mjete të ndaluara imituese që shkatërrojnë faunën

Për shembull, rosa e egër sado që gjuetia e saj është e ndaluar gjuhet natën dhe tashmë nuk qëndron më në këto hapësira. Njëkohësisht janë zhdukur në zonë krejtësisht lepuri i egër, thëllëza e fushës, fazani etj. Këtu ndikon edhe gjuetia që bëjnë gjuetarët e huaj, të cilët zakonisht gjuajnë me mjete gjahu automatike dhe me imituesa.

Masat që duhen marrë

Gjuetarët thonë se edhe gjuetia për tregti tashmë ka pjesën e saj të dëmit. Kjo sepse gjuetarët, madje edhe familjarë të ndryshëm, përdorin armë zjarri për të vrarë sa më shumë shpendë, të cilët shiten më pas në restorante të shtrenjta me çmime të kripura.

“Ne kemi kërkuar,- thotë Lelo Aleksi,- që në mbyllje të sezonit të gjuetisë të bëhet vulosja e të gjitha armëve, kontrolli i gjendjes teknike të tyre dhe vetëm me fillimin e sezonit të ri të bëhet rihapja e tyre me komision”. Duke u nisur edhe nga numri i aksidenteve që kanë ndodhur me plagosje në gjueti, Kryesia e Gjuetarëve Durrsakë, në një relacion të sajin për armët, thekson se duhen evidentuar dhe ndëshkuar në mënyrë të rreptë të gjithë ata prindër që u japin armën pa asnjë përgjegjësi fëmijëve dhe të miturve dhe për fatin e keq ato nuk janë pak thonë gjuetarët.

Kreu i sektorit të policisë pyjore, Haxhi Bici, thotë se nga Drejtoria Pyjore janë marrë masa për të ndaluar gjuetinë e paligjshme, por sërish  problemet janë të shumta. Në qarkun e Durrësit, i cili përfshin edhe rrethin e Krujës numri i gjuetarëve është rreth 6500, ndërsa të anëtarësuar në shoqatën e gjuetarëve janë rreth 410 vetë.

Ai thotë se për të mbrojtur zonën që ka nën juridiksion kjo polici do të zhvillohen kontrolle të vazhdueshme dhe masat administrative, përveç gjobave të rënda do të shkojnë deri në sekuestrimin e armëve të gjahut sikurse është vepruar në disa raste. “Disa gjuetarë janë gjobitur deri në vlerën 80 mijë lekë të reja. Ne po e ndjekim me shqetësim fenomenin e gjuetisë së paligjshme,- thotë ai,- prandaj kemi marrë masa të përbashkëta me Shoqatën e Gjuetarëve.

STATISTIKA

-         Në qarkun e Durrësit numri i gjuetarëve është rreth 6500, ndërsa të anëtarësuar në shoqatën e gjuetarëve janë rreth 410 vetë.

-         Rosa e egër sado që gjuetia e saj është e ndaluar gjuhet natën. Janë zhdukur në zonë krejtësisht lepuri i egër, thëllëza e fushës, fazani.

-         Disa gjuetarë janë gjobitur deri në vlerën 80 mijë lekë të reja për shkak se kanë ushtruar gjueti të paligjshme.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

(Trendi Evropën për të rënët, jo plehrinat dredharake’’pa uniformë e pa armë’’, të shpikura në gjirize mitomanësh të korruptuar…)

Ishte vetëm 13 vjeç, thuajse fëmijë, kur hipi për herë të parë në një anije.

Për 84 vjet me rradhë qëndroi në qendër të qytetit, duke u kthyer në një nga simbolet e Durrësit, pjesë e memories kolektive të shumë bre

Një sërë fotosh të publikuara sot në faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës i përkasin periudhës së viteve 1960-1970  në portin më t

Prof. Dr. SHYQYRI ALIAJ

TËRMETET NË SHQIPËRI – SA TË SHPESHTA DHE TË RREZIKSHME JANË?