Histori/ Beteja detare e Durrësit në Luftën e Parë Botërore!

15/09/2020 - 20:24

Nga Aleksandër Cangonja

Dy anije siluruese Austriake mbyten para Durrësit.

Agjensia “Stefani” Rome 30 Dhjetor në darkë komunikon:

Dje në mëngjes një anije eksploruese dhe pesë anije siluruese armike(Austriale) u paraqitën përpara Durrësit për ta bombarduar, por dëmet kanë qenë të parëndësishme.

Ata u sulmuan nga anijet tona dhe aleate, të cilat në dalje të detit anijet siluruese “Triglav” dhe “Lika” u mbytën. Të mbijetuarit e ekuipazhit të kësaj të fundit rreth 100 marinarë u burgosën. Gjithashtu dhe një avion armik u eliminua nga anijet tona të cilat u rikthyen të gjitha të padëmtuara".(1)

Shtypi italian e komunikon këtë lajm duke shprehur supermacinë e saj ushtarake në detin Adriatik kundrejt rivalit Austro-Hungarez, e cila në përplasjen e pare që ndodhi në brigjet e Durrësit arritën të mbysnin dy anije të mëdha siluruese ushtarake të flotës Austro-Hungareze si “Triglav” dhe “Lika” të ndërtuara rreth viteve 1912-1913 në kantierin “Danubius” të Fiumes apo Rijekën e sotme. Nga të dhënat e këtyre dy anijeve del se ato ishin të gjata rreth 89 metra dhe të gjëra rreth 9 metra, pesha rreth 800 ton. Anijet ishin të armatosura me nga 8 topa (2). Fundosja e këtyre dy anijeve nga anijet Italiane përbën një humbje të madhe për marinën perandorake të luftës.

Referencë:

1) Gazeta e Bolonjës “Il Resto del Carlino – La Patria” 31 Dhjetor 1915.

2) Austro-Hungarian Navy.

Fotot e mëposhtme: Gazeta italiane që pasqyron lajmin dhe anije Austro-Hungareze të mbytura në portin e Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë Presidenti i Republikës dekoroi Avni Rustemin me dekoratën më të lartë me rastin e  125-vjetorit të tij të lindjes.

- Durrësi dhe durrsakët nuk kanë për ta harruar birin e tyre

*Një nxënës i vitit 1945 kujton ditën e parë në gjimnazin e parë të Durrësit...

Nga Gëzim KABASHI

Anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Aleksandër Cangonja, ka publikuar në rrjete sociale një dekret interesant të kohës kur Ahmet Zogu is

“Jul Cezari ka qënë një nga personalitetet  historike që luajti një rol të madh në skenën e historisë botërore.

Xhamia e madhe e Durrësit është një vepër e investuar nga tregtarët besimtarë të qytetit, e cila nisi të ndërtohej në fillimin e viteve '