HISTORI/ Kur rroga e arkitektit e kalonte atë të kryetarit të bashkisë së Durrësit!

08/09/2020 - 21:57

Nga Aleksandër Cangonja

Ne vitet '30 të shekullit të kaluar në qytetin e Durrësit filloi të ketë një “boom” ndërtimesh tē reja dhe të bukura. Shkak u bë tërmeti i madh i vitit 1926, i cili shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha materiale duke shembur ndërtesat të cilat ishin vendosur ku është sot bulevardi “Tregtar”. Mbas tërmetit të 1926 për afro 15 vite Durrësi u rindërtuar plotësisht, u ngritën godina qeveritare dhe private duke e zbukuruar qytetin dhe duke i dhënë një pamje bashkëkohore.

Duke pasur një zhvillim kaq të madh në kohë shumë të shkurtër autoriteteve lokale i lindi nevoja që në organikën e tyre të kishin dhe një arkitekt, i cili do ndiqte punimet e objekteve private nëse i përmbaheshin planit rregullues të qytetit. Me datë 2 gusht këshilli i ministrave i kryesuar nga kryeministri Pandeli Evangjeli i propozon mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogut shtimin e një arkitekti në kuadër të bashkisë Durrës. Dhe me datë 13 Gusht 1934 mbreti Ahmet Zogu aprovon propozimin duke i shtuar kështu bashkisë Durrës një arkitekt në organiken e saj.

Por ajo që është e cuditshme është fakti se arkitekti që do punojë në bashkinë Durrës do paguhej me 500 franga ar në muaj, ndërsa rroga e kryetarit të bashkisë shkonte 360 franga ari në muaj, pra dukej qarte rëndësia e arkitektit në zbatimin konform ligjeve të planit rregullues të qytetit në atë kohë!

Me poshte ne foto jane: plani rregullues i qytetit te Durresit, Organika e administrates se bashkise se Durresit, godina e bashkise se Durresit, dhe dekreti i mbretit Ahmet Zogu per shtimin ne organik te bashkise Durres nje arkitekt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: