Një sërë fotosh të publikuara sot në faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës i përkasin periudhës së viteve 1960-1970  në portin më të madh të vendit. Fotot rikthejnë në memorie punën e brigadave të punonjësve dhe të elektrovinçave për përpunimin e anijeve tregtare, si dhe aktivitetin e ofiçinës së portit detar.

Disa prej fotove pasqyrojnë edhe veprimtarinë e bigës së madhe lundruese në të njejtën periudhë.