Nga Aleksandër Cangonja

Historia e Mark Kodhelit një personazh i cili ka shërbyer në funksione të ndryshme në administratën e mbretërisë Zogiste si konsull në Bari apo dhe prefekt në qytete të ndryshme, i cili në momentin e fundit kur pa që “varka” do fundosej, largohet nga vendi dhe për më tepër i bën thirrje popullit shqiptar që t’i presin ushtarët e Italisë fashiste me lule. Por ajo që e kthen në gazmore historinë është se në kohën para pushtimit Italian, policia sekrete Zogiste vendosi të mbikqyrte disa persona të rëndësishëm si funksionarë shteti apo biznesmenë të cilët kanë lidhje miqësore me italianët. Një personazh i tillë ishte dhe Omer Fortuzi një biznesmen i madh i cili ishte bashkepronar me investitorë italianë, ai përgjohej nga shërbimi informativ i mbretërisë, të cilët informacionin ja përcillnin Harito Haritos, shef i zyrës së shërbimit sekret por gjithashtu dhe prefektit të Durrësit Mark Kodhelit, ku ky i fundit do arratisej për në Itali mes datave 5-6 Prill 1939 dy ditë para pushtimit italian.

Thirrja e Mark Kodhelit e botuar tek gazeta italiane “La Stampa”.

Titulli:

“Fjalë të sinqerta dhe të forta të ish-prefektit të Durrësit”.

Ja teksti i fjalimit të mbajtur sonte në radio Bari nga ish-prefekti i Durrësit, Z. Mark Kodheli:

Vëllezër Shqiptarë

Prefekti i Durrësit ju flet!

Ngjarjet e sotme nuk janë më shumë se hapi i një politike të mashtrimit dhe jo të sinqertë i Zogut kundrejt italisë. Qysh nga viti 1928 kur u proklamua mbret vecse me vullnetin e Italise Fashiste, atdheu shpresonte ditë më të mira nga momenti që nuk i mungonte gjë nga ndihma dhe mbështetja morale dhe materiale e Italisë Fashiste e cila deri me sot ka shpenzuar në Shqiperi shuma të mëdha. Të gjitha ato shuma kolosale, në vend që të përdoreshin për zhvillimin e vendit dhe për përmisimin e jetës së popullit, ato kanë shërbyer për të mbushur xhepat e disa në krye të cilave ishte Zogu. Jeta e tij u bë një jete luksi, gjithashtu edhe të gjithë princave dhe princeshave që u krijuan pas tij, si edhe nga e gjithë ajo trupe që të kujton vetëm kohët më të largëta të mbretërve absolutë dhe vampirëve të popullit te tij. Shtëpia e shtetit dhe shtëpia e Zogut u kthye në një e përbashkët. Shpenzimet e tij nuk kishin as masë as limite. Mjaft të kujtojme milionat që janë harxhuar për diamantet dhe bizhuteritë e princeshave, për udhëtimet e tyre jashtë shtetit, ndersa populli Shqiptar vuante nga uria. Por nuk mjafton kjo, madje edhe shumat nga bamirësitë e huaja për të varfërit tanë shkuan në xhepin e Zogut.

E gjitha kjo me pak fjalë ju shërben për të ditur se cfarë ishte regjimi tij dhe cfarë ishte ai vete. Në këtë situatë fatkeqe në të cilën ai i solli popullit të tij, Italia e lidhur me Shqipërine me një pakt aleance tha: MJAFT ! E ke mbushur kupën.

Ky është shkaku i ngjarjeve të tanishme.

Vëllezër Shqiptarë!

Musolini që ka treguar me prova që është një mik i vërtetë i popullit Shqiptar, do e shihni që do mbajë fjalën e tij se don një Shqipëri të bashkuar, të pavarur dhe vitale. Pra qëndroni të sigurtë se ushtria që ka zbarkuar në Shqipëri ka këtë mision: për të sjellur rregullin, paqen, dhe drejtësinë të cilan Zogu i zhduku.

Kini besim dhe mos dëgjoni ata që thonë të kundërtën.

Rroftë Shqipëria ! Rroftë Italia dhe Ducja!

Referenca:

Gazeta “La Stampa” dt 07.04.1939

Foto e Mark Kodhelit dhe firma e tij mundësuar nga historiani Kastriot Dervishi!