Nuk ka qytet në Shqipëri për të cilin të jetë shkruar më shumë se sa për Durrësin, po ashtu edhe për portin e tij. Bashkëjetesa e portit me Durrësin është e hershme, sa që vazhdon të diskutohet pyetja: U ndërtua qyteti pranë portit, apo porti pranë qytetit?

Në 3000 vjetët e historisë së tij qyteti ka marrë emërtime, të cilat vazhdojnë të përdoren njëlloj siç përdoreshin në antikitet dhe në mesjetë.

Duke nisur që nga historianët e parë, që në shek e 5-të p.e.r. Durrësi është përmendur me mijra herë nga udhëtarë, politikanë, oratorë, poetë e historianë.

Gjatë shekujve të fundit porti e humbi rëndësinë e tij fillestare. Mjetet lundruese të udhëtarëve dhe të mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.

Fotot e mëposhtme, të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës, janë gjetur në libra studimorë apo në rrjete sociale. Ato dëshmojnë situatën e portit të Durrësit në fillim të shekullit të XX-të, në prag të shpalljes së Pavarësisë.