Histori/ Si u tentua të prishej nudoja e Bankës së Durrësit

16/04/2019 - 20:44

Nga BUJAR QESJA*

Niko Hercek, basketbollisti mitik i Lokomotivës, që rregjistron vitin e 81-të lindjes, vazhdon të më vizitojë hera herës në vendin tim të punës. Në një pasdite nga këto të fundit, më la gojë hapur me një rrëfim të papritur, por shumë drithërues. Kam thënë për Hercekun, që zotëron një kulturë për t’ia patur zili. Sporti e bëri të famshëm, por kultura e tregon njeri të formuar dhe rrezatim i qytetarisë durrsake.

Si lindi çmenduria?

Në luftën absurde kundër fesë dhe zakoneve prapanike në vitin 1967, një i “mënçur” hodhi idenë se me këtë rast, duhet prishur edhe vepra monumentale mbi bankën tregtare të Durrësit (BKT). Personifikimi mitologjik i gruas trime dhe luftëtares ilire Teuta, kishte tërhequr vëmëndjen e një krijuesi të famshëm italian. Por ajo është punuar nudo, duke e bërë më tërheqëse këtë vepër unikale. Durrësi e ka të shenjtë këtë punim të një niveli të lartë artistik. Bashkia e Durrësit, Vila, Vollga dhe Banka, janë katër shenja pikante të projektuara dhe zbatuar në harkun kohor 1920 – 1930 nga arkitektë të spikatur italianë.

Po pse mund të trëmbeshin nga një nudo artistike?! Një lloj konservatorizmi dhe patriarkalizmi primitiv. Shikohej si një imoralitet, që binte ndesh me botkuptimin komunist të kohës. Veprat e realizmit socialist, ku e prezantonin njeriun e ri, me muskuj, kominoshe, duke shtyrë një karrocë, apo duke i dhënë një traktori në arë, duke rrahur hekurin me çekan, apo duke riparuar ndonjë plug, duke hedhur farën në arë, apo duke korrur grurin me drapër.

Ky njeri i ri, ndjenjat i kishte politike dhe jo morale –njerëzore, që buron nga dashuria reciproke ndërmjet të rinjsh, kumunikimi i sinqertë dhe me ndjenjë, nga simpatitë e bekuara nga Zoti etj. Jo, jo! Ky njeri duhej të vishej me kallupin e absurditetit dhe me klishetë e njohura dhe të parapërgatitura. Parë kështu nudoja e Bankës, prishte punë, pasi përhapte të keqen dhe binte ndesh me parimet që predikoheshin. Prandaj si në çdo gjë të vlefshme, shprehje e trashigimisë duhej shembur, prishur a dëmtuar.

Dhe kjo ide e tmerrshme, gjeti terren. Mungesa e vizionit, besnikëria e tepruar ndaj vijës, bindja se ky veprim do të miratohej nga publiku i ngurtë, arriti në vendimin e frikshëm: të prishet nudoja e Bankës së Durrësit, si një vepër imorale dhe që përhapte çthurje dhe degjenerim. Por e mira nuk ishte dorëzuar. Mënçuria gjithnjë fiton mbi budallepsjen dhe hutimin, mbi nxitimin dhe injorancën. Dhe ja se si ndodhi!

Truku i mençur i Vangjel Toçit

Eh Vangjel Toçi! Durrësi dhe durrsakët, i detyrohen shumë kësaj figure simbol. Një kulturë e mirfilltë qytetare ky Vangjel Toçi, që ndonëse i strehuar prej vitesh në nëntokën mëmë, mbetet kurdoherë i gjallë dhe dritshpërndarës. Mbi trupin e Teutës së lashtë, u hodhën hordhitë. Mbi kulturën dhe historinë, kishte shpërthyer antikultura dhe antihistoria. Me dalta dhe çekiçë të fuqishëm, filluan të goditnin mbi trupin e Teutës. Por fiziku i saj i fuqishëm duronte dhe nuk ankohej. Dhimbjet ishin të tmerrshme, por Teuta jonë, legjendarja e jonë, trimëresha e jonë, nuk jepej. Aty kuptohej vlera e jashtëzakonshme, i arkitektit të njohur italian Vittorio Ballio Morpurgo, pse e kishte zgjedhur këtë lloj monumenti dhe e kishte vendosur në kulmin e punimit të tij historik. Banka e Durrësit, banka e parë shqiptare e ndërtuar në vitin 1928.

Goditjet vazhdonin dhe Teuta jo vetëm nuk dëmtohej, por zbukurohej më shumë. Italianët sikur e kishin parashikuar këtë lloj herezie, që nuk kursente dhe monumente klasi me vlera të jashtëzakonshme historike dhe muzeale. E keqja insistonte. Të shembej me çdo kusht, kjo e përdalë në mermer. U thërrit në ndihmë ushtria. Xhenjerët profesionistë, e studiuan me sa mund këtë lloj ndërtimi origjinal të bankës. Dhe u dorëzuan. Nëse do të përdoreshin lëndë shpërthyese, binte e gjithë kubeja prej kristali e bankës dhe çdo gjë pas kësaj mbaronte. Gjë që nuk bëhej. Dilemat u shtuan. Por edhe insistimi, për ta dëmtuar me patjetër ishte gjithnjë në fuqi.

Dhe i mënçuri ynë Vangjel Toçi dha një ide të pakundërshtueshme. Në fillim u pa si me dyshim, pastaj u mbështet. E çfarë ishte kjo ide!!! Politikës Vangjeli ynë iu përgjigj me “politikë”. Takoi autoritetet dhe i çfaqi mendimin e tij.

-Të vendosim një banderolë në të gjithë gjatësinë e Teutës, ku të shkruhet:
“Ç’thotë Partia bën populli dhe ç’don populli bën Partia”. Dhe me këtë rast, vazhdon të përmbushë idenë e tij Vangjel Toçi, e mbulojmë Teutën dhe ajo fshihet dhe nuk shikohet nga njerëzit.

Ky mendim iu duk interesant, atyre që kishin në dorë ta bënin këtë gjë. Dhe kështu u veprua. I atribuohet Vangjel Toçit, historianit dhe arkeologut tonë të famshëm, që mbi bankën e Durrësit, qendron e qetë dhe na vështron të gjithëve Teuta, luftëtarja e famshme e Ilirisë.

Faleminderit Vangjel Toçi!

Durrësi dhe durrsakët të janë mirnjohës për jetë, për atë që ke bërë për ta.

Teuta e tanishme është shpëtimi yt.

*Mjeshter i madh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Nikolla Sudar

Sulë Gallaj, Xhemal Kruja, Cen Gurabardhi

Më 26 shkurt 1959, udhëheqësi Enver Hoxha, i cili pushonte në vilën e bllokut në Plazh, kishte inspektuar rrugët dhe sheshet.

Faqja në Facebook “Na ishte dikur” ka publikuar dy foto të Durrësit, realizuar në vitet 1990 dhe 2015 nga Kozma Borova.

Flamuri është një djalë i ri nga qyteti i Durrësit, ku ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij fati është treguar i padrejtë, pasi është me af

Burimi: Vjetari i Mbretërisë së Shqipërisë, viti 1940.

Porti i Durrësit është më i madhi në fund dhe një aset i rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhurat e qytetit bregdetar.