HISTORI/ Xhamia e madhe e Durrësit

02/09/2020 - 22:53

Xhamia e madhe e Durrësit është një vepër e investuar nga tregtarët besimtarë të qytetit, e cila nisi të ndërtohej në fillimin e viteve '30 të shekullit të kaluar.

Sebep i ndërtimit të kësaj xhamie të madhe (më e madhja në Shqipëri për kohën, ndoshta dhe sot mbas asaj të Tiranës) u bë zgjerimit i sheshit "Liria", i cili jo pa shkak dhe arkitektët italianë, të cilët ideuan atë qëndër qyteti për të cilën krenohemi dhe sot, e vendosën xhaminë në kodrinën në krah të bashkisë duke i dhënë një pamje madhështore, e cila për kohën ishte objekti i vetëm që dallohej në çdo cep të qytetit ( për shkak të ndërtimeve të ulëta të asaj kohe).

Mbas vitit 1967, regjimi komunist ndaloi predikimin e feve në vend nën moton "feja është opium për popullin" duke i mbyllur, shkatërruar dhe shndërruar objektet e kulteve fetare, dhe xhamisë së madhe i ndërruan destinacionin duke kthyer në të ashtuquajturë pallat "Rinie" një sallë aktivitetesh të ndryshme dhe në një lokal bar bufe.

Fatmirësisht, pas vitit 1991, prona ju kthye të zotit, pra Zotit dhe xhamia u hap sërisht për besimtarët durrsakë dhe vazhdon qëndron akoma dhe sot kryelartë në qëndrën historike të qytetit!

*Marrë nga Facebook-u i anëtarit të KB-së Durrës, Aleksandër Cangonja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: