Homazh dhe nderim për ata që i dhanë shumë qytetit të Durrësit (FOTO)

20/02/2020 - 17:16

Nga Soren Dedja Njala

Sot me 20 Shkurt, ne kete pervjetor te lindjes se Gjyshit tim te ndjere qe perkon dhe me 100 Vjetorin e Klubit Shume Sportesh TEUTA, kam vendosur te bej nje homazh ndryshe. Nje homazh dhe kujtim per te gjithe ato figura legjendare te qytetit tone dhe vecanerisht sportistet qe nuk jetojne me apo jane ne pleqeri , Ata qe shkruan historine ne sportin e lojrave me dore, ne art, kulture dhe jo vetem, e vecanerisht ne Basketbollin durrsak sepse ky sport mbetet pika ime e dobet dhe pasioni i zemres qe ne femijeri. Ne fillimet e klases se 4 fillore me nje top basketbolli ne dore dhe canten ne krahe, ne deren e Pallatit te Sportit Durres takova per here te pare dy njerez qe u bene shume te dashur per mua, Haxhi Boshjakun ( prof Xhikja ) dhe Gjon Lulin me te cilet mesova me tej hapat e pare te basketbollit. Pasioni dhe deshira per kete sport ishte aq i madh, saqe ne shtepi kisha improvizuar nje kosh basketbolli, dhomen e kisha mbushur me fotot e legjendes se asaj kohe Micheal Jordan dhe sapo mbaroja shkollen me vrap canten ne krah dhe drejt e ne stervitje. Çdo dite ne Pallatin e Sportit veshtroja me krenari dhe admirim portretin e gjyshit tim ne hyrje qe me dukej sikur me buzeqeshte dhe donte te me fliste, e kur largohesha sikur me pershendeste dhe me ndiqte me sy... Akoma dhe sot kur futem ne Pallatin Sportit te qytetit me duket sikur me flet dhe me thote - Faleminderit qe vjen per te me kujtuar - dhe me pershendet me sy ...

Gjate viteve 1999 - 2000 aty perbri fotos se madhe kane qene te afishuara me dhjetera fotografi te Lokomotives legjendare dhe brezave ne vazhdim te Teutes qe fatkeqesisht sot nuk jane me. Sa here qe nje nga njerezit e familjes me shoqeronte apo me priste mbas stervitjes un me kureshti i pyesja per emrat e lojtareve dhe historikun e Ekipit te qytetit tone. Dhe dite pas dite i mesova te gjithe emrat e lojtareve ne foto ... Njoha Dhimitraq Gogen, Spiro Urumin, Napolon Llallen, Omir Vokopolen, Naun Llazon, Vehap Berberollin, Jorgji ( Xhoxh) Nushin, Niko Hercekun, Kujtim Zharrin dhe Selaudin Mustafarajn. Ne fotot e tjera dhe te shfletuara nder vite njoha Aleksander Gorean, Krenar Golashin. Trajnerin Bashkim Taga, Nusret Reken, Niko Profkolen dhe shume e shume figura te tjera ne fotot qe me binin ne dore vit pas viti. Ndonjehere kur binte rasti te isha me dike perpara tablose se fotove me krenari dhe mburrje i tregoja emrat e lojtareve sikur une i kisha njohur apo perjetuar ndeshjet e tyre edhe pse isha vetem 10 vjec. Vitet kaluan dhe pallati i sportit u be si nje shtepi e dyte per mua, por per fat keq ne vitin e pare te gjimnazit u detyrova ta nderpres stervitjen, per shkak te nje problemi shendetesor me syte por asnjehere nuk e braktisa pasionin per Basketbollin duke u stervitur vete here pas here vete dhe nuk e ndala interesin si sportdashes per historine e ekipit durrsak dhe ne vazhdim. Ne fillim te vitit 2013 familjarisht morem iniciativen per te botuar nje liber me historine dhe veprimtarine e Ramazan Njales, duke perfshire ne kete liber te gjjtha ngjarjet e medha qe sportistet dhe artistet durrsake i arriten se bashku. Nga arkivi familjar dhe i miqve qe na ndihmuan, u perpunuan dhe u botuan per here te pare foto te rralla dhe te mrekullueshme, te cilat sot kushdo nepermjet Facebookut mund ti ruaje ne arkiven e tij elektronike dhe kjo eshte nje dhurate e madhe qe i behet qytetareve dhe brezave, per te mbajtur gjithmone gjalle figurat e medha durrsake. Ne perfundim te pergatitjeve per librin, vendosa te hap nje faqe Fan Page ne Facebook me emrin Ramazan Njala, per te bere pjese te librit dhe disa kujtime apo perjetime te durrsakeve te thjeshte qe sot jetojne ne te kater anet e botes. Interesi ishte i madh dhe komentet qene te shumta. U mundova qe te gjitha perjetimet dhe kujtimet te botoheshin ne liber dhe ashtu ndodhi, fale botuesve dhe redaktorit te Librit te gjitha u pasqyruan aty. Mbeta i habitur sepse vërshuan falenderimet dhe përgëzimet e shokëve, të miqve e simpatizantëve për këtë hap që unë ndërmora. Nuk çuditem aspak për këtë, se vlerësimet për gjyshin i kam dëgjuar në të gjitha takimet e organizuara për kujtimin e vlerësimin e punës e veprës së tij, por i kam dëgjuar dhe nga njerëz të thjeshtë në rrugë e kudo. Por sot ndjehem më krenar e më i lumtur se kurrë, se u bëra edhe unë si gjyshi im e po u shërbej "disi" njerëzve me përkujtimin e emrave që kanë lënë gjurmë dhe janë bërë simbol i mirësisë dhe krenarisë kombëtare, pavaresisht se disa sot na "xhelozojne" , duke e kthyer edhe ne shaka, po shakaja eshte gjysma e te vertetes thote Populli ...., na hedhin balte, biles kthehen dhe ne cinike duke na e "ndaluar" kete te drejte me pretendimin qe ato kohe te arta nuk i kam perjetuar as un as brezi im dhe nuk paskemi te drejte te themi gjysem fjale. Persona te caktuar qe lartesojne emra te pervetshem dhe te tjeret i harrojne, ose bejne sikur i harrojne. Eshte e kote ta vazhdoj me tej kete budallallek , sepse un jam i qarte ne idete e mia, kam perkrahjen dhe pergezimet e te gjithe miqve dhe durrsakeve te mi. Mua me therret gjaku dhe pasioni, nuk jam biznesmen apo politikan, as drejtor institucioni apo gazetar me nam , por sot kam ne dore nje arkive te rralle qe brezit te ri ti prezantoj dhe ti promovoj se kush ishin burrat e vertete dhe legjendaret e ketij qyteti, dua qe Djalit tim kur te rritet ti tregoj qe kishte nje stergjysh te mrekullueshem qe ishte i rrethuar nga miq e shoke te sinqerte qe i dhane shume ketij qyteti, ata qe shkruan historine jo vetem ne sport, art apo kulture por ne cdo fushe tjeter. ATA qe per vite me rradhe u harruan nga institucionet dhe i shperblyen vetem me disa Tituj ne kornize dhe ato dy tablo me fotografi qe kishin te varura ne mure si kujtim i punes se tyre te palodhur, u hodhen neper cepa dhe nuk gjenden me si pasoje e papergjegjshmerise se njerezve te caktuar. Sot ka ardhur koha qe ti Ri jetesojme dhe per kete gje dua te falenderoj mikut tim Aleksander Cangonji, i cili dhe pse shume i ri ne moshe, ka ndermarre nje hap gjigand, ku me nje faqe Fan Page Facebooku dhe ne profilin e tij personal po kujdeset qe keto Figura ti njohe brezi i ri nepermjet postimeve qe ben. Fotot dhe emrat e tyre duhet te jene ne cdo rruge te qytetit dhe jo ne skutat e erreta te plazhit apo ne rruget e Ish Kenetes se ky eshte nje turp i madh, emrat e tyre duhet te jene ne cdo palester te lojrave me dore te shkollave te ketij qyteti , ne cdo Institucon kulturor dhe sportiv, pse jo dhe ne nje muze me fotografi ku te mblidhen te gjithe bashke. Shume shpejt kjo gje do te behet realitet sepse brezi ri do te mesoje dhe nuk do harroje emrat e vertete te atyre qe bene histori me ngjyrat e arta te "fanelles durrsake", do mesoje per dashurine e madhe qe kishin per kete qytet, sepse sot ata jane zevendesuar me te huaj duke bere qe per vitet qe do vine mos te kemi asnje sportist te qytetit tone apo shqiptar pjese te Epokes se Basketbollit mbas viteve 2000 dhe ky problem ben qe ky qytet te humbi identitetin ... Kjo gje duhet ndaluar nje ore e me pare dhe duhet ti kthehet vemendja Brezit te ri Durrsak!!!

Ne perfundim dua ta mbyll keshtu...

Faleminderit, gjyshi im i dashur e i paharruar, faleminderit miq e shoke per kujtimet e mira që na late! Megjithëse nuk Ju njoha personalisht, se jam i ri në moshë, do mundohem të jem si Ju, të punoj e kontribuoj si Ju, të nderoj e respektoj si Ju, familjen e çdo njeri të këtij qyteti dhe te mbaj gjalle kujtimin, veprat dhe kontributin e pacmuar qe te gjithe Ju se bashku ne keto foto i dhate ketij qyteti !

Ne 3 Fotot e fundit 3 mbiemra te Lokomotives dhe sportisteve Durrsake sot te perfaqesuar nga niperit e tyre dhe qe luajne per ngjyrat e qytetit 

Rigers Shtini - Nipi i Ramazan Njales

Napoleon Oni - Nipi i Napolon Llalles

Kristi Gorea - Nipi i Aleksander Gorea

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Aleksandër Cangonja

Dy anije siluruese Austriake mbyten para Durrësit.

- Durrësi dhe durrsakët nuk kanë për ta harruar birin e tyre

*Një nxënës i vitit 1945 kujton ditën e parë në gjimnazin e parë të Durrësit...

Nga Gëzim KABASHI

Anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Aleksandër Cangonja, ka publikuar në rrjete sociale një dekret interesant të kohës kur Ahmet Zogu is

“Jul Cezari ka qënë një nga personalitetet  historike që luajti një rol të madh në skenën e historisë botërore.

Xhamia e madhe e Durrësit është një vepër e investuar nga tregtarët besimtarë të qytetit, e cila nisi të ndërtohej në fillimin e viteve '