DURRES – Paraditen e sotme i është dhënë lamtumira e fundit inxhinierit Feruz Mataj, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Shumë politikanë, drejtues institucionesh vendore, biznesmenë, njërëz të artit dhe kulturës, miq e shokë të tij si dhe qytetarë të thjeshtë nga Durrësi kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ish kryeministri Aleksandër Meksi, deputetë të të gjitha kaheve të politikës etj ngushëlluan familjen Mataj për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Në kujtimet e të gjithëve Feruz Mataj do të mbahet mend si njeriu i punës, si personi të cilit i përket merita e krijimit të flotës detare shqiptare dhe ngritja e industrisë së rëndë, si drejtues kryesor i kombinatit metalurgjik të Elbasanit.

Kush ishte Feruz Mataj?

Lindur me 28 shkurt 1931 në Lekdush – Tepelenë

-Viti 1940 – 1954 familja jeton në Tiranë.

-22 qershor 1950 mbaron politeknikumin Harry Fultz dhe i jepet titulli “Teknik Ndërtimi”

-Viti 1950 – 1954 diplomohet për Inxhinjer konstruktor anijesh në Gdans të Polonisë.

-Qershor 1954 – Nëntor 1955 inxhinjer në kantjerin detar

-Dhjetor 1955 – janar 1968 Kryeinxhinieri dhe Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve

-Janar 1968- janar 1972 zv.Kryetar dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të kp të Rrethit Durrës

-Janar 1972 – shkurt 1976 Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të kp të rrethit Elbasan

-Mars 1976 – 1980 Drejtor i Përgjithshëm të ndërtim montimit në kombinatin metalurgjik Elbasan

-Janar 1981- nëntor 1982 zv/ministër i komunikacionit

-Viti 1982- 1988 në parkun e transportit në Urën Vajgurore

-Dhjetor 1988 – Dhjetor 1990 në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave

-Korrik 1991 – janar 1994 i Plotfuqishëm i Porteve dhe i ngarkuar për drejtimin e operacionit Pelikan

-Mars 1995 krijoi firmën e njohur Pelikan, agjenci detare, transport mallrash, spedicion