• Janë 11- të nga më të mirët
  • Të lajmë borxhin që i kemi traditës
  • Noti krenaria e sporteve të Durrësit
  • Kurora e kësaj krenarie Taq Dafa

Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh

Më vjen mirë, që më në fund përqëndroj veten në një foto shumë të rrallë. Është historia më e shkëlqyer e notit të Durrrësit, të atij qyteti që u krijua Shoqata Kombëtare e Notit dhe që në vitin 1931, organizohet kampionati i parë Kombëtar i Notit. E kam vendosur foton në ekranin e kompjuterit dhe në heshtje të plotë, fillova ta kqyr me shumë vëmëndje dhe mandej fillova të flasë me të 11-tët, që janë çfaqur në të.
I kam njohur një për një. Portrete tërheqëse dhe me ndihmesë të ndjeshme në zhvillimin e notit. Dhe në se Durrësi, është komandant i ushtrisë së notit shqiptar, merita i takon këtyre të 11-tëve. Sigurisht fati i kësaj fotoje, që më ngjason me një buqetë luleje dhe ku janë vendosur trëndafilat më të bukur, që kundërmojnë një aromë të magjishme, ka qenë jo i mbarë vetëm për njërin: Shaqir Kapexhiun dhe sovjetiken e tij të paharruar Sashën. Pasi edhe merita i këtij çifti, është i një formati të fiksuar në kornizën e artë të notit të Durrësit. Nuk i shikoj aty. Po ashtu edhe një tjetër hero i notit nuk është fiksuar. Bon Kadiu i mrekullueshëm. Pa zbehur edhe peshën e rëndë të Burhan Trumës dhe ndonjë tjetri. Por vlerat për secilin prej tyre, janë të palëkundura. Por marrim përsipër ta evidentojmë të plotë këtë 11-tëshe, që na bëjnë krenar.
Veç kësaj, të tjerat janë merita e pamohueshme, e vertetësisë së pashembull të arritjeve të një tradite të patronditur edhe sot e kësaj dite, të notit të pakonkuruar të atij qyteti që historikisht është lagur nga kaltërsia e ujrave të Adriatikut. Në krye të kësaj fotoje shkruhej me gërma të mëdha:

11-TË MË TË MIRËT E NOTIT

E sfumova teknikisht, për të ruajtur cilësinë e pamjes. Po vërtet janë kopertina e notit durrsak. Dhe kur pohon notin durrsak, të duket së njëkohësisht e kë thënë edhe atë tjetrën, të notit shqiptar.

Nuk është thjesht raporti im me Durrësin, me qytetin tim të lindjes, për të evidentuar vlerat e notit jo vetëm të këtyre 11 “heronjve” historikë, por edhe më gjërë, që më bën t’i ngrejë piedestalin e asaj madhështie që quhet noti i Durrësit, i kësaj kryembleme përfaqësuese, që na bën të ndihemi krenarë çdo durrsak. Dhe kjo 13-she është:
Nisur nga e majta:

1. TAQ DAFA
2. BERNARDINA QERRAXHIJA
3. KRISTAQ BEKRIDHELI
4. SULEJMAN TUFA
5. MUSTAFA ÇELKUPA

6. KOÇO AFEZOLLI
7. KASTRIOT KARAMUÇO
8. XHEVDET MITRAKU
9. AGRON ISMAILATI
10. NIKO KORANI
11. LUÇI BEKRIDHELI

Megjithëse noti në Durrës është vijëudhëheqësi i të gjitha sporteve, i përbërë nga emra shumë të njohur, por që të gjithë modestë, duke iu “fshehur” propgandës dhe duke mbetur të njëjtët si në fillim. Nuk dua ta besoj, por është e vërtetë, se kam ditë e ditë të tëra që bëj kërkime në grupime të ndryshme në internet, qoftë edhe në arkiva zyrtare, e të mos gjej qoftë edhe një rresht të vetëm dedikuar kolosëëe të tillë të notit si në garim ashtu edhe në trajnim si Kristaq Bekridheli, Bernardina Qerraxhia, Luçi Bekridheli, Sulejman Tufa, Mustafa Çelkupa, Kastriot Karamuço, Koço Afezolli, Xhevdet Mitraku, Agron Ismailati etj. Përjashto hulumtimet momentale të autorit të këtyre rradhëve, që arrijmë ti rradhisim heronjtë tanë të notit në sipërfaqen e propagandës publike.

Nuk mund ta paragjykoj për njëanshmëri të publikimit të notit të Durrësit, të mëdhenjve të tij, ata që janë në të vërtetë historia më e përparuar e notit shqiptar, nga 1945-1990, me emra të tillë të frikshëm të garimit 11-të prej të cilëve i kemi në patronayhin tonë për ti evidentuar dhe ngritur sadopak kryet, për ti kujtuar lavdinë e dikurshme.

BERNARDINA QERRAXHIA

Shkruajta për këtë heroinë të sporteve, të kulturës dhe pedagogjisë vetëm në 24 maj 2019, kur mbushi 25 vite që u nda përfundimisht nga ne. Gjyqtare e notit deri në moshën 70 vjeçare. Çikliste e para femër, që garoi në rrethin çiklistik të vitit 1938, në itenerarin Durrës-Vorë e kthim. Trajneria e parë e volejbollit dhe basketbollit të femrave në mesin e viteve 40-të. Aktore profesioniste, që në krijimin e teatrit “A. Moisiu” me 11 janar 1953.

Themeluesja e manifestimeve masive fiskulturoro –sportive në Durrës. Skicuesja dhe zbatuesja e uniformave të larmishme të paraqitjes. Mbaroi shkollën e Harry Fullcit në Golem dhe zotëronte në kufijtë e mësimdhënies gjuhën angleze dhe italiane. Është nga gratë më të persekutuara, për arsyje të një vëllai të ikur jashtë shtetit, por nga më populloret dhe të respektuara në Durrës. Shkolla e mesme kombëtare sportive mban emrin {Bernardina Qerraxhia”. Zor se mund të ketë femër të dytë në Republikë, që mund të krahasohet më vlerat dhe meritat e saj.

KRISTAQ BEKRIDHELI

Jetoi afër të 90-tave. Mbylli sytë 26 shtator 2013. Do të merrem hollësisht në një shkrim të vetëm. Është një magji jo vetëm i notit, por i gjithçkaje në atë që quhet sport. Pa dashur të nxisë artificialisht cilësitë e tij, zor se mund të gjëndet në sportin shqiptar dhe jo vetëm, një njeri që të zotërojë 8 gjuhë të huaja. I njohur në Durrës si profesor Kristaqi, mbetet mburrja e jonë, në atë çka bëri për së gjalli. Flitet se pas kalimit për të jetuar pranë vajzës Viola Bekridheli në Gjenova të Italisë, ai të ketë përfunduar librin aq të domosdoshëm:”Historia e Notit Shqiptar”.

Kristaq Bekridheli notar, trajner, gjyqtar në not dhe basketboll, ushtrues i sporteve basketboll, volejboll, çiklizëm, futboll, atletikë, hendboll, vaterpol, kanotazh etj. Dhe ajo që të befason, është angazhimi i Kristaq Bekridhelit edhe në botën e artit dhe krijimtarisë. Enciklopedist, këngëtar, balerinë, recitues, krijues poemash, vjershash, drejtues ansambli, hartues tregimesh, formulime filozofike, etj. janë cilësi të një njeriu që nuk e bëmë asnjëherë protagonist dhe tash na duhet të hulumtojmë dhe të ulim kryet, se asnjë para meje nuk e mori mundimin të hedhë fjalë në letër për këtë burrë të mënçur, për këtë gjeni jo vetëm të notit dhe sporteve, por edhe të kulturës. Duhet ta bëjmë? Medeomos. Nuk është bërë.Shumë keq!

Trupi i këtij enciklopedisti, gjëndet i vendosur në varrezat e Gjenovas. Pra në dhe të huaj. Por na ka lënë imazhin e një burri të qeshur, që edhe gurët e rrugëve të Durrësit kur kalonte I buzëqeshnin. Ai la edhe dy binjaket e njohura të notit Viola dhe Valbona Bekridheli. Viola është shumë e njohur. Është president e Shoqatës Sportive të Notit në Gjenova të Italisë. Ajo ka marrë titullin “Kalorësit e Sportit”, dhënë nga presidenti Xhorxho Napolitano, për ndihmesën e dhënë popullit italian në yhvillimin e sporteve të notit.

SULEJMAN TUFA

Absolutisht në hije. Asnjë gram të shkruar për të, qoftë edhe në qoshen më të padukshme të shtypit. Ai dallohej nga shtati gjigand. Kolos i vërtetë. I urtë dhe i thjeshtë sa s’ka ku të shkojë. Kjo vlerë e notit, erdhi në Durrës në vitin 1937 nga Kosova dhe u rregjistrua në shkollën qytetëse të Durrësit, duke u lidhur me figura të njohura sportive të kohës, e veçanërisht me vëllezërit Vlash dhe Dhimitraq Goga. Figura aktive e notit deri në vitin 1941, duke garuar në stilin shpinë dhe në vaterpolo. Në fundin e viteve 40-të, Sul Tufa mbetet në frontin e parë të përgatijes së notarëve dhe veçanërisht në sportin aq të preferuar për durrsakët vaterpolin. Tufës i takon vlerësimi, për reformimin e proçesit stërvitor dhe sidomos shpërndarjen e ngarkesave të notarëve për gjatë gjithë vitit.

Sul Tufa provoi të luajë edhe basketboll dhe volejboll, por më pas u tërhoq tek pasioni i origjinës noti. Tufa do të kujtohet edhe për pasionin e jashtëzakonshëm të gjuajtjes me pushkë (fushnja), duke mbetur i pakonkuruar. Ai qendronte me orë e orë të tëra nën ujë, duke treguar një prezantim fizik të jashtëzakonshëm. Sulën tonë do ta shikoje edhe tek një pasion tjetër. Ai ishte prezent në formacionet muzikore të Durrësit, me instrumentin e kondrabasit. Largimi nga jeta na hidhëroi të gjithëve, duke u goditur papritur nga një atak kardiak.

MUSTAFA ÇELKUPA

Një tjetër figurë emblematike i fiskulturës dhe sporteve në Durrës, mbetet Mustafa Çelkupa. Pa diskutim nga organizatorët më të zëshëm dhe më të suksesshëm në historinë e sporteve të Durrësit. Fillimet i kishte në sportin e notit dhe veçanërisht në vaterpolo. Drejtoi ekipet e notit në fillim të viteve 50-të. Por në Shqipërinë e asaj kohe, mund të merreshe në shumë lloje sporti. Dhe Çelkupa luajti volejboll dhe u përfshi në ekipin kombëtar të këtij sporti. Në vitin 1947, u cilësua si pasuesi më I mirë I ballkaniadës.

Nga viti 1953 deri më 1956, falë aftësive profesionale drejtoi ekipin kombëtar të notit të shoqërisë “Puna”. Duke drejtuar edhe ekipin kombëtar të volejbollit pëer femra, Mustafa Çelkupa kreu studimet e larta për fiskulturë në Poloni. Dhe në vitin 1960 deri në 1974, kreu me sukses të plotë, detyrën e Kryetarit të Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve në Rrethin e Durrësit.

Falë aftësive organizative, ai frymëzoi një lëvizje të fuqishme masive në ndërtimin e objekteve sportive. Të kohës së Çelkupës, janë edhe tri objektet më të rëndësishme sportive në Durrës si pallati i sportit, sadiumi dhe pishina e notit. Kjo është edhe arsyeja, që Durrësi bënte ligjin në shumë sporte si në lojrat me dorë, atletikë, boks, mundje, pingpong, shah, radioamatorizëm, qitje, not, peshëngritje, çiklizëm etj.

Transferohet në Tiranë, duke kryer detyrën e Sekretarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke mbetur një njeri dhe kuadër i mrekullueshëm në Durrës.

KOÇO AFEZOLLI

Mjaft i njohur për ndihmesën e dhënë në notin e vendlindjes. Pasioni dhe zelli i tij për notit janë të pakonkurueshme. Megjithëse i kaloi të 80 vitet, ai nuk u nda nga pishina duke qenë aktiv në pozicionin e gjyqtarit dhe duke i qëndruar pranë notarëve të rinj. Në të gjitha veprimtaritë e notit, Koçi ishte gjithnjë prezent. Drejtoi ekipin e djemve, të vajzave, të moshave të reja, duke mbetur pikë referimi i zhvillimit të notit në Durrrës. I dha Durrësit edhe një notar të njohur, siç është i biri Spartak Afezolli.Sportëdashësit durrsake nuk do ta harrojnë notarin dhe trajnerin e tyre, i cili dha ndihmesë të jashtëzakonshme në zhvillimin masiv dhe cilësot të ekipeve të “Lokomotivës” së hershme.

Mbaj mënd që më pati thënë, se notarin e famshëm në distancat e gjata Hysen Haxhia (Kitrra), është fryt i punës së këtij mjeshtri. Kujtesë për këtë figurë qëndrore të notit të Durrësit. Koçi Afezolli në bashkëpunim me Mirban Kadiun, themeluan Shoqatën Kombëtare të Notit Shqiptar dhe kanë kryer një veprimtari të dëndur. Afezolli kishte aftësi organizative dhe deri në ditët e fundit të jetës, dashuria për notin dhe Durrësit i mbeti kurdoherë e ndezur.

KASTRIOT KARAMUÇO

I thërritnin shkurt Kaso. Kishte një bukuri të rrallë trupore. Në fytyrë ngjasonte me këngëtarin e njohur Italian Domeniko Modunjo. Kastriot Karamuço ishte mbret i stilit të lirë 100. Me krahë të fuqishëm, me një trup që ngjasonte me një turbinë, notimi I tij ishte agresiv dhe i destinuar ta nxirrte faqebardhë. Kur garonin, në kohën kur noti kishte një interesim të jashtëzakonshëm dhe kjo jo vetëm në Durrës, ishin fitues padyshim në 100 m stil i lirë Kastriot Karamuço, në 100 dhe 200 m batërflaj Shyqyri Gjepali, 800 dhe 1500 metra Hysen Haxhia, 100 dhe 200 m Niko Pema etj. notarë durrsakë që në vitet 60-të kishin vendosur firmën dhe vulën e tyre në clësinë e notit shqiptar.

Pas vitit 1990, si shumë shqiptarë edhe Karamuço emigroi në Itali. Sipas një informacioni që kam mundur të mbledh, Kaso ndodhet në Bari dhe prej kohësh po vuan nga një sëmundje që ia ka prishur komoditetin e jetës. I urojmë mjeshtrin të kahershëm të notit, ta kalojë këtë situatë të vështirë dhe të na gëzojë me një shëndet të qëndrueshëm. Gjithnjë do të të kujtojmë, Modunjo ynë simpatik dhe mbetemi mirnjohës, për atë çka i dhe notit të qytetit të lindjes.

XHEVDET MITRAKU

Mitraku, një burrë i urtë, tipik në modelin e durrsakëve, ka shumë merita në trajnimin e ekipeve të notit, në vatrën e notit shqiptar. I lindur në vitin 1936, Mitraku ynë i mirë u largua nga jeta me 17 tetor 2017. Me të rinjtë dominoi në garat 100 dhe 200 m stil i lirë dhe tërë kohën u angazhua me trajnimin e ekipeve të notit, veçanërisht në atë të femrave. Ai drejtoi dhe nxiti nivelin sportiv tek notaret e njohura si motrat Bekridheli, motrat Mullaliu, Tatjana Sheshmini, Gentjana Bleta, Aida Leka, Dhurata Gjoni etj. Bashkëpunoi me trajnerët më në zë të ekipeve të “Lokomotivës” si Agron Ismailati, Niko Korani, Bashkim Dakoli, Bardhyl Çikalleshi, Skënder Kurani etj. Modestia e tij është shembulli më I mirë që dha, pasi kurrë nuk çfaqte unin, por vlerësosnte punën në grup. Për të ishin më të vlefshme interesat e notit të Durrësit, se sa aftësitë personale. Prandaj Xhevdet Mitraku, mbeti shembulli më i çmuar jo vetëm i kolektivit të ofiçinës në Portin Detar, por edhe i notit durrsak.

AGRON ISMAILATI

Ky emër do të mbetet gjatë, në memorien e oponionit sportiv dhe qytetar të Durrësit, për vetë angazhimin kolosal që bëri me sportin e notit. I datëlindjes 25 maj 1939, asnjë nuk e kishte menduar se largimi i tij nga jeta, do të ishte 13 dhjetori 2014. Segmenti kohor prej 75 vitesh, nuk e pengon famën dhe efektivitetin e punës së jashtëzakonshme që ai kreu, sidomos pas viteve 90-të. Agron Ismailati nga 75 vite jetë, 63 ia fali notit.

Notoi në stilin bretkocë dhe luajti fort në vaterpolo. Dhe duke nisur nga viti 1967 dhe deri sa mbylli sytë, Goni ynë nuk iu nda përgatitjes, së disa brezave notarësh. Në dy periudha kohorëe, lulëzoi puna e këtij krymjeshtri të notit: 1977-1986, ku shkëlqeu talenti i Petrit Gumës dhe 1987-2014. Gjatë kësaj kohe Lokomotiva dhe Teuta e Durrësit pronësoi 35 tituj kampioni. Agroni punoi në dy drejtime në ekipet e djemve dhe të vajzave. Janë me dhjetra e dhjetra talente, rekordmenë dhe rekordmene, që ngjitën kuota optimale të mjeshtrisë sportive. Agron Ismailati, për disa vite edhe trajner i ekipit përfaqësues të notit shqiptar, i dërgoi ekipet e notit në përfaqësime ndërkombëtare, ku rezultatet e arritura ishin premtuese. Shumë breza notarësh, u rritën nga ky mjeshtër i rrallë i trajnimit dhe efektet e tyre në prezantim, ia quajnë pëeer nder trajnerit të tyre të paharruar Agron Ismailati.

Në klubin shumësportesh Teuta, shkëlqejnë dhjetra e dhjetra kupa, që janë konvertimi më i mirë i asaj pune kolosale që është bërë. Dhe për mbi të gjitha shkëlqen puna, pasioni dhe mjeshtria e denjë që të kujtohet e të mos harrohet kurrë, i djalit durrsak Agron Ismailati.

NIKO KORANI

U lind në vitin 1940. Dhe tani është në moshën 80-të vjeçare. Pa as më të voglin hezitim, Niko mund të konsiderohet luani i detit. Ai mbeti i denjë për të ndjekur hapat e fantastikut të notit Taq Dafa. Trajnerët e parë të tij ishin Mustafa Çelkupa dhe Miloraq Jeremiqi. I pari kishte përfunduar studimet për sportet në Poloni, ndërsa i dyti në Jugosllavi. Jeremiqi një portjer shumë i njohur i Teutës që pas Niko Dovanës dhe një kuadër i rrallë i edukimit fizik. Një njeri masovik dhe tërë jetën e shoqëroi një regjim i rreptë sportiv

Nikos i takoi të garoj, me një brez të artë të notit durrsak. Veçojmë këtu Taq Dafën, Kastriot Karamuçon, Agron Ismailatin, Hilmi Kapllanin, Sabri Kapexhiun, Sul Tufën, Meriban Kadiun, Eqerem Korrën, etj. Niko Korani rekordmen dhe dominues i garave të 100 dhe 200 metra stil i lirë, 400 metra katër notim. Nuk kishte “bir nëne” që ti dilte përpara Koranit në vitet 60-të. Mund ta krahasojmë me një mbret të notit. Një trup i bukur, bërë nga vetë Zoti.

Në vitin 1972, Niko Korani kalon në detyrën e trajnerit të femrave dhe meshkujve. Janë me dhjetra rekordmenë që përgatiti, kjo pranverë e padobësuar i notit durrsak, pse jo dhe më tej. E paharruar koha kur drejtoi ekipin përfaqësues të notit dhe qëndrimi në Kinë për disa muaj, duke përfituar nga përvoja e notit kinez. Niko Korani është me nënë spanjolle. I jati Bimi gjatë luftës së Spanjës u njoh me një fisnike spnajolle, e cila jetoi deri në fund në Durrës. Shtojmë se Bim Korani, ka patur miqësi mbreslënëse me shkirmtarin e njohur amerikan Ernest Heminguej, i cili ishte në frontin spanjoll në rolin e gazetarit. Një miqësi e çmuar e lidhi Bimin dhe me shkrimtarin e njohur Petro Marko.

Niko Korani, i dha notit edhe të birin Arbenin, një talent i rrallë dhe kampion si i jati. Ai humbi jetën tragjikisht në Itali në vitin 1997. Një goditje të fortë mori Mjeshtri ynë i Merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Mirënjohja e Notit para disa muajsh, kur u nda nga jeta, bashkëshortja e tij, sportistja e njohur Verushe Myshketa. Dhe tash Niko Korani jeton krejt i vetëm, i mbështjellë nga përkujdesja e miqve, shokëve dhe e të afërmëve që i qëndrojnë pranë.

LUÇI BEKRIDHELI

Nga familja e njohur e Bekridheleve, me shumë ndihmesë në sportet e notit. Luçi tërë jetën ia kushtoi notit dhe edukimit fizik në shkolla. Ajo është një figurë e njohur për opinionin sportëdashës të Durrësit. Luçi është nga notarët më të para të notit të vendlindjes së saj, për rrjedhojë dhe ndihmesa e saj është e jashtëzakonshme. Ishin kohë të vështira për sported dhe konceptet ishin të thella, për të gjykuar mbi angazhimin e femrave në sport. Por familja Bekridheli, mbetet me rrënjë tradicionale në zhvillimin jo vetëm të notit, por në tërësi të të gjitha sporteve.

Luçi bëri not, luajti volejboll e basketboll, ushtroi atletikën dhe gjimnastikën. Ushtroi disa vite edhe detyrën e trajnimit të notarëve. Por veçanërisht spikati roli i saj si gjyqtare e notit, angazhim të cilën e ushtroi për disa dhjetëvjeçarë. E njohur në organizimet e mëdha të manifestimeve sportive, por shkëlqeu edhe në detyrën e mësueses së edukimit fizik. Ajo mbaroi studimet e larta në këtë degë dhe mbetet nga edukatoret më në zë, të nxitjes së të rejave për t’u marrë me fizkulturë dhe sport. Luçi Bekridheli ishte një zonjë grua, e komunikueshme dhe “coptohej” për të propaganduar vlerat e sporteve.

Ajo u nda nga jeta para disa vitesh. Edhe varri i saj është në Italinë fqinje, larg tokës ku ajo shërbeu me një përkushtim të rrallë.

Këta janë 11 më të mirët, në pozicione e trajnerëve më të çquar të notit durrsak. Vështirësia para meje, të cilën e kam shpjeguar më shumë se njëherë, është në informacionet e pakta që ekzistojnë, para se lapsi im të ndërgjegjësohej e t’i kushtohej notit të vendlindjes time, Durrësit të traditave dhe historisë më të arrirë të notit shqiptar. Durrësi është djepi i notit, përkundjet e të cilit rritën dhe zhvilluan breza të tërë, që e mbuluan Durrësit me krenarinë dhe kryelartësinë e gjithkohëshme të notit.

Dhe këta të 11-të janë mbuluar me përkrenaren e mos harresës.

Durrës: 30 mars 2020