Kseanela, dekania që beson te politika e moralshme dhe angazhimi qytetar

17/06/2013 - 13:58

Nga Vali Qyrfyçi

Nëse politika do të karakterizohej nga tiparet e saj, padyshim që do të ishte më e bukur, fisnike dhe e përgjegjshme. Ajo është një grua e re që po ngjit shkallët e jetës akademike dhe krejt papritur në këtë fushatë u angazhua në politikë, duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit. Kushdo që e njeh nga afër ose dhe në distancë do të donte që ajo të ishte disi më lart në listën e kandidatëve demokratë, në të ashtuquajturën pjesë e sigurtë e listës që për Durrësin gjithnjë është luhatur tek kufiri i numrave 6-7, për secilën nga forcat politike. Përfaqësimi i një pjese të elektoratit durrsak prej saj në parlament do të ishte mëse i merituar e dinjitoz.

E komunikueshme, elokuente dhe e thjeshtë në autoritetin e saj, Kseanela Sotirofski Myderrizi është dekania aktuale e Fakultetit të Edukimit në universitetin publik “Aleksandër Moisiu”.

Ajo duket thuajse idealiste kur deklaron se politika është një nga shtyllat e sistemit social në demokraci, pasi përmes dialogut, përfaqësimit dhe marrëdhënieve të vendosura çon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. E konsideron politikën një element të rëndësishëm të së ardhmes dhe mendon se çdokush duhet të jetë më aktiv në të. Jo vetëm duke u marrë drejtpërdrejt me politikën apo kandiduar në emër të një force a koalicioni politik, po duke u interesuar mbi problemet e politikës dhe ndjekur fatet nëpër të cilat kalon një çështje e caktuar që nga momenti që hartohet e miratohet një ligj e deri në zbatimin e tij në jetën e përditshme. Deri disa muaj më parë ajo nuk mendonte të ishte pjesë aktive e politikës, po brenda një kohe të shkurtër propozimi i ardhur në adresë të saj e ka bërë të mendohet e të reflektojë mbi angazhimin politik me besimin e dhënies së kontributit personal, sado i vogël qoftë në zhvillimin e vendit.

Të bashkosh moralin me politikën është e vështirë, por Kseanela Myderrizi në këtë kombinim sheh modelin e parë të politikanit të dëshiruar, ndërsa një tjetër model është ai i politikanit vizionar që arrin të vlerësojë, shohë të ardhmen përmes zgjedhjeve të bëra prej tij.

A do ta transformojë politika Kseanelën, apo Nelën siç i thërrasin të njohurit, ashtu siç ka bërë me shumë të tjerë? Na mbetet veç të presim, duke kryqëzuar gishtat që kjo të mos ndodhë.

Kush është

Kseanela Sotirofski Myderizi ka lindur më 9 Gusht 1979. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël. Nga viti 2011 është në krye të Fakultetit të Edukimit, si Dekane pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe njëkohësisht pedagoge e jashtme pranë universitetit jopublik “Epoka”. Në vitin 2012 ka marrë titullin Profesor i Asociuar, si dhe ka mbrojtur më 2008 titullin Ph.D Doktor në Shkencat e Edukimit, Menaxhim dhe Supervizim Arsimi me dizertacionin “Krahasimi i Lidershipit Edukativ në Institucionet e Arsimit të Lartë (Rasti Turqi-Shqipëri), pranë universitetit “Gazi” në Ankara të Turqisë. Ajo është antare e Këshillit të Profesorëve pranë universiteteve “Aleksandër Moisiu” dhe “Epoka”, si dhe eksperte e jashtme pranë Agjensisë së Akreditimit për Arsimin e Lartë. Myderrizi është gjithashtu antare e Komisionit për Provimin e Shtetit në Mësuesi, pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve në MASH, ndërsa gjatë karrierës së saj akademike numëron një sërë publikimesh në fushën e edukimit, kryesisht për arsimin e lartë.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësi

Nga Metila Dervishi

Kur 'patriotizmi' nuk tregohet vetëm me një flamur dhe për dy ditë festash! 

URT-ja e Durrësit është e njohur në të gjithë vendin për radiot dhe televizorët.

*In memoriam/ Lajm i dhimbshëm, Salvator Sotiri shkëputet nga jeta

Sot shënohet 2-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe që në Shqipëri është festë zyrtare.

   Memorie qytetare

Anastas Mima pranë nesh, në parajsën e kujtesës

   Në këtë libër kam kërkuar të tregoj historinë e një dinastie të madhe financiare nga dita e arritjes të parit të fisit (themeluesit të

Siguria është e tillë kur është e garantuar 100% në çdo pjesë përbërëse të saj: nëse po kërkoni cilësi, siguri dhe klas në një të vetme,