In memoriam/ Ndahet nga jeta perla e muzikës popullore durrsake në vitet 70-të!

08/03/2020 - 21:26

Nga Bujar Qesja

Shazije Dollaku i mbylli sytë, për të lënë të çelur vëmëndjen tonë, ndaj brilantes “Vijka deti tallaz tallaz”. Sa kisha dëgjur, dallgët e fundit të jetës së saj ishin të frikshme. Ajo udhëtoi e sigurtë, në anijen gjigande të muzikës së saj popullore, ku një timbër joshës na bënte të hidheshin në dallgët e gëzimit të pakufi.

Këndoi e këndoi pa fund Shazija e jonë. Shoqëronte në kitare, Zoni i saj dhe sikur i jepte me shumë fuqi zërit të Shazije Dollakut, e cila gjithnjë buzëqeshte, e gatshme për të na përcjellje “Vijka deti tallaz tallaz” në siranë e mëvonshme. Dhe përsëri në hidheshin mbi dallgët e muzikës së saj, që gjithnjë shkumbëzote nga bardhësia e shpirtit të saj të pafund.

Po përgatitja një shkrim, mbi muzikën popullore që këndonte Shazija, që aq bukur kombinonte me Zon Dollakun, duke na ofruar aq kënaqësi sa që nuk harrohet. Dhe në vënd të këtij shkrimi, pak rradhë në fundin e udhëtimit të saj, drejt asaj jete që ishte vërtet me dallgët e ngritura dhe që vinin tallaz tallaz.

Lamtumirë Shazije! Tallazi që ngrite në këngë, do të mbetet për ne një tallaz kujtimi dhe paharrese. Fillimi i këngëve të tua, vinte si një puhizë e lehtë, për të shtuar dallgëzimin në finalen e këngës, duke na përkundur gjithnjë në kënaqësinë tonë, që aq shumë të dëshironim.

Lamtumirë perla e muzikës popullore durrsake në vitet 70-të!

Shazije Dollaku do të mbetesh brenda kujtimit tonë, ashtu sikundër tallazet e përjetshme të këngës tënde.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Aleksandër Cangonja

Dy anije siluruese Austriake mbyten para Durrësit.

- Durrësi dhe durrsakët nuk kanë për ta harruar birin e tyre

*Një nxënës i vitit 1945 kujton ditën e parë në gjimnazin e parë të Durrësit...

Nga Gëzim KABASHI

Anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Aleksandër Cangonja, ka publikuar në rrjete sociale një dekret interesant të kohës kur Ahmet Zogu is

“Jul Cezari ka qënë një nga personalitetet  historike që luajti një rol të madh në skenën e historisë botërore.

Xhamia e madhe e Durrësit është një vepër e investuar nga tregtarët besimtarë të qytetit, e cila nisi të ndërtohej në fillimin e viteve '