In memoriam për Shpëtim Metanin!

28/09/2019 - 15:01

Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh

Një lajm i dhimbshëm u përhap, në mesditën e 28 shtatorit 2019. Më ndalon një futbollist i njohur i viteve 70-të. I mirnjohuri i Besës, Nimet Merhori. Urtësia e tij, nuk mund ta përballonte një njoftim të përmasave të veçanta.
-Bujar, Shpëtimi na la. Në mëngjes herët, zemra e tij ndaloi, për të na dhënë këtë dhimbje. Unë e kam djalë halle, por e ndjej humbjen e tij.

Jo vetëm ti Nimet e ndjen këtë humbje, por ma do mëndja një popull i tërë në Durrës është kështu. Nuk jeton më Kryetari i Shoqatës Durrësi Shpëtim Metani, një shoqatë me shumë autoritet, me shumë veprimtari, duke akorduar tituj dhe vlerësime për njerëz të kategorive të ndryshme, por veçanërisht në fushën e biznesit.

Shoqata Durrësi u krijua me 10 shkurt 1991 dhe arriti të zgjerohet, duke pasur 7736 anëtarë, ndërmjet tyre 1117 intelektualë. Me punën dhe veprimtarinë e saj, ajo depërtoi në çdo hallkë dhe qelizë të jetës ekonomike, të biznesit, të artit dhe kulturës, në atë sociale dhe shoqërore, si dhe jashtë vëndit, duke nderuar figura qendrore. Shkurtimisht po rikujtojmë disa nga veprimtaritë pikante të shoqatës Durrësi.

Në dıtët festıve mbarë qytetare sı “Festa e Ullırıt”, ”Festa e Detıt” dhe “ Festa e Ekuınoksıt Pranveror, Mikpritja Dursake” Shoqata në bashkëpunım me Bashkınë e qytetıt, ka nderuar me dhjetra sportıstë, artıstë e personalıtete të sferave të ndryshme të ekonomısë, sı dhe klerıkë të tre perkatësıve fetare. Janë vendosur buste të kryetarıt të parë të Bashkısë së qytetıt në vıtet 1908-1920 dhe Myftıu i qytetıt Hafız Alı Podgorıca dhe bustı i n/kryetarıt të qeverısë së parë provızore të vıtıt 1912 dhe Ipeshkv i qytetıt Dom Nıkoll Kaçorrı. Me 28 Korrık 2004, shoqata ka nderuar Shënjtërınë e Tıj Papa Gjon Palı i II, me tıtullın “Fısnık i Qytetit Durrësit”, vlerësım i cılı u bë në audıencë në Vatıkan. Me 26 tetor 2004, shoqata nderoi me tıtullın”Sımbol i qytetıt te Durrësıt” senatorın e përjetshëm nga Italıa z.Xhıulıo Andreotı. Me 27 Gusht 2006 me rastın e 96 vjetorıt të lındjes së Nënës së Madhe Tereza, shoqata e nderoi atë me tıtullın”Fısnıke e qytetıt Durrës”. Në momentın ceremonıal, asıstoi Moter Gertruda anëtare e Këshıllıt të Lartë të Mısıonarıt Charıtas, Kalkuta Indı. Në 11 prill 2007, Shoqata “Durrësı” nderoi këngetarın e madh italian Massımo Ranıerı, me tıtullın “Nderı i Qytetıt Durrës” në koncertın e organızuar për nder të tıj në qytetıın tone. Me 22 Qershor 2006, ka nderuar Ambasadorin Italian Atilio Masimo Januci.
Me 26 Nentor të çdo viti, Shoqata feston ngritjen e flamurit në Durrës
Me 26 tetor 2010 ka nderuar Ambasadorin Italian ne Tiranë, Saba Delia
Nga viti 1992 e deri më sot, Shoqata ‘Durrësi’ të gjithë qytetarëve i ka shkuar për ngushëllim në familje, për vdekjen e të afërmëve të tyre .

Kur po përgatiteshim për festën e ullirit, e cila organizohet me 26 tetor të çdo viti dhe pritja telefonatën e zakonshme ku më thonte:
-Bujar, Shpëtimi jam. Përgatitu për festën e rradhës. Do të vlerësojmë njerëz të çquar të biznesit dhe të artit.

Por në vënd të këtij njoftimi, me 28 shtator 2019, vjen lajmi hidhërues, i papritur, i paparashikuar, surprizë e vërtetë, e kësaj jete tonën të tronditur, shumë stresante, me ngarkesa të pazakonte moralo psikologjike, I ndarjes nga jeta të Shpëtim Metanit.
I datëlindjes 26 tetor 1947, Shpëtim Metani edhe për pak ditë, ishte në 72 vjetorin e lindjes. Në kulmin e fuqive mendore, pse jo edhe fizike. Ai kishte një temperament të jashtëzakonshëm. Një sedër dhe një bindje për t’ia dalë, ndaj çdo lloj vështrësije. Për të qenë i saktë dhe pse jo në tepri, nuk jam ndeshur në jetë, me një njeri me energji dhe vullnet të mahnitshëm. Ndonëse me diabet, ai mbante një regjim në ushqyerje të pazakontë dhe ecte, ecte tërë kohën.

I thoja disa herë me humor:
-Ti Shpëtim, nuk ke për të vdekur kurrë. Je i pashembullt. Ti që ke vlerësuar me dhjetra e dhjetra njerëz, nuk kërkove një titull për vete.
Dhe kur kishim mbrëmjet pas aktiviteteve, vinte tek tavolina ime dhe më këshillonte:
-Kujdes Bujar me pijen. Ti e di se çfarë ke kaluar. Prandaj ti je durrsaku jonë dhe të duam të të kemi për shumë kohë pranë.

Dhe ja që ndodhi, që nuk kemi më pranë, këtë kolos të organizimit të tri festave kryesore në Durrës, të organizatorit të pakonkurueshëm në shumë e shumë takime e kuvendime me qytetarët durrsakë, duke qenë një mbështetje e fuqishme e Bashkisë së Durrësit. Me të gjithë kryetarët e bashkive për 28 vite, Shpëtim Metani dhe civilizimit të qytetarisë durrsake.

Kujtoj një rast, që ilustron mendimin e fuqisë dhe energjisë së pakufi të këtij burri zotni të Durrësit, që pas 28 shtatorit të vitit 2019, nuk do ta kemi më ndër ne. Nga Vlora erdhën përfaqësues të një shoqate analoge me atë të Durrësit dhe kërkuan të njiheshin me përvojën tonë. Sapo ulen dhe prezantohen, në mos gaboj ka qenë Salvator Sotiri, apo Halil Myderrizi që ka ndërhyrë:
-Para se të futemi në temë, po ju shtroj një pyetje: keni Shpëtim Metani në Vlorë?
-Jo i thanë miqtë nga Vlora.
-Atëhere nuk e bëni këtë punë.

Na e “rrëmbyen” Shpëtimin tonë. Jo tani, por do të kaloj shumë kohë, që nuk do ta besojmë. Prej më shumë se 20 vitesh, kam bashkëpunuar në rolin e moderatorit të të gjitha veprimtarive. Shpëtim Metani i ka dhënë shumë Durrësit, aq sa unë nuk mund ta di, se si mund të përkujtohet puna e tij e jashtëzakonshme, shumë produktive dhe mbreslënëse. Firma e tij, bashkuar me punën dhe përpjekjet e pazakonta, janë inkuadruar në historinë qytetare të Durrësit.

Shoqata Durrësi e drejtuar më parë nga Halil Myderrizi dhe sekretar Shpëtim Metanin, e më pas këtë të fundit në rolin e drejtuesit, dha shëmbullin veçues të evidentimit të vlerave qytetare të Durrësit. Asnjë shoqatë, nuk mund ti ofrohet shoqatës Durrësi, e jo më ta konkurojë. Unë nuk dua të besoj dhe e pohoj me dhimbje: Se fundi i Shpëtim Metanit, jam besim pakët të pohoj të kundërtën, shënon edhe zbehjen pse jo edhe shuarjen e veprimtarive të dëndura të Shoqatës Durrësi. Jo vetëm Vlora, por zor se edhe Durrësi, pas kësaj do të ketë një Shpëtim Metani të dytë. Prandaj edhe humbja është e madhe, mbase, mbase edhe e pariparueshme. Jam ibindur, se koha do të më japë të drejtë për këtë. E njoh mirë qytetin tim, ashtu si qelizat e trupit, i njoh mirë njerëzit e tij dhe ato që dallohen ndër to, por njerëz të dimensionit të Shpëtim Metani nuk do të kemi.

Lajmi i përhapur si rrufe, në këtë të shtunë të 28 shtatorit 2019, ishte i pabesueshëm dhe shokues. Kam patur shumë telefonata, për të konfirmuar largimin e tij nga jeta, pasi qytetarët durrsakë nuk e besonin. Dhe për shumë kohë nuk do ta besojmë, se ky njeri aktiv dhe i shumë energjik në punët e tij të vlefshme, nuk është më ndër ne.

Lamtumirë Shpëtim Metani! Lamtumirë o njeri punëtor dhe i pandalshëm, bashkëpunëtor dhe bashkëshoqërues i imi, në mbi 20 vite aktivitete të Shoqatës Durrësi! Puna yte, e denjë të kujtohet, nderohet, e respektohet nga qytetaria durrsake.
Lamtumirë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për 84 vjet me rradhë qëndroi në qendër të qytetit, duke u kthyer në një nga simbolet e Durrësit, pjesë e memories kolektive të shumë bre

Një sërë fotosh të publikuara sot në faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës i përkasin periudhës së viteve 1960-1970  në portin më t

Prof. Dr. SHYQYRI ALIAJ

TËRMETET NË SHQIPËRI – SA TË SHPESHTA DHE TË RREZIKSHME JANË?

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njëjtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i