Nga Bujar Qesja

Për të mos u larguar nga përvjetori i nëntë, i një ngjarje shumë të thjeshtë por me vlera historike, vendosa t’i publikoj edhe këto dy foto. Mirban Kadiu bëri një festë, që e quajti Festa e Notit. Në epiqendër vendosi, 62-vjetorin e angazhimit të tij si notar, duke nisur nga viti 1949. 12-13 vjeçar Boni ynë i mirë, Boni ynë më shumë se i shkëlqyer, me një dashuri dhe mall të pashuar për Durrësin e tij, filloi notin dhe e la në moshën 80 vjeçare.

Kam treguar se ai një histori të rrallë, mbase e vlefshme edhe për një rekord më vete, pasi vlerat historike qenkan rezervuar për këtë njeri të rrallë dhe shumë të dashur. Ai lindi në det, madje në mes të tij, ku ndahej kufiri detar Itali –Shqipëri. I jati kishte dëshirë që e shoqja të lindte fëmijën në Shqipëri, në Durrësin, pikën e tyre të dobët. Dhe në mes të detit, dëgjohen të qarat e një foshnje. Ai ishte Boni ynë, pika ime e dobët.

Me 15 prill 2011, Bon Kadiu publikoi një ekspozitë të pasur fotografike. Nuk e di se ku ndodhet ajo. Do të më duhet të hulumtoj sërish në pusin e arkivës time, për ta zbuluar këtë thesar. Kohët e tanishme janë shumë të vështira.

Por duke interpretuar muzikën, që lëshon lapsi im dhe duke e ofruar puq me kujesën time, pamjen madhështore të mikut tim shumë të vlefshëm Bon Kadiu, do të mund tia dalë për të ofruar të tjera surpriza, me vlera arkivore dhe historike, që flasin për traditën e notit durrsak.

Kishte ftuar ky Bon Kadiu atë ditë, shumë personalitete. Gëzimin e tij, kërkonte ta bënte edhe gëzimin e shokëve dhe miqve. Festën e tij, kërkonte ta bënte si festë të qytetit. Dhe e bëri. Janë dy foto që i çmoj, se duhet të ja dhuroj publikut, faqes time të ngarkuar me kësi ngjarjesh.

Foto kryesore

Në këmbë nga e majta:

Salvator Sotiri (i larguar nga jeta). Një personalitet dhe vlerë e Durrësit. Nderi i Sportit Shqiptar, një sportist shumëplanesh, Petrit Murzaku. Vazhdon me gazetarin Bujar Qesja (Mjeshtër i Madh), që nuk do ta lejoj tia zbeh vlerat që meriton Durrësi i tij. Lut Hoxha, Mjeshtri i Madh, aktori legjendar i teatrit të Durrësit Lut Hoxha, mjeku i njohur, por angazhuar edhe me sportin, një qytetar model i Durrësit Sali Lloshi.(i larguar nga jeta).
Dhe i ulur, humoristi Muharrem Hoxha (Mjeshtër i Madh).

Foto poshtë

Në të majtë:

Lumturi Njala, vajza e të mirnjohurit sportist dhe artist, të paharruarit Ramazan Njala, gazetari Bujar Qesja, ikona i volejbollit shqiptar, Mjeshtër i madh Vangjel Koja, vazhdon me burrin zotni, notarin dhe qytetarin model të Durrësit, masovikun, nostalgjikun, të mirin tonë Mirban Kadiu, qendresa sportive Petrit Murzaku dhe njeriu i artit Naim Kërçuku.

Forca e kujtimeve të shqyen shpirtin dhe të trondit për disa çaste, ku më pas vjen një mall dhe sentiment i palëkundur deri sa sos në të gjallin tim, në të gjallët tanë.

I paharruar Bon Kadiu, kripa e qytetarisë durrsake!