Një ditë pas deklaratës së Trump, biznesmeni nga Durrësi ndërmerr nismën e guximshme

13/01/2018 - 20:18

   Emigranti nga Durrësi Gjergj Dollani, i shndërruar në një biznesmen të suksesshëm në SHBA, pasi ka hapur një Cafe Chocolat pranë zyrave të presidentit Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e medieve amerikane.

"The Washington Post" i ka kushtuar një shkrim 40-vjeçarit durrsak, pasi ai ka ndërmarrë një nismë vërtet domethënëse, vetëm një ditë pas një deklarate shumë të kritikuar të presidentit Trump.

Dollani ka vendosur të ofrojë kafe falas për të gjithë shtetasit nga Haiti, Salvadori dhe kontinenti afrikan, por edhe norvegjezëve, vetëm një ditë pasi presidenti Trump ngriti pyetjen se përse SHBA duhet të pranojnë emigrantë nga “vendet e pista”.

“Emigrantët po vijnë këtu dhe shtojnë diversitetin që e bën Amerikën atë që është. Unë besoj te Amerika”,- ka thënë Dollani për medien e rëndësishme amerikane.

Dollani ka emigruar në SHBA në 1994 si pjesë e programit të lotarisë amerikane. Shumë shpejt ai mori një MBA nga Universiteti i Illinois në Urbana-Champaign dhe u bë një chocolatier. Deri para një viti ai jetonte në Francë për të mësuar biznesin.

“Prindërit e mi donin një jetë më të mirë dhe morën rrezikun e kalimit të Atlantikut. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë nga jeta ime këtu se sa në Shqipëri”.

Në muajin tetor, Zëri i Amerikës bëri një reportazh për Cafe Chocolat-ën e Dollanit, lokal të cilin ai e ka hapur vetëm 4 muaj më parë dhe megjithëse në hapat e para rezulton të jetë mjaft i suksesshëm.

Duke vënë në dukje se emigrantët krijojnë vende pune, Dollani paraqiti shembullin e punonjësit të tij, Marco Santos. Ky i fundit tha se ishte një 23-vjeçar i ardhur nga Hondurasi, babai i të cilit e solli atë në Amerikë kur ishte 5 vjeç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

*In memoriam/ Lajm i dhimbshëm, Salvator Sotiri shkëputet nga jeta

Sot shënohet 2-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe që në Shqipëri është festë zyrtare.

   Memorie qytetare

Anastas Mima pranë nesh, në parajsën e kujtesës

   Në këtë libër kam kërkuar të tregoj historinë e një dinastie të madhe financiare nga dita e arritjes të parit të fisit (themeluesit të

Siguria është e tillë kur është e garantuar 100% në çdo pjesë përbërëse të saj: nëse po kërkoni cilësi, siguri dhe klas në një të vetme,

Mjeku Ashim Zogu, njihet si një prej atyre pak mjekëve të ndershëm në Urgjencën e spitalit të Durrësit I cili ka marrë të gjithë vlerësim