Njihuni me 80-vjeçarin durrsak që vijon ende të punojë (VIDEO)

Postuar: 09/04/2017 - 16:55

Ibrahim Daja është 80 vjeç. Është një prej mekanikëve më në zë të anijeve të peshkimit në Durrës, i cili edhe sot e kësaj dite, vijon të punojë duke riparuar e rregulluar defektet që kanë anijet e peshkimit.

Ibrahimi mbërriti fëmijë në peshkimin e Durrësit, asokohe me pantallona të shkurtra, si ndihmës mekanik në anije. Pasi mori zanatin, në moshën 30 vjeçare punoi si mekanik i anijeve dhe sot zanati i tij nuk e lë asnjë herë pa punë. Në kohën, kur në peshkim mungojnë profesionistët e riparimit të anijeve, 80 vjeçari ende punon aty, sa herë që i kërkohet ndihma.

Më i dhimbshëm për të gjithë detarët, është fakti që dolën në pension dhe shuma me të cilën duhet të kalojnë muajin është qesharake.

“Me një pension prej 150 mijë të vjetra në muaj, nuk mund të bëj asgjë. Më thërrasin sa herë që kanë nevoje për të riparuar anijet dhe unë kam mundësi të punoj e të fitoj diçka më shumë“ pohoi mekaniku i vjetër.   

Për 50 vjet me radhë, ka shkelur ditë për ditë në peshkim dhe e gjithë jeta e tij është e skalitur pranë flotës së këtyre anijeve.

Nga lavdia e dikurshme e flotës së anijeve të peshkimit tani nuk ka mbetur më asgjë, madje, kjo është shumë më e dhimbshme, për të gjithë ata që sakrifikuan një jetë të tërë në peshkim.

Daja është dëshmitar i prishjes e shkatërrimit të kantierit detar të Durrësit, dëshmitar i anijeve, të cilat po mbyten si rezultat i mos riparimit të tyre.

Ndjekim intervistën dhënë për gazetaren e Durrëslajm:

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjeneral Esat Pashë Toptani vazhdon ende të mbetet një personazh historik me shumë dritëhije.

Historia e Laçit, jo thjesht e qytetit por edhe emrit të tij, lidhet me vitet që ai ka mbi shpinë, që prej krijimit në periudhën komunist

Emisioni investigativ “Boom” në “Ora News” udhëtoi sot drejt portit të ri të peshkimit në Durrës.

Beteja e Durrësit është një betejë detare e zhvilluar ne afërsi të brigjeve të këtij qyteti, gjatë luftës së parë boterore, ekzaktësi

Fatmira Hajdari, foli për herë të parë pas vrasjes së bashkëshortit dhe babait të tre fëmijëve të saj, Azem Hajdarit, pesë muaj më pas.

Shumëkush prej shqiptarëve që i përket brezave të kohës së komunizmit, duhet ta mbajë mend radio “Pionerin”, siç dhe radio “Fatosin”, siç

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet 1920. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje.

Libri i ri “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, është një rrëfim tronditës i shkrimtarit Visar Zhiti, një retrospektivë e përjetim