Përvjetori i mësueses së njohur në Durrës/ Zysh Nora sot 90 vjeçe!

09/03/2019 - 21:58

Nga Bujar QESJA

Nisa të uroja zysha ime fort e dashur, 7 marsin, ditën e mësuesit. Ka qenë vjeshta e vitit 1958, ku në shkollën 10 korriku, ish qytetësja e famshme e Durrësit, vatra e inteligjencës durrsake, hyra në klasën e parë. Dhe për mësuese të kisha ty Nora Goga. Ti ishe një grua e bukur, me një buzëqeshje që na varej në sytë tanë dhe një mësuese e lindur. Për herë të parë fjalën shok dhe shoqe i përdora në klasën e parë. Po ashtu për herë të parë fjalën mësuese, apo zysh, e mësova po në këtë moshë. 
Dhe ti Nora Goga, je mësuesja ime e klasës së parë.

Sa të ka privilegjuar Zoti, zysha ime shumë e dashur! Me 7 mars është festa e mësuesit, që të takon të të uroj. Me 8 mars është dita e grave, që të takon sërish të të uroj. Dhe trioja e urimeve plotësohet me 9 mars, ditën e lindjes tënde, të një zonje të rrallë, të një mësuese të shkëlqyer, të një bashkëshorteje ideale e të madhit të basketbollit durrsak, mbretit të topkoshit Dhimitraq Goga, i cili u nda nga jeta me 27 qershor të vitit 2013, në moshën 88-vjeçare.

Eleonora Goga! Emër shumë i njohur në Durrës. Ti je përfaqësuese e denjë e familjes Syko dhe mbiemri Goga e fisnikëroi edhe më tej prezencën tënde në jetë dhe shoqëri. Me 9 mars 2019, mbushe plot 90 vite jetë, por 6 të fundit i ke plot dhimbje. Çifti aq tërheqës në Durrës Goga, që kur shëtisnin tronditej dheu nuk është prej 2013-tës. Por Nora ime e shtrenjtë, ti mbetesh shembulli më i mirë i përballimit të pleqërisë së thellë, duke e ndjerë se në krah ke gjithnjë atë, dashurinë tënde të përjetshme Dhimitraq Gogën.

Zysh Nora! Nxënësi yt 68 vjeçar tashmë, e ka tretur vështrimin e kujtesës pikërisht në vjeshtën e vitit 1958. Mbresa, përshtypje dhe impresione të pafund. Njëmijë urime për ju, në këtë ditë të madhe të lindjes tënde. 
90 vjeçe! Jetë, vështirësi, gëzime, mundime, arritje, suksese, por edhe mbijetesë.

Mund të shkruaj tërë natën për ju, por edhe kaq urimi për një jetëgjatësi tënden, për të qenë pranë nesh gjithnjë, e fortë dhe optimiste e ka kryer qëllimin.

Të dua shumë, zysha ime e klasës së parë!

Të kam dashur shumë, shumë që në 1958-tën. Të dua edhe më shumë edhe tani në 2019-tën. Ti je mësuesja e përjetshme e imja dhe unë mbetem përjetësisht nxënësi më besnik i juaji.

Zysh Nora! Jetë të gjatë, shumë të gjatë!

Përqafime plot zemër e shpirt

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

*Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ka qenë, është dhe do të mbetet epopeja më e lavdishme e popullit tonë.

Mbrëmja e së martës ishte nata e parafundit e Bienales së Muzikës Klasike 2019, programi i i së cilës ishte Muzika Hispane ku interpretoi

Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës ka publikuar librin e tij ku ka rrëfyer sekret e “Blloku”.

Mjeshtri i madh i skenës, një prej themeluesve të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, ka mbushur 85 vjeç.