Porti i ri dhe merkatoja e peshkut në Durrës janë ndërtuar gabim, jashtë parametrave

Postuar: 11/04/2017 - 22:03

Emisioni investigativ “Boom” në “Ora News” udhëtoi sot drejt portit të ri të peshkimit në Durrës.

Gazetarja bisedoi me nënkryetarin e organizatës së menaxhim-peshkimit për mënyrën si funksionon kjo industri por edhe me problematikat që përballet ky sektor. Dy janë shqetësimet me të cilat përballen peshkatarët, porti i ri i peshkimi nuk plotëson nevojat e tyre për shkak të konceptimit të gabuar në ndërtim, sikundër dhe merkato e ndërtuar është një investim i çuar dëm. 

Besim Troplini, nënkryetar i OMP, Durrës: Flota e peshkimit të Durrësit është një nga flotat më të rëndësishme. Ka mbi 100 anije, nga të cilat aktive janë mbi 80 anije. Nëpërmjet kësaj flote peshkimi sot siguron 2500-3000 ton peshk të freskët. Anijet dalin sipas autonomisë së lëvizjes që kanë dhe sipas gjatësisë, realizojnë një ditë qëndrime në det nga 3-4 sipas madhësisë, të kompletuara me të gjithë ciklin e ruajtjes së peshkut, me frigoriferët, makina e akullit dhe i bëhet një përpunim total në bord. Në tokë vjen një peshk i pastruar, i seleksionuar, i ndarë sipas specieve dhe është i gatshëm për treg. Nga ky moment, peshku shkon në pikat e grumbullimit të mëdha ose të vogla, të cilat pasi bëjnë peshimin e tyre, bëjnë dhe shpërndarjen për treg ose për eksport. Kemi dhe një sallë ku do të vendosim punëtorë të cilët do ti bëjnë një përpunim ose gjysëm përpunimi peshkut dhe pastaj do të bëjmë ngrirjen e tij.

Kjo është e reja sa i përket peshkut, kurse e reja sa i përket moluskëve është kjo. Ne për herë të parë në Shqipëri ndërtojmë një impiant operacioni, një impiant purifikimi. Për normativë dhe e detyruar dhe nga ana higjeno-sanitare, është që të gjithë moluskët që shiten në tregun shqiptar duhet të kalojnë nëpërmjet këtyre impianteve. Në këto 12 vaska do të vendoset prodhim, normativa është 5 ton prodhim i gjallë i cili duhet të rrijë brenda në ujë rreth 24 orë. Proçesi i nxjerrjes edhe të ngarkesës bakteriale që ka, edhe të rërës. Kur të hidhen në treg janë biologjikisht të pastër. Peshku i freskët në frigorifer kurse moluskët në vaska.Pasi përpunohen këtu, lihen të ushqehen, të mbahen në ujë të pastër përreth 24 orë do të bëhet paketimi dhe etiketimi. 

Gazetarja: Mund të konsiderohet dhe pikë tregtimi shumice? 

Besim Troplini: Patjetër. 

Porti i ri i peshkimit, i parë në këndvështrimin e specialistëve ka mangësi dhe lë shumë për të dëshiruar. 

Besim Troplini: Me portin është gabuar në sipërfaqen ujë-tokë. Përqindja e tokës që ne kemi mbrapa, sepse gjithë kjo sipërfaqe ishte det dhe u mbush. Është shumë e madhe dhe nuk shfrytëzohet. Ndërkohë që mund të shfrytëzohej po të ishte det. U gabua në këto bankina, të cilat nëpërmjet këtyre bankinave janë mbushur me gurë dhe këto gurë në vend që të bëheshin me beton dhe këtu të lidheshin anije, këto u mbushën me gurë, të cilët e kanë ulur kofiçentin e shfrytëzimit në minimum. Njëkohësisht muri përballë që është muri mbrojtës i portit është bërë me gurë nga ana e detit, portit, dhe kjo vështirëson punën e anijeve për tu lidhur dhe njëkohësisht pakëson numrin e anijeve që do të lidhen në një të ardhme. Ai mur po të bëhej me beton nga krahu i brendshëm i portit, do të shtonte shumë numrin e mjeteve. Këtu nuk mund të akomodohen më tepër se 50-55 anije. Edhe ato, me pak erë, ose det, kanë vështirësi për të kryer manovrat.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Historia e Laçit, jo thjesht e qytetit por edhe emrit të tij, lidhet me vitet që ai ka mbi shpinë, që prej krijimit në periudhën komunist

Beteja e Durrësit është një betejë detare e zhvilluar ne afërsi të brigjeve të këtij qyteti, gjatë luftës së parë boterore, ekzaktësi

Fatmira Hajdari, foli për herë të parë pas vrasjes së bashkëshortit dhe babait të tre fëmijëve të saj, Azem Hajdarit, pesë muaj më pas.

Shumëkush prej shqiptarëve që i përket brezave të kohës së komunizmit, duhet ta mbajë mend radio “Pionerin”, siç dhe radio “Fatosin”, siç

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet 1920. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje.

Libri i ri “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, është një rrëfim tronditës i shkrimtarit Visar Zhiti, një retrospektivë e përjetim

Përmes fotove që publikohen 20 vite pas ngjarjes sillet në vemendje edhe një herë pengmarrja e Tritan Shehut në Lushnjë më 24 Janar 1997.