• Në reagim të një diskutimi nisur në një rrjet social
  • Janë apo jo vlerë qytetare e Durrësit
  • Kujt i shërbyen sistemit apo popullit
  • Meritojnë të kujtohen apo jo
  • Homazhi nderohet, apo përçmohet për to

Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh

Ky material shënon edhe angazhimin tim të parë për vitin 2020, duke menduar apo besuar itensitetin në rritje në vijimësi. As më kishte shkuar ndërmënd, se do të futesha në rrjetën delikate, të një shkrimi të tillë dhe aq më pak të nisja 2020-tën.

Teksa po kryeja detyrat rutinë të marrjes së informacionit, për aq sa më intereson në fb, hasa në një rrjet social një tabelë të dukshme ku shkruhej:

CILËT JANË DREJTORËT E NDËRMARRJEVE TË DURRËSIT NË REGJIMIN E VJETËR DHE VLERËSIMI NGA 0 DERI TEK 10-TA PËR SECILIN PREJ TYRE?

Pata durimin dhe këmbënguljen të lexoja 137 komente dhe 113 kundërkomente, apo kundërshtime për versione të ndryshme, të hedhura në tapetin publik të informacionit.

Në nderim të punës së burrave dhe grave drejtues në Durrës, në kohën e regjimit të Hoxhës, pasi kjo është ideja, një pjesë të të cilëve i kam njohur, apo kanë qenë miq të tim eti dhe sigurisht një pjesë po e tyre nuk jetojnë më, kërkoj të bëhem pjesë të një analize të pazakontë. Po bëhen afro 30 vite, që më mundon një ndarje artificiale, me tone të theksuara primitive, të një lloj egërsie të kategorizimit të shqiptarëve dhe brenda tyre pozicionet e tyre intelektuale dhe qytetare, në të bardhë apo të zinj, në të kuq apo të verdhë, në i imi apo i yti, në i Enverit apo i dreqit, në të mirë apo të këqinj, në të vlefshëm apo jo të tillë, në të shkurtër e në të gjatë, e të tjera klasifikime mbi bazë paragjykimesh e mllefesh antishoqërore.

Në rradhët që po ndërtoj, që shërbejnë si kolona të këtij shkrimi, as më shkon ndërmënd të trajtoj politikën e Hoxhës si të arrirë dhe mbi këtë bazë të krijoj himnet. Absolutisht jo. Jo vetëm si nipi i disidentit të njohur, i burgosuri unikal i regjimit të Enverit, me 35 vite privim i mirfilltë lirie, Xhavit Qesja, kam një leje kalimi për të mos e bërë këtë, por edhe si një kuadër, intelektual i mjaft detyrave të rëndësishme që kam kryer para dhe pas Hoxhës, duke krijuar bindjen dhe praktikën time të menduarit dhe të gjykuarit.

Me mirdashje si zakonisht në punët e mia, për temat që kam analizuar, dua të jap një ndihmesë sado modeste, në të kuptuarit e punës së drejtuesve që pa e vrarë mëndjen quhen të kohës së komunizmit, që mbajtën një peshë kolosale në drejtimin e punëve publike dhe jo të tilla sipas specifikave.

Është në keqardhjen time, kur njihem me opinione të nxituara, që kanë brenda delirin e një injorance të pakuptimtë, një lloj egërsie dhe racizmi ekstremist të mendimeve dhe qendrimeve, vetëm se mund të kenë inat, apo nuk e honepsin njërin apo tjetrin drejtues ndërmarrjesh, institucionesh të ndryshme. Mënçuria dhe zgjuarsie e pjesës më të madhe të qytetarëve, i ndjejnë se këto opinione janë të kushtëzuara dhe të ndërvarura nga dukuri personale dhe të çastit. Aq më keq pastaj kur këtë subjektivizëm, ia faturojnë pa as më të voglën përgjegjësi regjimit të Enver Hoxhës, apo thjesht duke e quajtur epoka e komunizimit.

Ja kam përgatitur vetes kurajon, guximin dhe nismën ndërgjegjësore të natyrës time qytetare dhe publiçistike, që ta vendos stekën mbi këto segmente mediokre, mbi këto gjykime që na bëjnë dëm dhe na turpërojnë, para atij brezi kuadrosh që thelluan dhe mirmbajtën qytetarinë durrsake për shumë e shumë kohë. Na turpërojnë para atyre njerëzve të vdekur dhe të gjallë, duke i dhënë të kuptoj që koha e tyre vinte erë komunizëm dhe koha pas 90-tës vjen erë demokraci, erë bukurie, apo mbase edhe erë dreqi.

Po pse në kohën që e quani komunizëm, nuk ka patur njerëz të ndershëm, patriotë të vendit dhe të Durrësit, qytetarë të shkëlqyer, intelektualë të zot, kuadro fori serio, humanistë rrace etj. etj?

Le të dalë njëri, e të më thotë se a kemi sot Feruz Mataj, Vangjel Toçi, Marko Karoli, Luan Babameto, Gani Gorana, Emin dhe Naim Hasnedari, Miri Hoti, Nexhati Xhoi, Bajram Thërmija, Sul Gallaj, Miço Dano, Sami Bylykbashi, Hysni Çyrbja, Mustafa Cara, Ali Sula etj. etj! Kam menduar edhe i vetëm, edhe i konsultuar, duke ndjekur edhe botime të ndryshme, për të renditur emra të shumtë të drejtuesve ku ushtruan detyrat e tyre në kohën e komunizmit. Mbase s’jam perfekt në ato që kam zgjedhur dhe me kujdes i kam vargëzuar. Mbase kam harruar të tjerë dhe mund t’u shtohen këtyre. Mund të kem edhe ndonjë pasaktësi pa dashur, pasi nuk e kam menduar kurrë, se mund të kthehesha në një gjëndje civile i kësaj natyre. Por vlen thelbi i asaj që mendoj të shpreh.

Shumica e drejtorëve para 90-tës, pa futur dorën në zjarr për ndonjërin (që në dijeni time nuk besoj të jetë prej syresh me “njollë”) janë njerëz me autoritet absolut në Durrës, të imponuar qytetarisë së mirfilltë durrsake falë kulturës, edukatës, aftësive dhe profesionalizmit të tyre. Ato ishin nga ato babaxhanë që i qëndronin pranë njerëzve në hallet që kishin dhe kanë zgjidhur në favor të tyre mijra e mijra probleme dhe vështirësi.

Kur i kujtoj mjaft prej tyre, qaj me lot zemre dhe bërtas me vete: Çfarë tret dheu! Të dalë njëri e të thotë, se filan drejtor ishte i paaftë, i padenjë, tuaf, qesharak, mashë i ekstremizmit politik? Të jemi të qartë në atë që shprehim: nuk pretendohet të ketë qoftë edhe një shembull që të ketë thënë: poshtë Enver Hoxha! Përfundimi dihesh. Por njëlloj oponence bëhesh.

Drejtorët e kohës së para 90-tës (kuptohet ka edhe përjashtime), ishin sakrifikues, vetmohues në punë, pasi drejtonin ekonomikisht ndërmarrjet, apo intelektualisht institucionet. Ishin edhe profesionistë. Ishin me shumë emër, me shumë autoritet, shumë të thjeshtë, shumë punëtorë, shumë masovik dhe organizatorë. Kanë punuar me thonj njerëzit për të ecur, për t’u zhvilluar, e shembulli ka qenë i këtyre drejtorëve, që mbeten për mua dhe jo vetëm, kurora e artë e qytetarisë dhe inteligjencës durrsake.

Novatorë klasi, shembulli më i mirë i personalitetit. Bëni një krahasim me kuadrot e sotëm. Bënim një diskutim ndërmjet miqsh dhe diskutonim iks emër i caktuar në një punë drejtuese. Të gjithë ishim të mendimit, se ky iks s’kishte emër, s’kishte fuqinë e asaj që ta jep puna, vlera dhe aftësia. Dhe si me shaka ndërhyri dikush:

-Mos u lodhni kot të zbuloni ndonjë të veçantë. Drejtuesit e sotëm caktohen nga numuri i mitingjeve që merr pjesë, nga qëndrimi sa më pranë kryesorit, nga heqja e qimes nga pallto, por edhe nga një “çikë” korrupsion që bëhet. E çfarë mund të ketë vjedhur drejtori i djeshëm, të paktën po të freskojmë kujtesën nga lista, që besoj se është përpjekja e parë që deklarohet një e tillë?! Bëni një krahasim, çfarë plagë të tmerrshme kalon shoqëria jonë, nga një megakorrupsion që bëhet në çdo qelizë të jetës.

Absolutisht që marr përsipër sistemin , por drejtuesit e shkëlqyer të kohës, që e kalojmë thjesht me fjalën “e merhumit”. Por ato njerëz të ëmbël që drejtuan dhe dhanë shembullin e mirë para një populli të tërë, kam detyrë t’i mbroj, pasi kështu i dalim për zot identitetit tonë, prejardhjes tonë, trashigimisë tonë, vlerave tona të çmuara. Shumica nuk jetojnë. Të tjerë janë thellë në moshën e tretë. Ne fëmijët e tyre, a duhet t’ua mohojmë vlerat, vetëm se kemi frikë se dikush do të na etiketojë enverista, të kohës së Enverit, të periudhës së diktatorit, e të tjera pallavra si këto.

Vështroni listën me qetësi. Sado emra që të shtoni në këtë prerje, bashkohen në një pikë: ndershmëri, përkushtim, durrsakë të denjë e të thekur, paçka se ndonjë kishte ardhë nga Korça apo gjetkë. Nuk dua ti ndaj, pasi janë hallka të një zinxhiri. Ne i njohim. Madje i njohim fare mirë. E çfrikë kemi të themi, se këto drejtues janë thesar, janë referimi se si kemi qenë, sa të butë, sa të mirë, sa të respektueshëm dhe dinjitozë me njëri tjetrin dhe me ne të tjerët.

Në çdo sistem, i miri mbetet i mirë, i afti mbetet i aftë, zotnija mbetet zotni. Dua të sqarohem para lexuesit tim, se nuk merrem me politikën e asaj kohe, por të drejtuesve që mbeten me emër dhe mbiemër deri në fund të jetës së tyre, paçka se ky sistem prediktonte gjëra, që edhe ata vetë nuk i donin.

Nuk do të mund t’i harrojmë ata, pasi puna dhe angazhimi i tyre është historik. Diskutime mund të bëjmë sa të duash, madje edhe mund të bërtasim. Por tonaliteti i zërit, nuk na çon tek logjika e argumentit dhe s’ka pse të na cënojë mendimin që bluajmë brenda vetes.

Kam rradhitur 185 emra. Mund të rendisja edhe 285, apo më shumë. Kam marrë më kryesorët, apo edhe ato që i janë ofruar memories time. Kjo s’ka rëndësi. Vlen në këtë rast shtylla i mendimit, që konsumova pjesë të kohës time, për të bërë detyrimin. Atë detyrim që mendoj se e bën çdo durrsak, çdo qytetar i vendlindjes time.

Me besë burrash, ne duhet t’i mbrojmë dhe vlerësojmë ata, sepse mbrojmë dhe vlerësojmë qytetarinë dhe mënçurinë durrsake.

Durrës: 6 janar 2020

Lista jo e plotë e drejtorëve të para viteve 90-të:

01. Mislim (Lym) Mustafa
02. Stefan Stavri
03. Ramazan Ferra
04. Qemal Mançe
05. Qemal Hate
06. Qemal Klosi
07. Arshi Latifi
08. Feruz Mataj
09. Nexhati Xhoi
10. Fadil Sulejmani
11. Gani Gorana
12. Luan Babameto
13. Marko Karoli
14. Bajram Thërmija
15. Hito Minga
16. Kostandin (Kosta) Misja
17. Enfal Shaqiri
18. Hysni Çyrbja
19. Miço Dano
20. Mustafa Çelkupa
21. Kristaq Miço
22. Anesti Petani
23. Sulejman (Sulë) Gallaj
24. Liri Laknori
25. Agim Kasmi
26. Andrea Koço
27. Pavllo Roko
28. Sabri Cevani
29. Jetgjat Toda
30. Ylli Dokja
31. Faik Golemi
32. Fari Golemi
33. Llazar Ziu
34. Shaban Hidri
35. Demir Zajmi
36. Jeta Kërtusha
37. Ibrahim Braho
38. Shpëtim Skëndo
39. Fari Gjata
40. Mihal Puli
41. Sami Bylykbashi
42. Hysen Qoshja
43. Fatmir Kërtusha
44. Flamur Haxhiraj
45. Hysni Çyrbja
46. Agron Fishta
47. Astrit Duçi
48. Nasho Huta
49. Naim Nova
50. Bardhyl Agasi
51. Bujar Qesja
52. Ibrahim Nova
53. Halit Nova
54. Miro Xhunga
55. Eleni Mandi
56. Ylfete Laçi
57. Donika Muça
58. Selami Gagani
59. Hamit Luku
60. Rifat Dimri
61. Kadri Dimri
62. Dhimitër Isaku
63. Isa Shtraza
64. Anastas Bojaxhiu
65. Ali Çinari
66. Vladimir Vrohoriti
67. Bedri Deda
68. Zef Tusha
69. Pëllumb Binjaku
70. Skënder Xhuglini
71. Pandeli Çaçi
72. Emin Hasnedari
73. Liri Muhedini
74. Naim Hasnedari
75. Bahri Kërçova
76. Qefsere Kabili
77. Miri Hoti
78. Godo Micolli
79. Fatbardh Hoti
80. Meropi Niko
81. Kadrije Qesja
82. Miser Voci
83. Xhemal Beja
84. Niko Gjiri
85. Miço Dano
86. Lumturi Harizi
87. Apostol Lulo
88. Miço Veshi
89. Haki Kokomani
90. Hito Minga
91. Rexhep Kasa
92. Petro Papa
93. Vjollca Tivari
94. Kristofor Pastërma
95. Salvator Sotiri
96. Astrit Hoxha
97. Pavlina Loçi
98. Pertef Kruja
99. Vangjel Toçi
100. Afrim Hoti
101. Mustafa Gërxhaliu
102. Petraq Tapia
103. Myftar Gjonbalaj
104. Petro Luarasi
105. Sofokli Garo
106. Fatmir Haxhihyseni
107. Olimbi Londo
108. Aleksandër Karanxha
109. Anastas Filo
110. Zyber Sallaku
111. Gaqo Ligori
112. Agim Deveja
113. Andon Papingji
114. Sali Belba
115. Eqerem Shehu
116. Xhevdet Laze
117. Gaqo Rada
118. Musa Shehu
119. Ikbale Kalaja
120. Flamur Hidri
121. Adem Dizdari
122. Agron Xhunga
123. Sazan Bitri
124. Sali Hidri
125. Hysen Rama
126. Vasillaq Goga
127. Sokol Kokomani
128. Vaso Jani
129. Napolon Shtylla
130. Kadri Peku
131. Kristina Teodori
132. Ymer Balla
133. Sefedin Bendo
134. Behxhet Çela
135. Gani Gorana
136. Zihni Beqiraj
137. Klara Minga
138. Dhandil Ceka
139. Besnik Rexha
140. Llazar Alia
141. Xhemal Shani
142. Edmond Dobi
143. Eqerem Laknori
144. Hatixhe Gaxho
145. Gëzim Demko
146. Ejup Maliqati
147. Hasan Sulejmani
148. Jorgji Kazanxhi
149. Shefqet Çakërri
150. Rexhep Çela
151. Teodor Bixhi
152. Ksenofon Ikonomi
153. Asllan Kërtusha
154. Shpresa Saliu
155. Haki Gorana
156. Vesel Damsi
157. Dhimitër Shahini
158. Koço Haxholla
159. Spiro Isaku
160. Vladimir Xhani
161. Mahmut Ferri
162. Rebani Shehu
163. Vlash Çumashi
164. Dhimitër Vokopola
165. Dhimitër Propopulli
166. Petraq Papadhopulli
167. Spiro Treska
168. Spiro Lito
169. Kostandin (Koçi) Moisiu
170. Fiqiri Këlliçi
171. Gaqo Trebicka
172. Riza Xhepa
173. Luan Iljazaj
174. Mustafa Cara
175. Hasan Jero
176. Mihal Roshi
177, Haki Çopani
178. Dhimitër Leka
179. Fadil Bardhi
180. Sefer Bajraktari
181. Shyrete Maliqati
182. Dhurata Basha
183. Aleks Karamani
184. Sandër Vani
185. Ilia Plasa