*22 qershori bën apel për vigjilencë

“Kundër një mbrojtjeje të tillë taktika tipike e “Blitzkriegut” – goditje e befasishme, shpërthim, zhvillim i mësymjes me pykëzimin e tankeve nën mbështetjen e avicacionit dhe të artilerisë”. “Gjatë gjithë vijës gjigande të frontit ushtria hitleriane po ndeshet jo vetëm me trupat e armatosura mirë të kundërshtarit, por edhe në vijat eskalionuara thellë të mbrojtjes, që kanë bllokuar çdo milje”.

Ora ra. Këtë javë ka ardhur momenti i përpjekjes vendimtare të Hitlerit për të dërmuar Rusinë.

Hitleri nuk mund të harxhojë edhe një vit tjetër për pushtimin e Rusisë. Ai ka maksimumin katër, ndoshta edhe tre muaj për të shkatërruar atë, ndryshe Gjermania e humbet luftën. Sipas llogarive të tij, Rusia duhet të nxirret nga lufta deri sa SHBA të kenë arritur të hedhin në luftë gjithçka nga fuqia e vet reale. Hitleri duhet të arrijë një fitore të shpejtë në mënyrë që makina lufarake gjermane të shpejtojë së hapuri dhe të ndeshet ballë për ballë me armikun në Perëndim.

Kur komanda e lartë naziste planizonte fushatën e vitit 1942, ajo u nis nga tre fakte bazë. Këto aksioma qenë ngulitur në vetëdijen e strategut hitlerian numër një – gjeneral – kolonel Franc Halder, shef i Shtabit të Përgjithshëm i Trupave Tokësore. Ai dhe oficerët e shtabit të tij – këta shqytarë të panjohur të ushtrisë gjermane, që ruanin lavdinë e gjeneralit, i cili komandonte në fushën e luftës, por përgjegjësinë kryesore e mbanin mbi vete – e patën kuptuar mirë se me çfarë probleme ata do të ndesheshin.

Por këtë herë, që të shkatërrojnë ushtrinë ruse, ata duhet ta mbërthejnë atë në luftime, e madje sot, rusët, edhe pasi janë tërhequr me 1000 milje, nuk do të shkojnë më thellë se në rajonet industriale të Uraleve. Për këtë gjermanëve u duhet të marrin mundësinë për të sulmuar përgjatë gjithë vijës së frontit prej 2000 milje. Që të shfaqet një mundësi e tillë, gjermanëve u duhet të presin kushte më të favorshme të motit. Në veri, në rajonin e Shën Petërsburgut, mund të operohet ndoshta vetëm në mesin e korrikut (një muaj më vonë se në Ukrainë). Duke llogaritur kufizimet e këtij sezoni dhe nevojën për të përfunduar punët deri në dimër, gjeneralit Halder dhe oficerëve të shtabit të tij i duhet të përpunojë planin, i cili t’i mundësojë shkatërrimin e Rusisë për disa muaj – plan mësymjeje dërmonjës i tillë, si ai i fushatës së Polonisë apo Francës i viteve 1939 – 1940 dhe më i studjuar se plani i pasuksesshëm “Blitzkrieg” kundër Rusisë në vitin 1941. Ky duhet të jetë një grusht, që të mos e ketë shokun për nga forca dhe i dhënë përpikmërisht në kohë. Dështimi, pothujase patjetër, kthehet në disfatë në luftë. Por shpërblimi për suksesin mundëson të hidhen të gjitha forcat e Vermahtit kundër Britanisë dhe SHBA, çka do të thotë edhe shans për të pushtuar të gjithë Azinë, një pjesë të madhe të Afrikës dhe, madje, ishujt Britanikë.

VITI I PARË I LUFTËS

Këtë javë u bë plot nëj vit nga momenti i sulmit gjerman mbi Rusinë dhe gjenerali Halder mund të ketë nxjerrë mësime nga dështimet e para për hartimin e planit të fushatës së re.

Pas dymbëdhjetë muaj luftë gjermanët kanë pushtuar afërsisht 7% të territorit të Rusisë (afro 580000 milje katrore), por nuk mundën ta fitojnë atë. Ata asgjësuan apo zunë rob më shumë se 4500000 ushtarë të kuq, 15000 tanke, 9000 aeroplanë. Por ata nuk e asgjësuan Ushtrinë e Kuqe. Artilierët gjermanë e fotografuan Shën Petersburgun përmes okularëve të stereogypave të tyre. Por gjermanët nuk mundën ta marrin Shën Petersburgun – çelësin për të zotëruar në Balltik, mbrojtësin e rrugëve të furnizimit përmes Murmanskut. Flamuri me kryqin e thyer u valëvit gjithë – gjithë 115 milje nga Moska. Por gjermanët nuk mundën ta pushtojnë zemrën e Rusisë dhe kryeqytetin e saj, qendrën e nyjes gjigande hekurudhore, degët e së cilës shpërndahen nga Moska dhe pushtojnë pjesën më të madhe të vendit.

Armatat gjermane u ndalën në portat e Donbasit industrial. Por Gjermania nuk i arriti minierat e tij, stacionet elektrike, uzinat dhe placdarmin e favorshëm për t’u hedhur drejt naftës kaukaziane. Gjermanët e detyruan Rusinë të evakuojë pjesën më të madhe të industrisë përtej Uraleve, por ata as afër nuk i shkuan kësaj farke të prapavijës së fuqisë luftarake, e cila mundi të sigurojë pjesërisht armatat ruse me gjithçka të nevojshme, madje edhe pse pjesa më e madhe e Rusisë evropiane gjendej në duart e armikut. Gjermanët morën Krimenë, ata morën edhe portin e Detit të Zi, Kerçin. Por në përvjetorin e parë të fillimit të luftës ata ende nuk e kanë pushtuar Sevstopolin – kështjellë, që kontrollon Detin e Zi.

Por kryesorja, ata nuk e pushtuan dot Kaukazin dhe naftën e tij. Ne shpesh kemi dëgjuar se sa me ngut e priste Hilteri naftën, si magnet ishin burimet e saj të Majkopit dhe të Bakusë. Megjithatë në jug, në Kaukaz, atë e joshte edhe një arsye tjetër: pa naftën kaukaziane nuk mund të luftonin as vetë rusët. Pasi mësuan se sa pak kishin bërë deri në këtë kohë për të arritur gjithë këta qëllime, gjermanët duhet të përfundojnë me shpejtësi të gjitha parapërgatitjet për mësymjen e përgjithshme. Dhe gjatë gjithë frontit gjigand, nga Murmansku deri në detin Azore, ka filluar të ziejë puna e rëndë e luftës. Jehona e këtyre përpjekjeve paraprake është përhapur në të gjithë botën gjatë muajit maj, në njoftimet nga fronti i Harkovit, javën që shkoi – në luftimet dhe përpjekjet e vogla në jug të Shën Petërsburgut, në frontin e Moskës, në rajonin e Kalininit dhe të Smolenskut në perëndim të kryeqytetit dhe në Harkov, ku nazistët patën zhvilluar mësymjen. Ndër këto beteja, më e madhja për nga përmasat ishte beteja për Sevastopolin, marrja e të cilit ishte e domosdoshme për realizimin e fushatës në Krime dhe një prelud mjaft i rëndësishëm për mësymjen e mëtejshme drejt jugut.

ÇMIMI ËSHTË PAGUAR

“Kështu, ju po shikoni mbrojtësit e Sevastopolit: kryesorja, bindja e plotë që ata kanë formuar, – kjo është bindja në pamundësinë që Sevastopoli të merret, dhe jo vetëm për të marrë Sevastopolin, por për të lëkundur me çdo mënyrë fuqinë e popullit rus, – dhe këtë pamundësi ju e shikoni jo vetëm në këtë sasi të madhe traversash, tarnshesh dhe hendeklidhjesh dinake, të minave dhe armatimeve, njera pas tjetrës, nga të cilat ju asgjë nuk kuptoni, por e shikoni atë në sytë, fjalët, pritjen, në atë që quhet shpirti i mbrojtësve të Sevastopolit. Ajo çka ata bëjnë, e bëjnë kaq thjesht: që ju të bindeni, ata mund ta bëjnë këtë edhe njëqind herë më shumë…”.

Të tillë rreshta i shkruan një oficer i ri – pjesëmarrës i mbrojtjes së Sevastopolit. Atë e quajnë Lev Tolstoi, ndërsa ngjarjet, të cilat atij iu desh të përjetonte, u zhvilluan në kohën e Luftës së Krimesë.

Në kohën e Tolstoit, armiqtë e shkatërruar – edhe fitimtarët (kur ranë 127000 rusë, qyteti qëndroi) – mbanin uniformat angleze dhe franceze. Javën e kaluar përforcimet e fuqishme përreth qytetit, pa marrë parasysh humbjet, herë pas here u sulmuan nga një armik edhe më i fortë, i pajisur me armatime ku e ku më të fuqishme. Farefisi i largët i Lev Tolstoit Aleksei shkruan në “Ylli i Kuq”: “Sot në Sevastopol është e pamundur të marrësh frymë nga trupat e dekompozuar të gjermanëve dhe rumunëve”. Trupat e gjeneral – kolonelit hitlerian Fric – Erih fon Manshtejn po përparojnë me këmbëngulje përherë e më afër qytetit përmes gjokseve të të vrarëve të tyre. Një korespondent amerikan njofton: “Çështja që po vendoset në Savastopol qëndron në atë që a kanë mundësi gjermanët ta marrin qytetin, apo në atë se çfarë çmimi ata janë gati të paguajnë për këtë”. Gjermanët paguan sipas llogarisë. Sevastopoli u duhej atyre për shkaak të përmbajtjes së strategjisë së madhe, por ata donin ta merrnin atë pikërisht këtë javë edhe për shkaqe politike: më 22 qershor u mbush plot një vit që kur armatat gjermane shpërthyen në Rusi, ndërsa populli gjerman edhe kështu nuk e kishte marrë fitoren e premtuar. Dhe nga kjo datë Adolf Hitlerit i duhet një sukses për të forcuar shpirtin e gjermanëve në prag të fushatës së re gjigande.

ARMATAT PO PËRGATITEN PËR LËVIZJEN E VRULLSHME

Por vdekja në Sevastopol është vetëm uvertura e asaj që vjen më pas. Për nga shpirti, për nga gatishmëria për të fituar apo për të vdekur, Ushtrisë së Kuqe nuk i afrohet askush. Se çfarë numuri dhe aramtimi ajo kishte, këtë e dinte vetëm Komanda e Lartë sovjetike. Ndrkaq, edhe për ne janë të pakundërshtueshme dy fakte: 1) Rusia i kërkoi me këmbëngulje SHBA që kjo të fuqizonte vëllimin e dërgesave dhe 2) nga maji i këtij viti, sa herë që ushtria ruse dhe gjermane masnin forcat, epërsia mbetej në anën e gjermanëve.

Por në Londër dhe Uashington ka të dhëna mbi numurin dhe dislokimin e trupave gjermane:

– Në sektorin verior të frontit, nga Murmasku deri në Rusën e Vjetër në jug të Shën Petërsburgut – pothuajse 1000000 ushtarë (35 divizione gjermane, ndër ta tre tankesh, 12 divizione finlandeze, 2 divizone italiane).

– Në sektorin qendror të frontit (Kalinin, Rzhjev, Vjazem, Brjanski) – më shumë se 850000 (40 divizione gjermane, ndër ta 4 tankesh, 2 divizione italiane dhe një spanjoll).

– Në sektorin jugor të frontit, nga Harkovi deri në Krime – afër 1300000 (50 divizione gjermane, ndër ta 8 tankesh, 14 divizione rumune dhe 2 italiane).

– Në rezervë (në territoret e pushtuara të Ukraninës, në Bjellorusi, Priballtik, Poloni dhe Prusinë Lindore) – më shumë se 1500000 njerëz (70 divizione gjermane, ndër ta minimumi 4 tankesh, 6 divizione rumune dhe 4 italiane).

– Forcat e Luftvafes, tani të përqendruara kryesisht në jug, përbëhen nga afër 6000 aeroplanë të vijës së parë, të ndarë në tri flota ajrore me nga 2000 aeroplanë secila.

Kundërshtarëve të nazizimit u duhet të besojnë se ushtria gjermane është një kollos mbi këmbë argjili, se situata qorrsokake në front dhe tmerri i dimrit rus e kanë shkatërruar shpirtin luftarak të saj dhe kanë shkaktuar apatinë. Vetë gjermanët e dinë që humbjet e tyre kanë arritur në 1500000 ushtarë. Se rusët mund të kenë hequr nga llogaria spanjollët dhe italianët dhe, padyshim, disa prej atyre gjermanëve që mbajtën mbi vete privacionet e veçanta të dimrit të shkuar, të shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht. Por mbi ushtarët që sulmuan Sevastopolin, kurrësesi nuk thuhet që ata u vranë me shpirt; madje rumunët e detyruar shkonin përpara dhe vriteshin me mijëra dhëmb për dhëmb me zotërinjtë e tyre gjermanë. Javën e kaluar korrespondenti i “Leland Stoue” bisedoi me gjermanët, të cilët pak më parë kishin rënë rob në Rusi. Ja çfarë shkruan ai: “Në planin psikologjik ata nuk ishin më afër nokautit, se Xho Ljuisi në raundin e tretë (Joe Luis – boksier i famshëm amerikan. Hyri gjithë iluzion në takimin e parë me boksierin gjerman të peshës së rëndë Max Schmeling në vitin 1936, në të cilin Ljuis humbet me nokaut pasi qëndroi 12 raunde). Ne, – amerikanëve dhe britanikëve – dhe veçanërisht ushtarakëve tanë, na duhet ta marrim parasysh këtë fakt. Çdo iluzion në lidhje me atë që ushtria hitleriane në të ardhmen e afërt do të shkatërrohet nga brenda, vetëm të çon në katastrofë. Shpirti i gjermanëve nuk është shkatërruar, vullneti dhe këmbëngulja e tyre janë të patundura: Ata do të luftojnë me dëshpërim pasi e dinë se në rast të disfatës së Gjermanisë, në të paktën, brezi i tyre do të humbasë gjithçka”.

Plani, gjithashtu, është gati. Sot në Rusi Hitleri po ndeshet me probleme kolosale: gjatë gjithë vijës gjigande të frontit ushtria e tij po ndeshet jo vetëm me trupat e armatosura mirë të kundërshtarit (për nga numuri, mundet, nazistët të jenë superiorë), por edhe në vijat e skalionuara thellë të mbojtjes, që kanë bllokuar çdo milje më drejtimin e goditjes kryesore (jugu) dhe drejtimin e dorës së dytë (veriu).

Kundër një mbrojtjeje të tillë taktike tipike e “Blitzkriegut” – goditje e befasishme, shpërthim, zhvillim i mësymjes me pykëzimin e tankeve nën mbështetjen e aviacionit dhe të artilerisë vetëlëvizëse, që i hapin rrugën këmbësorisë, – nuk veproi me po atë efektivitet si në Poloni, Belgjikë dhe në vetë Rusinë në muajt e parë pas agresionit. Sot, për nga thellësia dhe të studjuarit e mbrojtjes rusët ia kalojnë edhe asaj që vjeshtën e shkuar i lejoi të ngadalësojnë mësymjen naziste, ndërsa më pas, me mësymje në kushtet e të ftohtit paralizues dimëror, ta ndalojnë atë përfundimisht. Por nëqoftëse Stalini dhe shtabi i tij filluan t’i kundërvihen taktikës së modelit të “Blitzkrigut” të vitit 1940, gjeneralët hiltlerianë e kishin kohën e nevojshme për ta studjuar mbrojtjen sovjetike. Në llogaritë e veta komanda sovjetike mund të ketë dalë nga hipoteza se gjermanët e kanë një plan që, për realizimin e tij iu pëtshtaten detyrave që qëndrojnë përpara gjermaëve.

Në zhvillimin e mësymjes “përgatitore” të kësaj pranvere trupat gjermane demonstruan disa “të reja”. Thelbi i kësaj taktike të përtërirë qëndron në atë që të zgjedhë për sulm një sektor shumë të vogël të frontit, “për ta përpunuar” atë maksimalisht me goditjet masive të aviacionit (sipas të dhënave të rusëve në sektorin prej pesëmbëdhjetë miljesh në jug të Harkovit, veprojnë deri në 1000 aeroplanë), ndërsa pastaj për të hedhur në mësymje njësi të mirëkombinuara të këmbësorisë, të tankeve dhe artilerisë. Tani gjermanët nuk do të përpiqen të shpërthejnë mbrojtjen ruse me divizione tankesh enkas për këtë, që më pas të shkaktojnë kaos në prapavijë. Në vend të kësaj, tanket gjermane, duke gjykuar nga gjithçka, veprojnë me grupe të vegjël, duke mos u shkëputur nga këmbësoria dhe artileria. Si rezultat, ndonëse gjermanët edhe përparojnë më me ngadalë, ata zotërojnë unitetin e kollonave mësymëse dhe në momentin e duhur i kanë forcat e nevojshme për të prapsur përpjekjet për rrethim nga ana e rusëve. Në Harkov kjo taktikë veproi aq suksesshëm sa që Moska u detyrua ta pranojë: pothujase është e pamundur të ndalet mësymja e nazistëve. Në Sevatopol presioni brutal i masës së njerëzve dhe metalit prej 16 ditë e vuri këtë kështjellë në kufijtë e rënies.

Mundet, variacionet e mëpastajme në taktikën gjermane të pësojnë ndryshime të thjeshta të tempeve, të pjesëshme, të mundshme, të lidhura, me synimet e përparimit të tankeve. Duke mësuar përmasat e teatrit të veprimeve luftarake dhe sasinë numerike të ushtrisë ruse, por gjithashtu prirjet e gjeneralit Halder për idetë grandioze që janë shfaqur në të gjitha fushatat e mëparshme të Luftës së Dytë Botërore – plani në vitin 1942 mundet të shqyrtojë plotësisht shpërthimet dhe rrethimet e përmasave mjaft të mëdha. Mundësi për të tilla operacione ekzistojnë jo pak. Nëqoftëse goditja kryesore do të jepet në qendër, ajo mundet të synojë marrjen e Moskës, ndërsa më pas edhe daljen në krah të frontit jugor të rusëve. Mësymja e madhe në jug mundet të marrë në konsideratë goditjen e drejtpërdrejtë në drejtimin e Kaukazit ose kthimin në veri për të dalë në prapavijat e frontit qendror. Mësymja nga veriu lejon ndrëprerjen e komunikacioneve, nëpërmjet të cilave ndërpritet ndihma nga Murmansku dhe Arhangelsku. Mësymja e madhe përmes Turqisë ose duke manovruar territorin e saj mundet t’u ndërpresë rusëve rrugët e furnizimeve përmes Persisë ose të vazhdojë drejt jugut, në drejtimin e kanalit të Suezit. Nuk duhet të përjashtohen as variantet në temat e paraqitura. Mundet, përshembull, mësymja sipas disa prej këtyre drejtimeve të zhvillohet njëkohësisht, disa prej të cilave do të zhvillohen në drejtimet kryesore, të tjerat për të tërhequr vëmendjen. Dy mësymjet sipas drejtimeve paralele mundet të shndërrohen në “darë”. Në përgjithësi, cilido të jetë plani gjerman, ai do të na habitë me përpjestimet e tij.

GATI EDHE AUTORI I PLANIT

Se ku ushtria gjermane, aviacioni dhe flota të zhvillojnë luftën, këtë e vendos Adolf Hitleri. Nganjëherë ai tregon se kur pikërisht duhet të fillojë ky apo ai operacion. Por atë se si duhet të zhvillohet lufta e përcakton Halderi dhe grupi i vogël i ndihmësve të tij profesionistë të nivelit të lartë.

Gjeneral – kolonel Halder ka afruar në këtë grup oficerë të aftë, që u bashkuan me nazistët pas ardhjes së Hitlerit në pushtet. Nëqoftëse arsitokracia ushtarake – junkerët prusianë – mbahej prej tyre mënjanë, njerëzit konjukturalë nga klasa e mesme përpiqeshin të miqësoheshin me shtëpinë e Koriçnjevit (emërtimi i kauartierit të shtabit të NSDAP në Muhin), duke mbyllur sytë përpara barbarizmave naziste dhe u bënë favoritët e rinj të pushtetit për aq kohë deri sa përpara tyre “kapitulloi” maja prusiane e Rejhsverit. Sot, ata që dolën nga këta grupe, kanë hyrë në numrin e personave të besuar të Hiltlerit: mes tyre – këshillatri ushtarak kryesor i Fyhrerit Jodl, komandanti i trupave gjermane në esktremin Verior Ditl dhe List, i cili tashmë, në të vërtetë, drejton frontin qendror.

Mjaft gjermanë vlerësojnë se gjeneral – kolonel Halder ka raporte të drejtpërdrejta lidhur me dokumentin intersesant të përphapur vitin e shkuar nën titullin “Sqarimi i komunikimit zyrtar”. Këtë ide të shqyrtuar me kujdes mundet ta përmbledhësh në sa më poshtë: “O zot, na duhet të ruhemi: Hitleri dyshon tek vetë Napoleoni”. Megjithatë, kur Hitleri e zëvendësoi komandantin e trupave tokësore me feldmarshallin fon Brauhiç, Halderi u afrua edhe më shumë me Fyhrerin.

Deri në këtë kohë, si rezultat i planeve të përpunuara nga Franc Halderi, mbeti i pandryshuar grushti dërrmonjës i vetëtimës nën forcën e të cilit patën rënë Polonia, Norvegjia, Hollanda, Belgjika dhe Franca, ndërsa vitin që shkoi Rusia mezi qëndroi. Por goditja e vetëtimës duhet të jepej në momentin e përshtatshëm. Për Hiterin në Rusi një moment i tillë i përshtatshëm dhe i vetmi, fillonte tani. Bota me të drejtë pret një kundërpërgjigje të tmerrshme. Nëqoftëse goditja nuk do të vijë ose jo ajo nuk do të jetë dërrmonjëse, kjo gjithashtu e ndryshon rrjedhën e historisë. Se në këtë rast makina luftarake naziste bie në një situatë të vështirë dhe ditët e lavdisë së saj do të jenë të numuruara. Përfundmi i Lufëts së Dytë Botërore dihet. Aletaët antifashistë Rusia – SHBA – Anglia dolën fitimtarë. Por data 22 qershor bën apel për vigjilencë. Njerëzimi ndeshet me luftën kundër boshtit të së keqes – terrorizmit dhe luftrave lokale.

Dok. i Shken. – Kolonel në rez. NOVRUZ ZEJNATI

(*Shënim: Të dhënat janë marrë nga literatura gjermane, ruse, amerikane dhe angleze)