Të pastrehët / Ja lista emërore e 480 familjeve që miratoi këshilli bashkiak Durrës

Postuar: 29/10/2013 - 13:13

DURRËS, 28 tetor 2013 –Më së fundi këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit, miratoi më 22 tetor 2013 listën emërore për 480 familje që do të përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti. sipas relacionit të përgatitur nga drejtoria e shërbimeve në bashkëpunim me komisionin e strehimit, Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako i propozoi këshillit bashkiak miratimin e listës emërore të familjeve që kërkojnë të përfitojnë kredi të lehtesuara nga shteti për strehim. Në Bankën Kombëtare Tregtare për vazhdimin e procedurave për përfitimin e kredisë do të dërgohen hap pas hapi të gjithë familjet që kanë kryer fazën e dytë të aplikimit sipas ligjit. Këshilli bashkiak ngarkoi drejtorinë e shërbimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes, domethënë më 1 nëntor 2013. ”Dyrrah”-u mendon se publikimi i listës do të ndihmojë të interesuarit për të gjetur emrat në listë dhe për t’iu drejtuar Bankës Kombëtare Tregtare.

/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/    

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Emigranti nga Durrësi Gjergj Dollani, i shndërruar në një biznesmen të suksesshëm në SHBA, pasi ka hapur një Cafe Chocolat pranë zyrav

Është 10 gusht i vitit 1929, një ditë e nxehtë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega e Durrësit me rastin e festave të fundvitit, ka nderuar me çerifikata mediat kryesore të Durrësit, dh

   Kur ishte fëmijë, në qytetin e tij të Durrësit, i shihte me admirim makinat e udhëheqjes që rreshtoheshin para Vollgës.

   Në nëntor të vitit 1924 Noli dhe qeveria e tij u gjendën në rrethim të plotë nga të gjitha anët.

Paratë duket se nuk janë më arsyeja më e madhe që i motivon njerëzit të shkojnë në punë çdo ditë.