Tirana, nga Durrësi: Ja pse çuam rimorkiator për tragetin në flakë

02/01/2015 - 21:16

·      Ministri Haxhinasto dhe Kapiteni i Përgjithshëm i Portve Aruçi, të revoltuar me Romën: “Incidenti me vdekjen e dy marinarëve shqiptarë mund të ishte shmangur, nëse komanda italiane do të ndërhynte të mbante tragetin me katër rimorkiatorët që ishin një milje larg anijes në flakë”

 DURRËS, 2 janar 2015 –  Ka filluar një përplasje e tërthortë italo-shqiptare, lidhur me operacionin e shpëtimit të tragetit “Norman Atlantic”, pavarësisht se në pamje të parë kemi të bëjmë me “sherr” midis Kapitanerisë së Përgjithshme në Durrës dhe prokurorisë italiane të Barit. Madje Tirana, nëpërmjet Durrësit, akuzon Romën për vdekjen e dy marinarëve shqiptarë (“Incidenti me vdekjen e dy marinarëve shqiptarë mund të ishte shmangur, nëse komanda italiane do të ndërhynte të mbante tragetin me katër rimorkiatorët që ishin një milje larg anijes në flakë”).

DYSHIMET

Ka shkaktuar dyshime përfshirja e rimorkiatorëve shqiptarë dhe incidenti tragjik, ku vdiqën dy marinarë të kompanisë Anijet e Shërbimit Detar me seli në Durrës. Nuk është e rastit që kapiten Hysni Aruçi përmend Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto që dha OK-in për rimorkiatorët. “Dyrrah”-u ka kontaktuar më 31 dhjetor 2014 Kapiten Aruçin lidhur me faktin se pse duheshin çuar rimorkiatorët shqiptarë kur aty ishin ata italianë. Kapiten Aruçi ishte tejet i shqetësuar dhe kërkoi falje për kohën që nuk mund të na jepte për shkak të incidentit me dy të vdekur. Aruçi tha se nisja e rimorkiatorëve u bë sipas të gjitha rregullave dhe se mjetet tërheqëse ishin në gatishmëri të plotë teknike. Me sa duket, problemi është i thellë dhe nuk dihet nëse prokuroria shqiptare do të hetojë për vdekjen e dy marinarëve dhe për arsyen e vërtetë të përfshirjes në operacion të rimorkiatorëve shqiptarë.

Në një konferencë shtypi më 2 janar 2015, Kapiten Aruçi ishte i zemëruar me Romën zyrtare që nuk kishte përmendur kontributin e palës shqiptare dhe vdekjen e dy marinarëve. Në fjalën e tij kreu i kapitanerisë së përgjithshme ka përmendur reagimin e IMO-s. Sekretari i përgjithshëm i IMO-s Koxhi (Koji) Sekimizu, më 1 janar 2015, shkruan se “Do të doja të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për të gjithë ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përfshirë në operacionet e shpëtimit, sidomos autoritetet italiane dhe greke, dhe sidomos dy detarët shqiptarë, të cilët tragjikisht humbën jetën e tyre gjatë operacionit për të siguruar tragetin e përfshirë nga flakët "Norman Atlantic". Do të doja të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për të gjithë ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përfshirë në operacionet e shpëtimit, sidomos autoritetet italiane dhe greke, dhe sidomos dy detarët shqiptarë, të cilët tragjikisht humbën jetën e tyre gjatë operacionit për të siguruar tragetin e përfshirë nga flakët “Norman Atlantic””. Por  z. Sekimizu u ka bërë thirrje qeverive të hetojnë për incidentin, kurse autoriteteve të Italisë dhe Greqisë të përshpejtojnë procesin e hetimit të viktimave dhe të paraqesin gjetjet në IMO sa më shpejt të jetë e mundur.

SHFAJËSIMI DHE AKUZAT

Në përfundim të operacionit të tragetit që u përfshi në flakë, “Norman Atlantic”, në ujërat ndërkombëtare, dhe më pas u zhvendos në ujërat territoriale shqiptare, ka reaguar Kapitaneria e Përgjithshme shqiptare e Porteve, me seli në Durrës.

Në një konferencë për shtyp, më 2 janar 2015, Hysni Aruçi, kapiten i përgjithshëm i porteve, ka bërë kronologjinë e të gjithë ngjarjes, dhe iu përgjigj akuzave të ngritura nga prokurori i Barit, për përfshirjen e rimorkiatorëve shqiptarë në operacionin e zhvilluar.

“Më 29 dhjetor në orën 16 e 10 minuta pak minuta pasi ishin evakuuar të gjithë pasagjerët nga trageti, në flakë, nëpërmjet helikopterëve, anija u braktis nga komanda e saj. Anija gjendej 4 milje larg bregut të Vlorës, dhe përbënte një rrezik potencial, për trafikun detar dhe vetë portin, për shkak, të rrezikshmërisë që kishte një anije e tillë.

Komanda e operacionit nuk vendosi që të afroheshin 4 rimorkiatorët e ardhur nga Italia për të mbajtur anijen të palëvizur. Pala shqiptare mbeti në pritje. Në kushtet kur një anije e pakomandueshme me kurs 143 gradë po vinte në drejtim të tokës, vendosëm që me rimorkiatorin “Adriatik” të kapim tragetin dhe ta mbajmë në atë pozicion për të shmangur lëvizjen drejt tokës. Trageti ishte i rrezikshëm, qoftë për anijet ku zhvillohej operacioni apo edhe rëna në cekëtinë. Dëmet do të ishin  katastrofike. Biseduam me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto që anija të mbahej në ato kushte nga rimorkiatori “Adriatik”.

Më 30 dhjetor, vendosëm që rimorkiatori “Iliria” të shkonte në vendngjarje e t’i jepte ndihmë rimorkiatorit “Adriatik”, që mbante tragetin “Norman Atlantic” të palëvizur, në kushtet e një moti ekstrem. Këputja e cimës, si pasojë e kushteve të motit, bëri që të bllokohej helika dhe një pjesë e cimës goditi dy marinarët Petrit Jahja e Edmond Hila që humbën jetën. Ishte një incident i rëndë.

Vetëm në orën 15 të datës 31 dhjetor, gjykata e Vlorës miratoi kërkesën e prokurorisë italiane të Barit për sekuestrimin e tragetit “Norman Atlantic” për llogari të hetimit. Pas kësaj katër rimorkiatorët italianë u lidhën me tragetin, dhe rimorkiatorët shqiptarë u tërhoqën.

Të gjithë mjetet kanë për detyrë të japin ndihmë. Ofrimi i mjeteve rimorkiatorëve ka qenë për ndihmën e parë nga Vlora dhe nga Durrësi. Por anija u braktis dhe në kushte të tilla nuk ka përfaqësim kush do ta kapë anijen. Këtu kemi ndërhyrë ne si palë që kemi autoritetin, sepse ngjarja ndodhte në ujërat tona territoriale, 4 milje larg prej bregdetit të Vlorës.

Hetimi është i gjithanshëm, por humbja e jetës së dy marinarëve shqiptarë mund të shmangej. Ka hetim të gjithanshëm dhe këtu përfshihet dhe incidenti ku humbën jetën dy marinarët shqiptarë. Incidenti me vdekjen e dy marinarëve shqiptarë mund të ishte shmangur, nëse komanda italiane do të ndërhynte të mbante tragetin me katër rimorkiatorët që ishin një milje larg anijes në flakë. Nuk do të ishte e nevojshme që pala shqiptare të dërgonte rimorkiatorët e saj që kanë mbajtur të vetëm anijen e braktisur në det të hapur, dhe përbënte rrezik potencial.

IMO (International Maritime Organization - Organizata Ndërkombëtare e Detarisë), në një deklaratë për shtyp, ka përmendur incidentin që ka ndodhur dhe humbjen e jetës së dy marinarëve shqiptarë duke vlerësuar  kontributin e palës shqiptare në këtë operacion (shih më poshtë infon), ndërsa pala italiane nuk e pa përmendur për asnjë moment humbjen e jetës nga dy marinarë shqiptarë në operacionin e mbajtjes së anijes Norman “Atlantic”.

Info

Incidentet gjatë periudhës së festave, duke përfshirë anijet "Norman Atlantic" dhe "Blue Sky M" na kanë kujtojnë edhe një herë se sa i rrezikshëm mund të jetë një udhëtim në det. Edhe pse krejtësisht të ndryshme në natyrë, në të dy incidentet u vunë në rrezik jetë njerëzore në rrethana të vështira dhe sfiduese.

U shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë ata që kanë që ishin viktima në këto incidente, veçanërisht atyre që kanë humbur të dashurit e tyre. Do të doja të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për të gjithë ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përfshirë në operacionet e shpëtimit, sidomos autoritetet italiane dhe greke, dhe sidomos dy detarët shqiptarë, të cilët tragjikisht humbën jetën e tyre gjatë operacionit për të siguruar tragetin e përfshirë nga flakët "Norman Atlantic". Me fillimin e vitit të ri, të gjithë duhet t’i përkushtohemi edhe një herë garantimit të sigurisë për të gjithë ata që jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë në oqeanet e botës.

2014 do të mbahet mend si një vit tjetër viktimash shumë të rënda detare në që përfshinë anije udhëtarësh, me tragjedinë e "Sewol" dhe zjarrin në bordin e “Norman Atlantic”-ut. IMO duhet të marrin masa për të hetuar këto aksidentet detare dhe për të përmirësuar standardet e sigurisë së anijeve të udhëtarëve. Në këtë kontekst, unë kërkoj qeverive anëtare IMO për të rishikuar nivelin aktual të standardeve të sigurisë së anijeve të udhëtarëve në Komitetin e Sigurisë Detare në qershor dhe për të diskutuar se si ne mund të forcojmë sistemin tonë dhe për të parandaluar të tilla aksidente shumë të rënda detare përfshijnë anije pasagjerësh në të ardhmen. U bëj thirrje autoriteteve të Italisë dhe Greqisë të përshpejtojnë procesin e hetimit të viktimave dhe të paraqesin gjetjet në IMO sa më shpejt të jetë e mundur.

* Nga përmbledhje e deklarimit të Koxhi (Koji) Sekimizu, Sekretar i Përgjithshëm i IMO-s, më 1 janar 2014, përkthyer nga “Dyrrah”-u

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësi

Nga Metila Dervishi

Kur 'patriotizmi' nuk tregohet vetëm me një flamur dhe për dy ditë festash! 

URT-ja e Durrësit është e njohur në të gjithë vendin për radiot dhe televizorët.

*In memoriam/ Lajm i dhimbshëm, Salvator Sotiri shkëputet nga jeta

Sot shënohet 2-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe që në Shqipëri është festë zyrtare.

   Memorie qytetare

Anastas Mima pranë nesh, në parajsën e kujtesës

   Në këtë libër kam kërkuar të tregoj historinë e një dinastie të madhe financiare nga dita e arritjes të parit të fisit (themeluesit të

Siguria është e tillë kur është e garantuar 100% në çdo pjesë përbërëse të saj: nëse po kërkoni cilësi, siguri dhe klas në një të vetme,