Nga BUJAR QESJA

Mbetem shumë i lumtur, teksa kam mundur të zbulojë një pamje të rrallë. Vlerat historike nuk kanë karat që t’i masin. Pamja është fiksuar 90-të vite të shkuara dhe është marrë në koridorin e lulishtes, ku sot është muzeleumi i dëshmorëve të Atdheut për Qarkun e Durrësit.

Në familjen e Thoma Forës, kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme për të më vënë në dispozicion disa foto të rralla, ku pa dyshim tërheq vëmëndjen kolosi historik i futbollit durrsak dhe jo vetëm NIKO DOVANA. Bashkëshortja e Thomait, Merita Fora (Struga), është e bija e STEFAN DRUGËS, sekretarit organizativ të Sportklub Teuta në futboll.

Është një pamje që hedh dritë, për hershmërinë e futbollit të organizuar të Durrësit, shumë kohë para vitit 1930. Tërheq vëmëndjen veshja prej xhentëllmenësh i të tre figurave qendrore të futbollit durrsak në çerekshekullin e kaluar. Të tre këta emra shumë të njohur dhe pjesë e pasur e historisë së futbollit të Durrësit janë:

Nga e majta: STEFAN DRUGA, në qendër NIKO DOVANA dhe më pas ANASTAS MOISIU.

Stefan Druga nga figurat më emblematike të organizimit të Sportklub Teuta. Niko Dovana, trashigimtar i fisit të famshëm Dovana, të njohur në fushën e tregtisë. Anastas Moisiu, një futbollist titullar i Teutës, i zbuluar në fillim të viteve 20-të dhe që dominoi në shtatë kmapionatet kombëtare të futbollit në periudhën 1930-1940.

Stadiumi i Durrësit në nderim të figurës madhore të portjerit legjendar Niko Dovana, që mbetet mbase unikal i cili ishte edhe nga golashënuesit më të mirë të Teutës, ç’ka krijonte debat edhe në shtypin e kohës (që a i lejohej portjerit të linte portën dhe të shënonte në rolin e sulmuesit) mban emrin e tij.

Por edhe për Stefan Drugën, këtë strateg të organizimit të futbollit durrsak, duke mbajtur edhe një listë donacionesh që i bënin futbollit familje të shumta durrsakësh, duhet menduar të vendoset një shenjë historike, për ta përkujtuar këtë njeri të jashtëzakonshëm.

10 prill 1930! Një shenjë historike, që vlen sa një zbulim.
Le ta shijojmë këtë pamje, që na lumturon për atë çka shpreh dhe mesazhin që përcjell.