Turizmi fetar: françeskanët, një "Përmet" të vogël në Ishëm

11/09/2013 - 15:01

DURRËS, 11 shtator 2013 – Pasi u solidarizuan me ortodoksët për pronën në Përmet, katolikët janë ndeshur këto ditë me një “Përmet” të vogël në Ishëm, në territorin e kishës françeskane të Shëna Ndout të Rodonit. Këtu, me sa duket, ka ndikuar turizmi fetar, sepse vendi është më tërheqës për rite, por edhe për plazh, se sa Shëna Ndou i Laçit. Autoritet vendore laike të komunës së Ishmit, në bazë të ligjeve për urbanistikën, vendosën prishjen e disa ndërtimeve, një kryqi dhe një trau brenda territorit të kishës së Shëna Ndout, por që nuk kishin OK-in e Komunës. Provinca Françeskane kishte vendosur traun ku merrte një tarifë prej 100 lekësh për çdo pelegrin apo turist që vinte për vizitë. Avokati i françeskanëve Sokol Dedndreaj pretendon se në territorin e njohur si pronë e kishës nga ana Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, shteti nuk ka juridiksion të ndërhyjë për veprimtarinë ekonomike apo ndërtimore. Por ligji i jep atribute pushtetit vendor për të kontrolluar dhe marrë taksat për biznesin fetar, si dhe për të miratuar ose jo çdo ndërtim në pronat, sikurse veprohet dhe për çdo shtetas me pronën vetjake.

PRONAT

Territoret e zonës së njohur si Kepi i Rodonit të cilat janë nga me piktoresket në Qarkun e Durresit dhe në të gjithë vendin njihen si pronë e Kishës Katolike, Provinca Françeskane Shqiptare. Duke iu referuar një harte që i përket arkivit të vitit 1937 si dhe dokumentit të rilevuar sipas kësaj harte në Kepin e Rodonit, ose të njohur ndryshe edhe si Kepi i Muzhlit Skenderbeg, Kishës Françeskane i takojnë si pronë e saj rreth 310 400 m katrorë sipërfaqe. Kishës i është njohur sipërfaqja në mënyre të konsiderueshme, por pjesa që shënohet e ndërprerë nuk i është kthyer (shih hartën). Në vitin 1947 nga qeveria komuniste e Hoxhës atyre u janë sekuestruar 1500 ha tokë. Avokati saktëson se ndërkohë tokat, pasuri e françeskanëve, ndodhen jo vetëm në Kepin e Rodonit, por edhe në disa zona të tjera në Bizë, Draç, Shën Pjetër, të cilat nuk u janë kthyer ende dhe se janë në procedura gjyqësore. Ndërkohë ekziston një marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit për ri-regjistrimin e të gjitha pronave të françeskanëve. Në territorin e kësaj prone janë të regjistruara 3 reparte ushtarake, të cilat, megjithëse tashmë janë shkatërruar që në vitin 1997, janë vlerësuar rreth 200  milionë lekësh për t’u paguar nga ana e Kishës. Në këtë territor ndodhen edhe disa tunele, një prej të cilave i ishte dhënë me qira një banori të fshatit Shetaj për 1 800 lekësh në muaj. Bëhet fjalë për një tunel armatimi për depot e silurëve përballë pontilit te Kepit të Rodonit. Sipas Altin Bushit, përgjegjës i shërbimeve të Kishës pranë Kepit të Rodonit, problematikat që kanë pasur ishin të ndryshme dhe territori nuk administrohet normalisht, pasi kanë marrë tunelet, në territorin e kishës kullosin bagëti dhe repartet e shkatërruara janë kthyer në stane. Megjithatë per te parandaluar problemet e ndryshme është vendosur një tra, pasi zona është mjedis turistiko historik.

PLAN PËR INVESTIME NË RODON

Per Rodonin është miratuar pa u venë në dijeni pronaret nje plan investimesh. Mesohet se plani rregullues për Kepin ka kaluar në të gjitha instancat si Komunë, Prefekturë (me gjithë ankesat tona te shumta, thonë përfaqësuesit e pronarëve legjitimë), pas kësaj këtyre instancave është miratuar, më 4 korrik 2013, nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT). E gjithë kjo procedurë e përshpejtuar pa pjesëmarrjen e faktorit kryesor, pronarëve, është bërë, thonë përfaqësuesit e kishës, me shume urgjencë në rreth 2 muaj, prill-maj 2013 dhe është miratuar në korrik. Sipas Rektorit të Kishës së Shna Ndout at Mikel Pllumbit, kisha kërkon anulimin e këtij plani rregullues të miratuar për Kepin e Rodonit si dhe kalimin sa më shpejt të reparteve ushtarake në pronësi të Kishës. Ai kërkon që edhe kalaja e Skënderbeut të administrohet nga Kisha, pasi vetë kisha ka hartuar një plan mjaft modern për ta kthyer zonën e Kepit te Rodonit në një vend atraktiv turistik e shpirtëror, në harmoni të plote me te gjithë aktoret, pasi në të ndodhen edhe objekte kishtare nga më të vjetrat në Evropë.

SHTETI

Më 4 korrik 2013, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i mbledhur nën drejtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, shqyrtoi dhe miratoi planin kombëtar sektorial për gazsjellësin TransAdriatik, lejet zhvillimore komplekse për ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe disa plane të përgjithshme vendore. Mes tyre ishte dhe miratimi i vendimit “Instrumenti i përgjithshëm vendor komuna Ishëm, qarku Durrës”, njoftoi sajti i Këshillit të Ministrave. Vlera e përgjithshme e planit të investimeve kapitale është 50 milionë euro. Në hartimin e tij është pasur mbajtur promovimi i zonës së Ishmit si një destinacion turistik të një cilësie të lartë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, të karakterit të peizazhit dhe pasurive natyrore të kësaj zone, duke orientuar zhvillimin e aktivitetit ekonomik të zonës me qëllim krijimin e kushteve për një  turizëm modern që ofron shërbime cilësore, për vizitorë vendas e të huaj, si dhe zhvillimin multisektorial i Ishmit, ku kryeson zhvillimi i turizmit, i mirënjohur në bregdetin Adriatik si destinacion turistik në të gjitha sezonet.Plani i ri ruan traditën e ndërtimeve ekzistuese në zonën urbane, ndërsa në zonën turistike shfrytëzohen kreshtat dhe ndërtimet parashikohen 2-3 kate, me intensitet të vogël të shfrytëzimit të truallit të ndërtimit, thotë KKT-ja.

Info/

Komuna Ishëm ndodhet në veri të qytetit të Durrësit, ku ndahet qartë (si territor) nga lumi Ishëm në veri dhe nga Përroi i Tarinit në jug; ka një sipërfaqe totale prej 8,000 ha duke u kufizuar në juglindje me komunën e Prezës së qarkut të Tiranës, në perëndim me detin Adriatik dhe në lindje me komunën Thumanë të nënqarkut të Krujës; komuna Ishëm përbëhet nga 10 fshatra: Kuraten (Shkafanë), Lalës, Likmetaj, Kërtushaj, Kapedanaj, Gjuricaj, Rrotull, Draç e Fushë-Draç, Shetaj dhe Bizë; kryetar i komunës është përfaqësuesi i PS-së Sulejman Ibrahimi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

*(In Memoriam për Djemtë e Kostë dhe Maria Boshkut)

Nga Gëzim Kabashi

Në lagjen e vjetër “Varosh” të qytetit të Durresit, e cila njihet në ndarjet e reja administrative si lagjja nr 11, kalonte çdo ditë një

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njejtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i

Nëntoka e lagjes 11 në qendër të Durrësit i ka befasuar përsëri arkeologët me një zbulim të ri, ndërsa bashkëjetesa e ndërtimeve të fundi

Nuk ka qytet në Shqipëri për të cilin të jetë shkruar më shumë se sa për Durrësin, po ashtu edhe për portin e tij.

Duke lundruar dhe u lëkundur mbi barkë, vetëm kështu mund t’i pikasësh një buzëqeshje në fytyrë Anna Ninës.

*Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ka qenë, është dhe do të mbetet epopeja më e lavdishme e popullit tonë.

Mbrëmja e së martës ishte nata e parafundit e Bienales së Muzikës Klasike 2019, programi i i së cilës ishte Muzika Hispane ku interpretoi