Basketboll Meshkuj/Tirana fitore dramatike ndaj Teutës

Postuar: 12/03/2018 - 15:15

Java e 14-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka dhuruar mjaft surpriza në fushë, me Tiranën që fitoi 79-77 ndaj Teutës në Durrës në një ndeshje dramatike, ku përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipet më të mira në kampionat.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me durrsakët që kërkuan të ndalnin për herë të parë këtë sezon bardheblutë, por pa sukses.

Tirana ishte në përgjithësi në avantazh, por asnjëherë pa u shkëputur ndjeshëm, ndaj dhe Teuta tentoi deri në fund të fitonte dhe iu afrua asaj. Loja ishte me luhatje nga të dyja ekipet e shpesh niveli la për të dëshiruar, por jo emocione.

Në momentet vendimtare vendasit gabuan dhe u iku suksesi nga duart, ndërsa Tirana arriti të marrë një fitore të rëndësishme, duke shkuar në +3 pikë në renditje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Skuadra italiane Vicenza Virtus është vënë në qendër të kritikave pasi zëvendësoi djemtë që kapin topat pas porte me adoleshente gjysm

   Skena të frikshme u kapën nga kamerat amatore në Meksikë para ndeshjes derbi mes Tigres dhe Monterrey, ku një tifoz mbeti thuajse i vd

Interi do të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Fiorentinës, pikërisht trajnerin Luciano Spalletti i cili nuk do t’i përcjell

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Tri ndeshje në katër ditë rezervon kalendari për durrsakët, të cilët e nisin pikërisht të mërkurën për Kupë me Turbinën, më pas të shtunë

Pesë pikë në po kaq javë, dy gola të shënuar dhe 4 të pësuar janë shifra që nuk i shkojnë për shtat ambicieve dhe lojës së treguar nga Te

 Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.